Letra e Edmond Tupes për të birin

March 26, 2018 19:13

Letra e Edmond Tupes për të birin

“Ges, ti i ke dhënë një kuptim të ri jetës sime, unë mësova prej teje të kuptoj Tjetrin, të mposht vetveten, egon time, sa herë që kjo është e domosdoshme; mësova të heq dorë nga shumë gjëra në emër të dashurisë që ushqej për ty, të të dua edhe kur ti me godet, edhe kur ti më gërvisht, pra, edhe kur më dënon e ndëshkon me dhunë; mësova të luftoj ndryshe, edhe kur e di që nuk do të fitoj, mësova ta shoh, ta dëgjoj, ta nuhas e ta prek botën me syrin, veshin, hundën e dorën tënde dhe kështu, ta kuptoj duke e filtruar edhe përmes ndërgjegjes se tjetrit, aq më tepër kur tjetri je Ti!

Sigurisht, Ges, unë të kërkoj të falur që nuk kam arritur të t’i plotësoj të gjitha, që nuk po të shkëpus dot nga autizmi, të kërkoj të falur për të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen tënde, të kërkoj të falur që nuk jam i pavdekshëm, por i përkohshëm ashtu si edhe nëna jote, sepse brenga jonë më e tmerrshme është mendimi që një ditë të frikshme, ti do të gjendesh vetëm, pa njeri pranë për t’u kujdesur për ty, për të të dhuruar të paktën një grimë mirëkuptim e dashuri. E di, ti nuk ke as motër e as vëlla, ke vetëm një gjysmë vëlla nga ana ime, por që jeton prej vitesh në Kanada dhe që atje ka ndërtuar jetën vet; sot kanë ardhur kohë të tilla që njerëzit vdesin të vetmuar, madje edhe prindër që kanë lindur, rritur e nxjerrë në jetë dy, tre, katër a më shumë fëmijë, sepse, siç thuhet, secili ka fatin e vet.

Po ty, po sivellezerit e simotrat e tua me autizëm, çfarë fati ju pret? Sikur të paktën të kishte institucione për të vetmuarit si ti, si të tjerët që të ngjajnë, në mënyrën që ne, prindërit e tu, prindërit e tyre t’i mbyllnim sytë të qetë deri diku duke menduar se ti, djali ynë, se femijët e tyre me autizëm, nuk do të ndiheni të braktisur, edhe më të vetmuar sesa jeni sot që ne jemi ende gjallë.

Ges, unë nuk jam besimtar, megjithatë, një buzëmbrëmje dimri anonim, tek mendoja të tashmen tënde të trishtuar dhe të ardhmen tënde të zymtë, pasi ti më kishe dendur me grushta e flakur përtokë si një thes me kashtë të kalbur, rashë në gjunjë dhe i drejtova dëshpërimisht këtë lutje njerëzore Fatit te Rastësisë, Natyrës apo Zotit, pak rëndësi ka:

“O Ti, i Mistershmi, i Gjithpushtetshmi, i Pashmangshmi! Shëroje Gesin tim të pafajshëm! Nuk të kërkoj, nuk të përgjërohem ta bësh gjeni, apo talent, jo, bëje thjesht normal, a më dëgjon, a më kupton, thjesht N­O­RM­A­L, si shumica e fëmijëve të kësaj bote, të kësaj jete! Bëje normal që ai të jetë të paktën i zoti i vetes, të arrijë të mbijetojë edhe kur të gjendet përfundimisht vetëm pas vdekjes së prindërve të tij. Plotësoma këtë dëshirë dhe jam gati të ta fal jetën time!

Të ta fal jetën time?

