Letra e ekonomistëve për Trump: Po risjell “Depresionin e Madh”

May 4, 2018 11:30

Letra e ekonomistëve për Trump: Po risjell “Depresionin e Madh”

Më shumë se një mijë ekonomistë kanë paralajmëruar Donald Trump se “muret mbrojtëse” ekonomike dhe retorikat e ashpra në tregti, kërcënojnë të përsërisin gabimet që SHBA bëri në vitin 1930, që e zhytën botën në depresionin e madh.

1140 ekonomistë, mes tyre 14 fitues të çmimit Nobel, i dërguan presidentit një letër të enjten, në mesin e një përplasjeje në përshkallëzim e sipër mes SHBA dhe Bashkimit Evropian.

 “Në 1930, 1028 ekonomistë i kërkuan kongresit të hiqte dorë nga akti proteksionist që njihet si “tarifat Smoot-Hawley”, shkruanin autorët duke cituar një akt tregtar që shumë ekonomistë e konsiderojnë një prej shkaqeve të depresionit të madh.

“Sot, amerikanët përballen me një aktivitet të ri proteksionist, përfshirë kërcënimet për t’u tërhequr nga marrëveshjet tregtare, thirrjet për tarifa të reja si reagim ndaj mungesës së balancës tregtare dhe tarifat mbi lavatriçet, panelet diellore e madje edhe hekurin dhe aluminin që përdoret nga prodhuesit amerikanë. Kongresi, nuk e dëgjoi këshillën e ekonomistëve në 1930 dhe amerikanët në të gjithë vendin paguan çmimin.

Ekonomistët dhe pedagogët e ekonomisë që kanë nënshkruar këtë letër, ju kërkojnë ju të mos e përsërisni atë gabim. Ka ndryshuar shumëçka nga 1930, p.sh tregtia tani është shumë më e rëndësishme për ekonominë tonë, por parimet themelore siç janë shpjeguar që në atë kohë, nuk kanë ndryshuar”, shkruhet në letër.

Në fushatë zgjedhore por edhe pasi u ul në detyrë, Trump ka kërcënuar se do të shembë dekada marrëveshjesh tregtare, përfshirë atë të tregtisë së lirë në Amerikën e veriut.

s.a/dita

May 4, 2018 11:30
Komento

2 Komente

  1. Arben May 4, 13:18

    ku keni qene deri nashi ju, o pello

    Reply to this comment
  2. lalai May 4, 14:05

    Mqns Ameriqia paska çdo gjë në dorë atëher duhet të ikim të bëjme harakiri kolektiv……
    Amrika ne 30 amerika ne 60 amerika ne 2000 amerika…..ore Amerika është zoti në Amerikë se unë valla këtu te lagjja ime spo shof ndonjë Ameriqan…

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*