Letra e Kadaresë, 52 vjet më parë

August 12, 2018 11:35

Letra e Kadaresë, 52 vjet më parë

Moikom Zeqo

Në vitet ’70 të shekullit XX në shtëpinë e Ismail Kadaresë rrinim në studion e tij të librave.

Ai hapi një sirtar.

Nxori tri fletë të daktilografuara dhe m’i zgjati mua t’i merrja.

“Për historinë”, më tha shkurt, duke buzëqeshur.

Këto fletë, që i ruaj në arkivin tim, qenë kopja e një letre, për Drejtorinë e Ndërmarrjes Botuese “Naim Frashëri“ Tiranë.

Dhe qe bërë nga Ismaili në datën 4 janar 1966.

Letra qe një protestë, jo thjesht për burokracinë.

Absolutisht jo.

Letra flet për një konflikt.

Shkrimtari rebelohet me mënyrën obskurantiste, që vepronin me librat e tij, që paraqiste për botim.

Në 1962  (Ismaili në atë kohë qe 26 vjeç) ai çoi një libër me tregime.

I bënë vërejtje.

Një vit më vonë, më 1963 e paraqet sërish librin.

Por procesi i shqyrtimit të librit qe paradoksal nga libër i botueshëm, u shndërrua në libër të pabotueshëm.

Në 1965, mos u çuditni, mbas 3 vitesh inkubacioni idiotesk nga Ndërmarrja Botuese “Naim Frashëri” i jepet autorit, tashmë 29 vjeç, relacioni i shkruar për vërejtjet mbi librin, mbushur me ofendime, me ton rrugaçi”.

Kjo histori prokustiane botimesh përsëritet edhe me librin poetik “Përse mendohen këto male”, që Ismail Kadare, e dorëzoi për botim në vitin 1964.

Dy vjet më vonë, më 1966, ky libër nga më të rëndësishmit e poezisë moderne shqipe ende nuk qe botuar.

Për të painformuarit meskinë dhe delirantë, subjekte të tilla, kur librat e një talenti të madh si Ismail Kadareja vonoheshin mizorisht, djallëzisht, tinëzisht për vite të tëra, pa asnjë kuptim dhe pa asnjë argumentim duken si të pakuptueshme, ose “të shpikura” (“të shpifura”).

Por letra është një dokument substancialisht e vërtetë.

Dhe nuk është aspak burokraci rutinore, apo e pafajshme.

Qe një tmerr shpirtëror, një ngërç!

Dhe mendoni, që kjo ndodhte me Ismail Kadarenë, me një autoritet të madh, madje të rëndë!

Duke e botuar këtë letër, mbas 52 vitesh, rishikoj dhe reflektoj qartë “për rrugën e mundimshme dhe të rrezikshme të artit” nën praktikat inkuizicionante të ideologjive, në një kolazh dhe hibrid me injorancën.

***

Po shtoj: librin tim të parë e çova për botim në 1965 dhe u botua në 1968 (“Vegime të vendlindjes”).

Librin e dytë e çova në 1968 dhe u botua në 1970 (“Qyteti Feniks”).

***

DREJTORISË SË NDËRMARRJES SË BOTIMEVE

“NAIM FRASHËRI”

Tiranë

Po ju dërgoj për rishqyrtim librin me tregime.

Këtë libër po e dorëzoj në Drejtorinë e Ndërmarrjes dhe jo në redaksinë e letërsisë shqipe, me qenë se me këtë redaksi unë mendoj se nuk mund të merrem dot vesh, për arsye të konfliktit të gjatë që vazhdoj të kem me të, konflikt i krijuar vetëm për faj të saj.

Më 1962 unë paraqita në Ndërmarrjen tuaj librin tim me tregime i cili u aprovua për t’u botuar, pasi unë t’i bëja ndryshime disa prej tregimeve dhe pasi të hiqja ndonjërin prej tyre.

Më 1963 e paraqita përsëri librin për rishqyrtim.

Pas rishqyrtimit m’u bënë përsëri vërejtje të tjera dhe unë punova përsëri mbi librin.

Më 1964 e paraqita librin për të tretën herë.

Pas rishqyrtimit të tretë libri im u gjet i pabotueshëm dhe më 1965 Ndërmarrja më dha përgjigje për të.

Siç shihet procesi i shqyrtimit të këtij libri është mjaft paradoksal.

Nga një libër i botueshëm, pas punës që unë bëra mbi të, ai, jo vetëm që u shndërrua në një libër të pabotueshëm, por edhe në një libër shumë të keq (sipas jush).

Më 1965, Ndërmarrja juaj më dorëzoi relacionin e përgjigjes për librin tim, të shkruar nga shefi i redaksisë shqipe Razi Brahimi.

E them që në fillim se ky relacion është një dokument i turpshëm për Ndërmarrjen tuaj.

Ky është një relacion i shkruar me qëllim të keq, fyes për mua si autor dhe si qytetar, plot me spekullime dhe insinuata politike, duke arritur deri në shpifje të hapura. (Po ju kujtoj vetëm rastin e tregimit “Kënga”, për të cilin R. Brahimi pretendon se unë e “kam shkruar me urrejtjen e njeriut modern ndaj malsorit shqiptar”).

Një ton i tillë e përshkon fund e majë këtë relacion të gjatë, të shkruar me një ligësi të çuditshme dhe nervozizëm të padurueshëm.

Kuadrin e këtij toni e plotësojnë shkarravinat e bëra mbi faqet e dorëshkrimit dhe shënimet e shkruara anash me një ton prej rrugaçi, p.sh. “cinike”, “vulgare”, “alamet zotnije”, “lere telefonin se na mërzite” etj.