Kjo do të ishte fare e thjeshtë për mua, madje do të ishte diçka parajsore, sepse ti e di, për mua përtejvdekja, pra, pavdekësia, është zinxhiri i trashëgimtarëve: Gesi njeri normal, i biri ose e bija e Gesit, nipat e mbresat e Gesit e kështu, nga hallka në hallkë, deri sa të ketë jetë mbi rruzullin tonë tokësor. Atëherë, bëmë që të vuaj tmerrësisht, që të gjitha sëmundjet më të llahtarshme të botës të bien mbi mua­ sidë, lebër, Alzheimer, kancer, skizofreni, delirium tremens etj.,etj. – njëra më e mynxyrshme se tjetra, dhe unë të jetoj duke vuajtur, duke lënguar, duke u përpëlitur njëkohësisht si në nëntë rrathët e Ferrit të Dantes dhe duke kaluar nga njëra torturë në tjetrën, vetëm e vetëm që Gesi të bëhet normal, a më dëgjon, NORMAL!”

s.a/dita

March 26, 2018 19:13
Komento

9 Komente

  1. Une,Lubonja March 26, 19:19

    Me vjen keq por ky eshte baba i keq! Fjalori i perdorur dhe shkrimet qe ben tregon se eshte akoma nje teeneger !

    Reply to this comment
  2. alphade March 26, 22:22

    Rrobat e pista lahen ne shtepi,thuhet ne shume gjuhe te
    botes, Mondi ! Nuk ka pse hallet e shpise t’i nxjerresh ne
    ankand,megjithate kjo eshte nje zgjedhje e jote. T’i tha-
    she keto sepse me njeh dhe te njoh personalisht. Ka me
    miliona femije autiste ne bote dhe ne te ardhmen bota e
    civilizuar do te gjeje nje zgjidhje,shkenca. Ne vdekatare-
    ve pasi te kemi lene kete bote nuk do na beje me per-
    shtypje se cfare kemi lene pas….! Jeta duhet pare me
    optimizem …..!

    Reply to this comment
  3. Flutura March 26, 22:57

    Komentues cinike.
    Mondi kerkon ndihme per te qene i qete tani. Qe t’ i ndodhet me prane tani e te largohet i qete nga kjo bote, se per birin e tij dhe te sa e sa te tjereve si Mondi, do te kete nje perkujdesje nga shteti, e te kalojne ne qetesi shpirterore e te ndjehen te sigurte se dikush pas tyre do te merret me te pafajshmit, te jetojne edhe ata me menyren e tyre vitet qe u ngelen pas ikjes se prinderve.

    Reply to this comment
  4. Ti March 26, 23:26

    Dioxide clorit mondi

    Reply to this comment
  5. Gëzhuta March 26, 23:36

    Një prift grek u diagnostikuar me kancer dhe në moment pyeti zotin pse mua
    Mond ke patur shumë kohë për të bërë diçka me shumë për fëmijën tat.
    Sa prindër të tjera si kanë me fëmijët e tyre për një lloj tjetër sëmundje sa të tjera i kan humbur pa asnjë sëmundje në aksidente lodra pakujdesi
    Von e ke kërkesën për zotin se me pare duhej pyetja pse mua
    Po ti e di përgjigjen ndaj dhe nuk e bën pyetjen se ti je njëlloj si gjith te tjeret përballë zotit aty nuk të ndihmon as fjalori as miku yt armadhi
    Ndihem jo mirë përballë fëmijës tënd por kjo nuk ndodh kur ti je para meje

    Reply to this comment
  6. alphade March 26, 23:50

    Flutura, keqardhje s’ka as fare cinizem,thjeshte nje keshille miqesore. E perseris, nuk eshte mire qe ha-
    llet e shtepise t’i nxjerresh ne “pazar” ! E kam fjalen,
    per disa shprehje infantile te Mondit, “Gesi, me rrahu,
    me solli” etj.etj. S’ka perse te na i thote kur dihen bote-
    risht sjelljet e autisteve,prandaj ketu nuk ka fare cinizem,
    zonja Flutur! FLM .

    Reply to this comment
  7. Lili March 27, 00:26

    Ishte Xhaxhi Enveri qe ndertoi institute jetesore dhe edukuese per ta.Shteti i ndihmonte,kurse sot ka vetem fjale.Duhen ndihmuar patjeter kjo kategori fatkeqe ,e lindur gabimisht nga Mema Natyre,por qe jane te pafajshem per ate qe jane.

    Reply to this comment
  8. Huri March 27, 13:40

    Fizikantk stewan hawkin i cili u nda para ca ditesh nga jeta librin e pare te jetes se tij ja kushtoi vajzes se pare te tij shkollimit te saj dhe ai u be best seller. Ai iahte i paralizuar por gjeti forca per te shkruar

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*