Letra e mamasë së nevrikosur bëhet virale, arsyeja është e dukshme

May 15, 2016 12:41

Letra e mamasë së nevrikosur bëhet virale, arsyeja është e dukshme

Letra e një mamaje të nevrikosur për djalin e saj 13 vjeç, e cila i jep një mësim të mirë për pavarësinë është bërë virale – dhe nuk është e vështirë për ta kuptuar pse.

Estella Havisham ja drejtoi letrën adoleshentit Aaron, pasi ai e trajtoi atë si një shoqe dhome.

Mesa duket shumë prindër kanë gjetur vehten te letra e mamasë, pasi ajo mori më shumë se 162 mijë share që kur u publikua në Facebook.

Ja letra:

I dashur Aaron,

Meqë e ke harruar se je vetëm 13 vjeç, dhe unë jam prindi jot, dhe se ti nuk do kontrollohesh, mendoj se të duhet një mësim për pavarësinë. Gjithashtu, meqë ma përplase në fytyrë që tani po fiton para vetë, do të jetë shumë e thjeshtë për ty të paguash për të gjitha gjërat që të kam blerë në të kaluarën. Nëse do të kesh drita dhe të përdorësh internetin duhet të paguash:

Qeraja – 430 dollarë
Energjia elektrike- 116 dollarë
Interneti – 21 dollarë
Ushqimi – 150 dollarë

Gjithashtu, duhet të zbrazësh koshin e plehrave të hënën, të mërkurën e të martën, si dhe të pastrosh e fshish shtëpinë. Duhet të mbash tualetin pastër, të përgatisësh vaktet e tua dhe më pas të lash enët. Nëse nuk arrin t’i bësh këto, do të kushtojë 30 dollarë në ditë për të paguar një shërbetore. Nëse vendos që do preferoje të ishe fëmija im, në vend që të ishe shoku i dhomës, mund të negociojmë sërish.

Me dashuri Mami

 

3r4234534

May 15, 2016 12:41
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim