Letra e fëmijëve që duan të bëhen spiunë bën xhiron e uebit

February 4, 2016 20:36

Letra e fëmijëve që duan të bëhen spiunë bën xhiron e uebit

Në një letër për policinë e Hanninge, një ishull i vogël që është pjesë e arkipelagut të Stokholmit, tre fëmijë suedeze ofrojnë shërbimet e tyre si “spiunë”. Letra është ndarë në rrjetet sociale mbi 20 mijë herë vetëm në 24 orë.

Letra e shkruar me dorë fillon me: “Përshëndetje polici. Shokët e mi dhe unë pyesim nëse mund t’ju ndihmojmë në ndonjë krim. Jemi 9 dhe 7 vjeç. Emri im është Stella dhe vëllai im i vogël quhet Malte, ndërsa shoqja ime Moa-li”. Aspirantët për policë shkruajnë më pas kurrikulumin e tyre dhe pasionet. “Na pëlqen të luajmë futboll dhe të pikturojmë, por preferojmë më shumë të spiunojmë”. Ata përfundojnë me një paralajmërim që nxjerr në pah limitet e guximit të tyre fëmijëror. “Por nuk duam të përfshihemi në ndonjë krim shumë të rrezikshëm”.

Policia e Hanninge publikoi letrën e vogëlushëve në llogarinë e saj në Facebook. Inspektori Par Lundqvist shpjegoi se u vu në kontakt me nënën e njërit prej tyre për t’i falënderuara për ofertën. “Fëmijët ishin shumë të lumtur që i kontaktuam ashtu si dhe ne që morëm letrën. U premtuam se do ta marrim parasysh”, tha ai.   /DITA

February 4, 2016 20:36
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*