Justifikimi që deshi të bënte drejtorija juaj për këtë relacion është krejt pa baza.

Ju pretenduat se ky ishte një relacion pune, për përdorim të brendshëm, i cili gabimisht m’u dorëzua mua. Edhe sikur të ishte kështu, kjo gjë nuk e prek esencën e çështjes.

Bile aq më keq.

Në këtë rast ky relacion është një dizinformacion i shëmtuar, i fabrikuar me qëllim të keq.

Metoda e hedhjes baltë mbi autorët dhe veprat, sidomos veprat e pabotuara, metoda e krijimit të legjendave dhe hijeve është një metodë e preferuar e spekulatorëve dhe insinuatorëve.

Çfarë mirëkuptimi mund të ketë midis autorit dhe redaksisë së letërsisë shqipe, kur marrëdhëniet krijohen mbi kritere të tilla?

Unë besoj se as ndërmarrjet private të botimeve nuk guxojnë t’u drejtohen bashkëpunëtorëve të tyre me një mënyrë të tillë.

Por rasti i librit me tregime nuk është i vetëm.

Bile si mund të kuptohet mirë në kuadrin e përgjithshëm.

Ndërmarrja juaj dhe veçanërisht redaksija e letërsisë shqipe është treguar shumë konseguente në marrëdhëniet e saj të këqija me mua si autor.

Këtë e tregon qartë rasti i librit tim me vjersha dhe poema „Përse mendohen këto male“.

Në vitin 1964 unë paraqita në Ndërmarrjen tuaj librin “Përse mendohen këto male”.

Këtë libër, për më tepër se gjysëm viti, Ndërmarrja dhe redaksija e letërsisë shqipe, as që nuk deshën ta merrnin në shqyrtim, duke pretenduar se gjoja kishin mungesë letre.

Ndërkaq, redaksija e letërsisë shqipe dërgonte në shtyp në një kohë rekord libra të dobëta ideo-artistikisht, urgjenca e të cilave është diktuar nga shkaqe të dyshimta kryesisht tarafi.

Librin tim “Përse mendohen këto male” ajo e refuzoi me kokëfortësi, deri sa për futjen e tij në shtyp u desh ndërhyrja direkte e sh. Thoma Deljana, ahere zv.Ministër i Arsimit dhe Kulturës.

E gjithë kjo, besoj se nuk ka nevojë për koment.

Një qëndrim i tillë i Ndërmarrjes ka qenë për mua i pakuptueshëm.

Motivet e sjelljes së saj janë gjithashtu të pakuptueshme.

Një gjë është e qartë: dikush në atë ndërmarrje ka bërë çmos që librat e mi të vonohen e të pengohen sa më shumë, duke u munduar ta çojë punën gjer në mosbotim. Për të arritur këtë qëllim janë përdorur të gjitha mjetet, duke filluar që nga insinuata e deri tek shpifja direkte.

Për të gjitha këto, ndërmarrja juaj mban përgjegjësi. Ajo mban përgjegjësi për marrëdhënjet e ftohta dhe kundër interesit të punës, të krijuar midis saj dhe disa autorëve.

Ndërmarrja juaj jo vetëm që nuk ka bërë asnjë herë, qoftë dhe nxitjen më të vogël që këto autorë të çojnë librat e tyre për botim, por përkundrazi ka frenuar me të gjitha mënyrat.

Dita e përfundimit të librit dhe e dorëzimit për botim, duhet të ishte një ditë feste për autorin.

Ju, librat e disa autorëve, jo vetëm që i keni pritur pa më të voglën ngrohtësi, sepse kjo do ‘ishte e keqja më e paktë, por i keni pritur ato me turij të varur, sikur autori të mos sillte një libër të ri për letërsinë tonë, por një bezdi për redaktorët tuaj.

Duke dorëzuar për të katërtën herë për shqyrtim librin me tregime, libër, i cili, po hyn në vitin e pestë të procesit të shqyrtimit, unë e quajta të nevojshme t’ju shkruaj këtë letër.

Ismail Kadare

Tiranë më 4.I.1966

***

Kjo letër sqaron shumë enigma.

Por ajo ka rëndësi të veçantë, për të sqaruar, ato që duket se nuk dihen, ose për arsye okulte nuk mund të dihen, ose nuk duhet të dihen.

Për historianin e letërsisë shqipe dokumente të tilla autentike, si kjo letër janë pjesë e instrumenteve reale dhe mendore,  për të arsyetuar dhe për të kuptuar të Vërtetën.

Sepse vetëm e Vërteta na bën të lirë!

August 12, 2018 11:35
Komento

15 Komente

  1. Ismail Hoxha August 12, 12:25

    Zoti Moikom !
    .
    Mos na I prish ate respect qe kemi per ty duke gjetur armiq te sistemit ne aparatcike te Shtepise botuese..kur vete Thoma Deljana apo vete Enver hoxha ishin ato qe mbeshtesnin Kadarene..
    .
    Ti pse harron problemin me madhor ne Shqiperi qe Kadarenjte e Shqiponjave jane kthyer ne Ismaila te Sorrave..
    .
    Kur vete Ismaili juaj e vrau Kadarene tim duke thene se te rromani I tij nga me atdhetaret KESHTJELLA ai ka shprehur izolimin dhe jo qendresen ??
    .
    A I takon Ismailit tuaj qe nga preheri I enverit te behej si “svjetllana e stalinit “ dhe te kthehej kapterr I elezbiberit ?.
    .
    Pse eshte zhdukur nga qarkullimi ky shkrim I IKUT tuaj qe eshte bere pak muaj para se te ikte azilant me porosi te Ramizit ?

    Një pasdite me shokun Enver Hoxha
    Tani që udhëheqësi ynë nuk është midis nesh, kujtimet për të marrin një përmasë e vlerë të veçantë. Ato janë pjesë e veprës së tij monumentale, por një pjesë sui generis, që nuk përfshihet në librat, fjalimet, ditaret, porositë e letrat e tij, por është e shpërndarë në qindra, në mijëra njerëz. E megjithëse e tillë, kjo pjesë e veprës, këto kujtime që ai ka lënë, biseda, fjalë, gjeste, pamje, gjendje shpirtërore, janë një pasuri e tërë që ndihmojnë për të plotësuar e ndriçuar anë të tëra të personalitetit të tij si udhëheqës, burrë shteti, mendimtar marksist, filozof, shkrimtar dhe njeri.
    Kujtimet për të nuk kanë nevojë për zbukurime, ato kanë nevojë vetëm për saktësi, sepse duke qenë të sakta ato e kanë vetvetiu brenda edhe bukurinë dhe thellësinë dhe peshën e vërtetë. Prandaj ata që kanë pasur fatin të kenë kujtime me të, janë të ndërgjegjshëm se ç’thesare të çmuara mbajnë në duar, thesare, pasurinë e të cilave duhet t’ua zbulojnë të gjithëve.

    Në verë të vitit 1961 klima letrare në vendin tonë ishte sa e gjallë, edhe e komplikuar. Të angazhuar në luftën e madhe që bënte populli e Partia për përballimin e bllokadës së re revizioniste, që porsa kishte filluar, forcat krijuese ishin në një aktivitet të plotë. Ishte e natyrshme që në këto kushte, kur kërkoheshin rrugë të reja zhvillimi për ta bërë letërsinë tonë edhe më shumë të lidhur me problemet e kohës, të kishte mjaft debate e polemika, disa herë të mprehta.
    Klima letrare u komplikua nga disa keqkuptime që lindën gjatë debateve lidhur me traditën dhe novatorizmin në letërsinë shqipe të realizmit socialist. Polemika, e cila shpërtheu edhe në shtypin letrar, kishte rrezik të çonte drejt ndarjes artificiale të shkrimtarëve në të rinj e në të vjetër, gjë tepër e dëmshme, sidomos në kushtet ku po ndodhej vendi ynë, kur më tepër se kurrë kërkohej forcimi i unitetit.
    Në një atmosferë të tillë, në korrik të vitit 1961 në Tiranë u organizua një mbledhje e madhe e gjithë forcave krijuese. Mbledhja do të ishte vendimtare për t’i dhënë zgjidhje apo një zhvillim të mbarë debatit që po vlonte prej kohësh. Por mbledhja merrte një rëndësi edhe më të madhe, sepse në të asistonte shoku Enver Hoxha.
    Mbledhia u bë në një nga sallat e Universitetit të Tiranës. Në një pjesë të materialeve të saj u pasqyruan ato keqkuptime e teprime që ishin shfaqur gjatë polemikës së deriatëhershme. Duhet thënë se për ne, shkrimtarët e rinj, gjendja ishte jo pak e vështirë. Nga disa autoritete të kritikës e të letërsisë u bënë shkrime disa herë të pamerituara ndaj nesh. Kishte rrezik të thellohej ndarja artificiale në «të rinj» e «të vjetër» dhe zhvillimi i letërsisë sonë të ngadalësohej prej koncepteve konservatore.

    Shoku Enver, i cili asistoi në të gjitha seancat, dëgjonte vëmendje diskutimin e secilit.
    Në një nga pushimet, një shok, që ishte në presidium më tha:
    – Përse nuk flet askush prej jush? Me sa kuptova unë nga biseda e tij në pushim, shoku Enver dëshiron t’ju dëgjojë edhe ju të rinjve.
    Këto fjalë sikur më hoqën në çast një farë mpirje që më kishte zënë gjatë kësaj mbledhjeje. Nxora një letër dhe fillova të përgatitem me shpejtësi.
    Në seancën e pasdites kërkova fjalën. Isha i pari që po flisja nga «të rinjtë dhe merret me mend që auditori priste me interes se si do t’u përgjigjeshim ne shumë kritikave që u bënë.
    Në kohën që zura vend për të folur përpara mikrofonit, shoku Enver, i cili me siguri e kishte kuptuar tronditjen shpirtërore të shkrimtarëve të rinj në këtë mbledhje, tha:
    – Ja, tani t’ju dëgjojmë edhe juve. Jeni të rinj, por jeni të pjekur.
    Fjalët e tij ma dhjetëfishuan guximin dhe unë jo vetëm e Iexova diskutimin me zë të vendosur, por aty për aty, i nxitur nga inkurajimi i tij, shtova mjaft fraza që nuk i kisha të shkruara.

    Pas meje folën edhe të tjerë. Shoku Enver vazhdonte të dëgjonte me vëmendje çdo diskutim. Tani ai dhe gjithë mbledhja kishin dëgjuar të dy palët polemizuese. Duhet thënë se teprime e keqkuptime kishte nga të dy anët, edhe nga ne «të rinjtë», por, megjithatë, nuk mund të thuhej se të dy palët kishin të drejtë ose të dy palët kishin gabim. Dikush kishte në thelb të drejtë e dikush jo.
    Ishte pikërisht ky thelb që kapi në mënyrë të shkëlqyer shokuEnver në fjalimin e tij që pritej me padurim. Ai i bëri. një zbërthim të thellë marksist-leninist problemit, foli për
    raportin dialektik midis traditës dhe novatorizmit, shpjegoi se shkrimtarët e rinj s’ka si të kenë interesa të tjera nga ato të popullit e të Partisë, se ata janë të lindhur me vendin e me kohën, dhe se ndarja në «të rinj» e «të vjetër» nuk i shërben askujt.
    Fjala e shokut Enver pati një efekt të jashtëzakonshëm në gjithë jetën letraro-artistike. U shpërndanë menjëherë keqkuptimet që kishin lindur gjatë debatit, u lanë mënjanë etiketat e kota që i kishin vënë njëri-tjetrit, u kuptuan se shumë probleme të ngritura në valën e polemikës ishin fiktive dhe se gjithë shkrimtarët, të rinj e të vjetër në moshë, punonin për një qëllim.
    E çliruar kështu, në sajë të ndërhyrjes së Udhëheqësit prej një tensioni të kotë e të dëmshëm, letërsia jonë njohu menjëherë një zhvillim të ri e të vrullshëm, në kundërshtim me profecitë e zymta të hrushovianëve që prisnin shkatërrimin e saj. Takimi dhe fjalimi i shokut Enver me shkrimtarët e artistët në korrik të vitit 1961, hyri kështu në historinë e letërsisë shqipe. Mund të thuhet me bindje se gjithë brezi i shkrimtarëve të viteve ’60 ia detyron lancimin e këtij fjalimi.

    Kam pasur fatin ta takoj disa herë shokun Enver, në raste të ndryshme, në ditëlindje, në pushime mbledhjesh solemne apo midis dy seancash të Kuvendit Popullor. Megjithëse të shkurtra, ato më kanë mbetur të pashlyera në kujtesë, por veçanërisht i tillë më ka mbetur takimi i gjatë me të në vitin 1971, në shtëpinë e tij.
    Në një ditë marsi, bashkë me time shoqe dhe vajzën e vogël, u ndodhëm atje për vizitë. Na priti shoqja Nexhmije me vajzën. Shoku Enver nuk ndodhej në shtëpi dhe ne nuk e dinim në do të kishim fat ta takonim apo jo.
    Ishim duke biseduar gjallërisht, kur u hap një nga dyert e sallonit dhe në të, i gjatë dhe i qeshur, u duk shoku Enver. Meqenëse unë isha përballë derës, e pashë i pari kur hyri dhe u ngrita menjëherë në këmbë, duke i hobitur për një grimë bashkëbiseduesit, të cilët me siguri kanë thënë më vëte: «ç’pati ky? »
    Pastaj të gjithë kthyen kokat andej nga kishte hyrë shoku Enver.
    – Të vij dhe unë? – tha ai duke qeshur. – S’besoj se ju prish muhabetin.
    Megjithëse disa herë gjatë kohës që po bisedonim dhe sa herë që më dukej se dëgjoja zhurmën e ndonjë makine, përfytyroja se si mund të vinte, asnjëherë nuk mund të përfytyroja një ardhje më të natyrshme, të gëzueshme e njerëzore.
    Ai u ul midis nesh, duke krijuar aty për aty një atmosferë zakonisht të përzemërt. Na pyeti me radhë për shëndetin, e mori në prehër vajzën tonë 6 vjeçe dhe i tha, duke përdorur një fjalë të vjetër gjirokastrite:
    – Ngalasëm ti, të të ngalas edhe unë (përqafomë ti, të përqafoj edhe unë).
    Shoku Enver më pyeti se ç’kisha në dorë kohët e fundit dhe unë i thashë se kisha në shtyp një roman për Gjirokastrën me titull «Kronikë në gur».
    – Do ta lexoj me kënaqësi; – tha ai. – Gjirokastra është pasionante dhe këtë e themi jo se jemi andej, – shtoi, duke vështruar më një buzëgeshje, ngacmuese të tjerët, – por se kështu është vërtet. Apo jo? Por në mos gaboj, ti ke botuar një tregim me këtë subjekt.
    – Po – iu përgjigja. – «Qyteti i Jugut», por mendova ta zgjeroj e ta: shndërroj në një roman.
    – Mirë ke bërë. – Ai heshti një grimë, pastaj vazhdoi: – Kam edhe unë nja njëqind e ca faqe shënime për Gjirokastrën. Ta dija që po bëje një roman, mund të t’i jepja t’i shfrytëzoje, sepse unë s’besoj se do të kem kohë ta shkruaj atë libër (Ishte fjala me sa duket për librin «Vitet e vegjëlisë», që e mbaroi dhe e botoi disa vite më vonë).
    S’dija me ç’fjalë ta falenderoja për besimin si dhe për fisnikërinë e këtyre fjalëve, sepse duhej të ishin tepër të rralla rastet në botë kur një autor të dhuronte aq bujarisht librin e tij të pabotuar për ta shfrytëzuar dikush tjetër.
    Kur shoku Enver më pyeti me se po merresha aktualisht, iu përgjigja se «po shkruaja diçka për prishjen me sovjetikët».
    Në të vërtetë kisha filluar punën për romanin «Dimri i madh», por në përgjigjen time, në vend të fjalës «roman» thashë «diçka» dhe këtë e bëra pa menduar, si një mbrojtje instiktive nga që ende s’isha i sigurt se do ta përballoja temën e madhe, së cilës i kisha hyrë.
    Për fat, apo ndoshta nga që unë i thashë fjalët nëpër dhembë, shokut Enver nuk i tërhoqi vemendjen ky detaj.
    – Hm, sovjetikët, – tha ai. E ke lexuar në azhanse se ç’ka thënë ditët e fundit Radio-Moska për ty? – dhe qeshi me të madhe.

    Unë e kisha lexuar dhe ishte vërtet për të qeshur. Midis marrëzive të tjera, Radio-Moska në një nga emisionet e saj kishte thënë se gjithë shkrimtarët seriozë shqiptarë e kishin bojkotuar letërsinë dhe nuk shkruanin më në shenjë mallëngjimi dhe proteste për prishjen me sovjetikët. Për të mbushur boshllëkun e krijuar, vazhdonte Radio-Moska shteti shqiptar kishte nxitur ca pseudoshkrimtarë të rinj si një farë I. Kadare me shokë, që të shkruanin e të botonin veprat e tyre, që ishin aq skematike e pa kurrfarë vlere artistike, sa që u ngjanin kryeartikujve të gazetave.

    Nuk më kishte shkuar mendja se kjo mendjelehtësi e Radio-Moskës do të më bënte një shërbim të madh e të pritur: hapjen prej shokut Enver të bisedës se çfarë kishte ndodhur në Moskë dhjetë vjet më parë.
    Pas të qeshurës, ai u mvrenjt dhe tundi kokën ngadalë, si të thërriste një kujtim jo të këndshëm.
    Pastaj ndërsa pinte kafenë, filloi të fliste me një ton të ndryshëm nga ai që kishte folur gjer atëherë, të rëndë e të menduar. Ai foli për udhëtimin e tij në Moskë atë dimër të paharruar dhe për disa nga takimet e tij me «hrushovianët», duke bërë krahasimin e tyre me takimin e parë me Stalinin. Pastaj tregoi një episod me Kosiginin në darkën e Kremlinit në prag të mbledhjes dhe kalimthi diçka për vilën ku ishte rezidenca e delegacionit tonë, për «vizitat» e mysafirëve të natës, Mikojanit, Torezit e të tjerë.

    Do të dëshiroja që ai të fliste me orë të tëra për këtë, po për fat të keq ëndrra ime për të dëgjuar sa më tepër hollësi nga ngjarja monumentale, personazh qendror i së cilës ishte ai vetë, qe e shkurtër. Shoku Enver hapi një bisedë tjetër, dhe unë s’pata guxim ta pyesja për Moskën.

    Më vonë, gjatë procesit të punës për romanin unë shfrytëzova gjallërisht arkivat, u njoha me dokumentet e Partisë, me procesverbalet e Mbledhjes së Moskës, si dhe me dëshmitë e ndryshme të personelit, sidomos të fjalimit të shokut Enver, të porosive, shënimeve të tij në marxhinalet e faqeve, të kurbuara lart ose poshtë për arsye të ngushticës së vendit, të cilat u ngjanin degëve të lisave që i lëkund stuhia. Dhe vërtet në të gjitha ato fjalë, replika, rreshta e shënime ndihej fuqishëm stuhia e kohës.

    E megjithatë duhet ta them se biseda e rastësishme e shokut Enver më dha mua si shkrimtar diçka të pazëvendësueshme nga asgjë tjetër për romanin që po shkruaja. Krejt atmosfera e pjesës se dytë të veprës me nëntitullin «Mysafirë në kështjellë», vizioni i përgjithshëm i saj, ngjyrat, simfonizmi, tragjizmi dhe pesha e saj, e kanë zanafillën e tyre te ajo bisedë e udhëheqësit. Në bisedën e tij kishte një kolorit të jashtëzakonshëm: me një frazë apo një nënvizim ai jepte rrëzëllimin e llampadarëve të festës mbi darkën e Kremlinit, apo hijet tinzare mbi fytyrën e Mikojanit, qetësinë monumentale të darkës me Stalinin apo komicitetin e figurës së Hrushovit. Dhe mbi të gjitha biseda e tij, sado e rastit të ishte, ngërthente fuqishëm gjithë dimensionet e dramës.

    Më vonë, kur puna për romanin po avanconte, disa shokë të mi shkrimtarë më sugjeruan të kërkoja mundësinë për një takim me shokun Enver, por unë nuk guxova ta bëj këtë; kisha gjithmonë druajtjen se mos nuk e mbaja dot premtimin për të realizuar një vepër që të ishte e denjë për ngjarjen e madhe, por kisha një arsye tjetër, edhe më të rëndësishme. Unë kisha punuar në shtypin letrar dhe e dija se shoku Enver e kishte ndaluar në mënyrë të prerë të shkruhej për figurën e tij. Në qoftë se unë do të arrija të realizoja një takim me të për veprën që po shkruaja, ç’do të ndodhte sikur ai, gjatë bisedës, të merrte vesh se unë e kisha atë personazh qendror historik në romanin tim? Ai do ta ndalonte një gjë të tillë, dhe kjo do të ishte një katastrofë për romanin tim.

    Po le të kthehem te takimi me shokun Enver.
    Pas bisedës për Moskën, ra fjala për fuqinë shpirtërore të popullit tonë dhe për lashtësinë e tij. Më pyeti nëse e kisha lexuar një libër të francezit Zaharia Majani për etruskët dhe gjuhën shqipe, dhe kur unë i thashë se e kisha dëgjuar, por nuk e kisha lexuar më tha se do të ma jepte. Dërgoi dikë ta merrte, duke i thënë:
    – E kam lënë sipër oxhakut.
    Biseda u bë prapë e lirë dhe e gëzueshme dhe në një çast u kthye përsëri te Gjirokastra, te Sokaku i të marrëve, që ishte ndoshta rruga e vetme në botë me këtë emër dhe që ne e njihnim aq mirë, si edhe te plakat e mençura, në kundërshtim me emrin e sokakut, të shtëpive gjirokastrite.
    – Vetëm nga tregimet e tyre për mënyrën e ndriçimit të shtëpive, për futjen e vajgurit apo evoluimin e llampave mund të nxjerrësh përfundime interesante të karakterit social-ekonomik, – tha shoku Enver.
    I habitur dëgjova të fliste për to, në një mënyrë që nuk e kisha lexuar asgjëkundi.
    (Pasi u ktheva në shtëpi dhe shënova në një fletore gjithçka që dëgjova prej tij për ngjarjen e Moskës, në një fletë të veçantë shënova «Projekt për një novelë. Në formë kronike. Vajguri, kripa, jetët, vdekjet, gjyqet, ekonomia. breznitë». Ishte bërthama e novelës që shkrova më vonë «Breznia e Hankonatëve», e cila ishte veçanërisht e dashur për mua, veç tjerash, edhe për historinë e gjenezës së saj).
    Kishim ardhur për një vizitë të shkurtër pasdite dhe ora po shkonte 8.30. Megjithëse kishim dëshirë të madhe të rrinim ende, ne morëm leje të largoheshim. Para se të iknim shoku Enver na dhuroi gjithashtu librin e Zaharia Majanit «La fin du mistère etrusque».

    Ishim në këmbë në çastin që do të ndaheshim kur ai i tha shoqes Nexhmije:
    – Shko në bibliotekë dhe zgjidh diçka tjetër.
    Shoqja Nexhmije u kthye pas pak me veprat komplete të Balzakut në frëngjisht.
    – O, e mbushe me Balzak! – bëri shaka shoku Enver. Ishte shakaja e hollë e njeriut të informuar në mënyrën më të plotë për diskutimet që bëheshin kudo në botë lidhur me raportin midis letërsisë realiste të shekullit XIX dhe asaj bashkëkohore, diskutime në të cilat Balzaku ishte në qendër të kundërvënieve dhe që nuk kishte kaluar pa një farë jehone edhe te ne.

    Duke e falënderuar për librat e dhuruar, unë i thashë shokut Enver se pavarësisht se isha shkrimtar bashkëkohor, e pëlqeja shumë Balzakun.
    – Po si do t’i ngrini gjithë këto libra? – tha shoku Enverr kur po ndaheshim. Ai iu drejtua shoqes Nexhmije: – Shiko për një makinë për t’i çuar mysafirët gjer në shtëpi.

    Këto ishin çastet e fundit nga ky kujtim i paharruar.

    Reply to this comment
    • Ik o rryp se je bo si dordolec për me trem sorrat... August 12, 18:59

      – Hello zorri (sorry) kush osht atyna?
      – Ktuna osht Deda pri Bosoni, po atyna?
      – U jomi qontralistja pi Lume, a s’ma njofte zonin aaa?
      – Po ri po ta njofta, si s’ta njofta. Ani Xhevrije majr je tina, q’ka po bon?
      – Oh dhengz (thenks) Ded majr jom, po gzojmi shum qe ina tu fol lajv me zgajb (skype)
      – Ene un Xhevrije ene un. Ej nigjo ko… A e ki pas njoft gjo ate smajlin a?
      – Tobe stafullah, q’ka je ka thon kshu or Ded… Q’ka seni osht ky smajli?
      – Nuk osht send Xhevrije, jo… Osht dordolec nga ato qe i njulte axh Veri ke arra e grunit per me trem sorrat… A t’kujtohet a?
      – Hiiiiiiii per ato shkopat mush me lecka e ki fjalen Ded?
      – Q’ashtu Xhevrije q’ashtu. Ej a e di pse t’pyta?
      – Ncuk
      – Se c’osht nji far “molotovi” qitu dhe po don me na e qit ket dordolecin sikur me pas qon… desident.
      – E q’ka domethon “do-si-dent”? Stërdhomç aaaa?
      – Jo, re jo… desident do me thon… sorr e zeze nga ato qe fluturojn atje nolt ke maja e Ejfelit.
      – Shuj bre Ded…

      Reply to this comment
  2. Niku August 12, 15:22

    Moikom, nuk e di ne se do ta lexosh komentin tim qe jam simpatizant i shkrimeve te tua. Nje keshille shoqerore, shkruani per tema para shekullit te 20, ku jeni i vetmi dhe pa zendesues. Mos shkruani per ceshtje te shekullit 20 e ketej, sepse prishni imazhin tuaj. Ju duhet ti perkisni te gjithe shqiptareve dhe jo nje grupimi njerezish. Nuk e kuptoni qe keshtu humbisni nga vlerat tuaja? Kete gabim beri edhe Kadareja, nga nje shkrimtar I talentuar, u fut ne ceshtje qe nuk I takojne atij, dhe eshte bere I uryer per shumicen e njerezve, perfshire mua.

    Reply to this comment
  3. Dursaku August 12, 16:49

    Kur Kadare me 1990 kerkoi azil ne France cudia ishte se librat e tij vazhduan te shiteshin neper librarite e vendit. I vetmi qytet ku u hoqen nga shitja ishte Durresi. Kjo u be me porosi te komitetit te partise, sektori i propagandes. Ky sektor kishte per Sekretar te Kom Partise nje njer me emrin – guarda a caso!- Moikom Zeqo!

    Reply to this comment
  4. I nderuar shkruaj ...! August 12, 17:48

    Eh kush ishim ne dikur !
    Sot ,gjithck eshte ndryshe .
    S’jan me ato sy qe perqendroheshin ke ty ,
    ajo kenaqsi e brendeshme kur ,te afroheshin
    shoket e partis dhe komplimentonin ,ose then
    me sakt servilosesin sepse ne ate kohe ,
    s’dinte kush cdo te thoshte Kompliment .
    Ato takime me personalitete ,te ndryshme .Pastaj femrat …qe hidhnin veshtrimet fshehur shikeve te partis , qe te kerkonin ti beje ndonji favore .

    Eh cfar kohe oshte ateher . Ne ishim te paret e vendit .Kudo flitej vetem per ne . Ata te cilet guxonin
    t’na afroheshin , Xhaxhi i merrte per krahu e i tregonte
    menjiher vendin .Heheee . Ishin kohe te paperserteshme ato .

    -ishin vertete , kishim gjithcka ne dore .benin c’te na donte bytha .(me fal per shprehjen ,por jam i netuziasmuar shume nga ajo kohe ,ti e di )

    -Pooo vertet ashtu ka qen . Kush guxonte t’na dilte perpara ateher . Ne benin ligjin . Gjithcka na pelqente .
    Me lujtohet ajo .(….) Benin cte donim .
    As qe e canim bythen per asgje .

    Por ama kishte drejtesi ateher ! Jo sis sot .

    Lere ,lere . Asgje nuk ka ndryshuar mes ne shqiptareve .
    – Ashtu duhet te rri .
    Asgje mos te ndryshoj .
    Neee jemi e kaluara e lavdishme dhe asnji s’duhet ta mohoje dhe vetem per ne duhet te flitet .

    – A nuk eshte pak e njianeshme kjo tendenca jone ,qe e shofim te bukuren ,te miren lavdine ,vetem ne te Kaluaren tone ?

    Aspak .
    E kaluara jone eshte pozitive per ne dhe
    vepren tone .

    I nderuar mik , duhet ne patjeter ,qe ne kto caste

    jokenaqsie ,qe na mungon vemendje si me pare ,dikur ,privilegjet tona qe gezonim ne te kaliuaren ,e nxijme te tashmen ?

    -S’te kuptoj fare .
    Cdo te thuash me kte ?
    Duan apo s’duan te tjeret ,per mua ,qe kam qen i pari
    ktij vendi ,e Kakuara ishte gjithcka .
    E sotmja ,eshte per mua Toke e Panjohur .
    Dhe nji dicka .
    Po te ishte per mua , por edhe per ty ,

    un do desha te jetoja ne ate sistem edhe sot ,
    deri ne fund te jetes sime .
    Pastaj Bota le te permbysej .

    – Ne nji far menyre ke te drejt i nderuar .
    Un te kuptoj ty shume mir ,prandaj edhe her pas here
    kujtoj ato kohe ,kur ishim bashke e shetisnim
    plot krenari fushes se gjere e te gjate te Letersise ,
    ku vec neshe ,kullosnin edhe plot cica e lope .

    -Ato s’ishin tonat . Isjin te Partise .
    Po kjo qendron .Ateher s’kishim prone private .
    -Po c’na duhetj mo shoku M ?

    Ne keshem gjithecka ateher . Jo si sot, qe Djalli
    e marrte kte vend .
    E ka marre lumi kte vend shoku .

    -Po ke te drejte i nderuar K. Prandaj edhe mbahemi
    fort mbas asaj drrase te se Kaluares ,mos te na marre
    uji poshte .
    Ashtu de.
    Mir e the .
    -Edhe ti M. coc e levron shkrimin . Penen dua te them .
    Po i nderuar .Kemi mesuar nga Ty .
    Pa ty , vallahi nuk do exzistonte Letersi ne Shqiperi .
    Fol ,M iku, im ,fol .
    Me zmadhohen mushkrite ,kur te degjoj te flasesh ,te verteten.
    Genjeshtaret ,ti e di i urrej.
    -E di ,i nderuar . Te njohe mir .
    Me lejo te pyes per nji dicka i Nderuar K .
    -Po .
    Fol or fol .Mos ki frike .
    -Flm, i Nderuar K.
    Keni ju Plane ,psh per Sot ,per shembull ,
    per kte epoke ,qe ne jetojme sot ,pra keni
    interes per te sotmen ,qe t’ju a bej jeten ,
    si dikur interesante dhe fitoni ate kenaqsi e vemendje
    qe ndjenit dikur , sepse te shkruash te jep
    gjithmon kenaqsi ,te gezon apo jo i nderuar ?

    – Joooo .
    Pooooo.
    Jo jo .
    Me mir keshtu .

    Po c’te shkruaj un me o shoku .
    S’i shikon kto duar ,si jane holluar nga Pena ime ?
    Pastaj .
    Un kam shkruajtur aq shume ,se gjithe Bota me lexon ,c’doni me nga un ju ?
    Ja shkruaj ti ,per mua , qe ta mesojne edhe
    ki brezi ri mo ,
    se kush eshte IKu.
    Mos harro se ke mesuar edhe ti shume nga une M.
    Prandaj ma ke borxhe ,te shkruash per mua ,
    per veprat e mia te medha ,qe mos t’na harroje asnji .
    Shkruaj me shpesh .
    Ke pare ti , qe ai miku jon qe iku ,
    dite per dite e nxjerrin ne medie ?
    Me kan ngritur nervat .Se c’jan ca maskarenj ,qe
    shkruajn per ate , D (e di ti se per ke e kam fjalen)
    dhe Duan ta ngrene mbi mua !
    – E formulove pak ashper i nderuar .
    – M:
    Te lutem isha UN i pari ktij vendi qe Bota me kerkonte
    ta lija kte vend i ikja diku ne Franc psh .
    Ka patur raste ,kur mendoja se isha Desident te mos kthehesha me ne Shqiperi .
    Por mendoja ; Ja ngela ktej dmth jashte shtetit .
    Po ato qe shkruaj un kush do mi Botoje .
    Ku do ha e do pi .
    Ne Shqiperi i kisha gjithcka Gratis .Isha i pari vendit .
    -Edhe sot ashtu je i nderuar K .
    – Te lumte goja .Kte fjali dua ta degjoj jo vetem
    nga miqe si ty M , por nga te gjithe .
    Un isha jame do ngelem i pari si dikur per te gjithe shqiptaret .

    -Po i nderuar .
    Edhe pse ai veshtrim pas , ke e Kaluara e lavdishme ,
    te eshte bere si Droga qe sapo e merrni ne goje ,ju jep
    ate kenaqsi e ju ben te ndiheni si lumtur ,
    pastaj dal nga dal ju leshon ne prezenten ,ku ju takoni gjithmon merzitjen .
    Por un do shkruaj ,gjithmon per ju ,sepse pa ju ,
    ne sjemi asgje .
    Ju jeni per ne , si ajo varka me Dy Vela ,
    qe nqs s’jeni Letersia Shqiptare shkon ne fund te Detit ,mbytet .
    – Shume bukur e the Moikom .Vetem nji gje e ngaterrove , kur the se Varka e Letersise Shqiptare ,
    ka Dy Vela ,si thone edhe shume miqte tane .
    Haha. Moikom .
    Jo . Jooo.
    Nuk ka Dy Vela .
    Vetem nji Vele ka Varka .
    Mua 🙂
    Flm. Moikom per shkrimin .
    Ti vjen mbas meje .
    Degjome mua . Jo ai pfff…

    Reply to this comment
  5. Tani August 12, 17:53

    Durrsak, jo vetem kaq!
    Moikomi, si sekretar i propagandes i PPSH ne Durres,
    e drejtoi ne menyre personale “aksionin” tek Libraria tek gastronomi, duke i djegur me doren e vet librat e Kadarese. Cfare karagjozi! Kujton se pas 52 vitesh ngjarjet e pista dhe njerezit qe i kane realizuar ato jane harruar.
    Tani

    Reply to this comment
  6. demo August 12, 22:48

    Fajin e ka Kadareja,qe te ka fut ne shtepi.

    Reply to this comment
  7. ERNEST MARKU August 12, 22:49

    pemët me kokrra, gjuhen me gurë …

    Reply to this comment
  8. Rr. B. Gramshi August 13, 00:59

    Francisco Goja tere jeten e tij punoi per t’u bere piktor i oborrit mbreteror te mbretit Spanjes, dhe mbas shume perpjekjeve dhe peripecive realizoi endren nga fundit i jetes tij.
    Tashme une kame nje pyetje per te gjithe ju anikadarejanet:
    A ka ndonje nga ju qe i di emrin ketij mbreti!??

    Reply to this comment
  9. alphade August 13, 02:39

    Qenja njerezore mund te ndertoje kala e keshtjella por ndodh qe ne nje rast te vetem shkel ne nje derrase te
    klabur dhe cdo gje hidhet ne humnere sebashku me kalate e keshtjelkat e tij.Lum Ai qe shkon ne ate bote me
    kuroren e dinjitetit e te karakterit te tij te pa dyzuar. Nje
    figure e madhe legjendare latinoamerikane,emrin e te ci-
    lit nuk po ja permend, i arratisur kaloi Andet dhe aty qen-
    droi ne nje gur ku shkroi: “Mua mund te m’a presin koken
    por jo ideve te mia”. Nuk thote kot populli: “Njeriu rron per
    nje nder” ?! Apo “Rron Shqiponja ne maje te Malit”, rron
    dhe miza ne bythe te kalit” ! “Dallandyshe,ktheje ndryshe!
    Nese “Mbreti vdes” ,historia e tij mbetet dhe asnjehere nuk duhet t’i permbahemi thirrjes: “Vdiq mbreti,rrofte mbreti” …….!!!

    Reply to this comment
  10. Onkezmi August 13, 03:44

    A ka ngel ndonje mal pa share e pa kritikuar,pa hunde,apo pa veshe ne keto mediume partiake…?!Moikomi ka qene dhe eshte mal dhe nuk rrezohet me peshtyma,shikoni andej nda te “dashurit”tuaj politikane se ka shume plehra per te mbledhur.Keni marre rrugen per tu dukur te mencem,more minus idiote…

    Reply to this comment
  11. ! August 13, 09:53

    eshte nji tradite nadollake ajo qe ndesh
    shpesh her ,ne mediat shqiptare ,
    fenomeni i te ndarit ne tabore te komentueseve .
    Njera ane kritikon ose ironizon X-karakter ,tjetra mbrohet me me cdo mjet ,njelloj sikur te jete ne nji lifte ,ne beteje dhe po humb kalanne dhe bmretiin e saj !!!

    Perse duhet te shikohen kaq ne exptremis ironite ose kritikat vs X-personi ,Moikomit ose Kadarese ?!

    Kjo tregon se ne ate shoqeri edhe ne vet kta VIP-a

    kane nji mungese te theksuar kulture ne komunikim
    ne shoqeri ,sepse i trajtojne krimtikat si nji sulm personal ! Dhe menjiher qisin ne formacion Taborin !
    I eshte krijuar idea disa tipa-ve se jane te pazevendesushem ne kte Bote lol !
    Hej , ti , sternipi nastrodiinit ,nuk eshte ashtu si mendon ,ti ne ate qypin tat .Nuk vlereson ti vehten kush je ,por shoqeria e gjitha ty.
    Asnji nuk eshte sot i pakriktikushem dhe ne fund te fundit ,kritika ka nji efekt pozitive ,per shoqerine tone dhe vet personin ,sepse e ben ate te riparoje vetvehten ,e persoset ne punen e tij . Oj ,ngelen anadollak kta ne shekuj !

    Kjo eshte absurde per Boten qe jetojme sot .
    Mentaliteti i epokes se komunizmit duhet te mos cfaqet me ne shoqerine shqiptare .

    Reply to this comment
  12. kasem gahinji August 13, 16:45

    a eshte autentike letra?thoma deliana ne vitet 1966-1967 ka qene minister i arsimit dhe jo zv. minister.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*