Letra e Mehmet Shehut për Enverin: Ismail Kadare mund të “shërohet”

May 7, 2016 09:54

Letra e Mehmet Shehut për Enverin: Ismail Kadare mund të “shërohet”

Pas kritikës së Enver Hoxhës për Kadarenë dhe poemën e tij “Pashallarët e kuq”, Mehmet Shehu, në një letër drejtuar Hoxhës shkruan se shkrimtari mund të shërohet.

Në letrën e dërguar, Shehu shkruan se “Mund edhe të gaboj kur them se Ismail Kadareja mund të shërohet, por unë e kam akoma vetë bindje, sepse Ismaili i ka kënduar Partisë, Luftës nacionalçlirimtare, popullit jo njëherë, dhe ka bërë vepra të mëdha në këtë drejtim”.

Sipas tij, Kadare “ndoshta ka dashur të fus në vjershë luftën kundër grupit të kompllotistëve e kundër burokratizmit. Por në këtë orvatje, dështoj. Shpresoj se po të bisedohet shtruar me të, do t’i kuptojë gabimet e rënda”, përcjell Panorama.

Letra e Mehmetit:

…ideologjike, te marksizëmleninizmit, të vijës së partisë sonë, të luftës së klasave e ligjeve të saj, veçmas nuk njeh praktikën e luftës së klasave gjigandeske e të pëshëmbullt që ka bërë dhe bën partia. Mund edhe të gaboj kur them se Ismail Kadareja mund të shërohet, por unë e kam akoma vetë bindje, sepse Ismaili i ka kënduar Partisë, Luftës nacionalçlirimtare, popullit jo njëherë, dhe ka bërë vepra të mëdha në këtë drejtim. Poema e tij “Përse mendohen këto male”, është me partishmëri të lartë. “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, “Kështjella”, “Qyteti i gurtë”, janë nga romanet më të mira, si nga përmbajtja dhe nga ana artistike. “Dimri i vetmisë së madhe”, megjithë boshllëqet ideologjike, është një vepër e madhe që ngre shumë lart luftën e partisë dhe është e vetmja vepër ku portretizohet si duhet, me baza marksiste, udhëheqësi i Partisë dhe i popullit… Dhe mesa di unë, Ismaili e ka ripunuar këtë roman për të ndrequr gabimet e bëra. Edhe me mua ka biseduar për këtë e ka bërë autokritikë. Romanin “Dasma” ai e ka dënuar vetë si dështim etj. Për nga origjina, dihet se Ismailin s’e lidh gjë me armikun. Ai ndoshta ka dashur të fus në vjershë luftën kundër grupit të kompllotistëve e kundër burokratizmit. Por në këtë orvatje, dështoj.

Shpresoj se po të bisedohet shtruar me të, do t’i kuptojë gabimet e rënda. Përsa i përket konfuzionit që kanë dhe disa nga shkrimtarët e tjerë më të mirë në lidhje me luftën e klasave, luftës kundër burokratizmit etj., mjafton të përmëndim dy vepra të gabuara, për mendimin tim, të Dritëro Agollit: a) Romani “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo”, ku absolutizohet burokratizmi, ku del se rendi ynë është kalbur me burokratë të pandreqshëm si Zylua etj. b)Drama “Fytyra e dytë”, nëfillim ishte një dramë që e nxinte situatën e rendit tonë sepse këtu sundonin burokratët. Pastaj pas disa kritikave shumë të Kjo dramë ka 78 vjet që jepet. Por romani mbi burokratin Zylo është në qarkullim. Dhe megjithatë, më vonë siç duhet, Dritëroi shkrojë poemën e mrekullueshme “Nëna Shqipëri”. Ju e dini vetë më mirë se puna me shkrimtarët është delikate, ata duhen edukuar vazhdimisht. Dhe vetëm kur kalojnë krejtësisht në anën e kundërt, ndonjëri, si p.sh. Fadil Paçrami, duhen fikur e dënuar. Mendoj se Ismaili nuk ka shkuar gjer në atë shkallë. Këtyre njerëzve ne duhet t’u ndihmojmë duke u vënë në dukje gabimet e të metat, t’i edukojmë e të përpiqemi t’i shpëtojmë gjer në funt. Pastaj po e kaluan barrikadën për m’atanë, më qafë paçin vehten. Kështu mendoj unë. Por mund edhe të gaboj në mendimin tim. Sidoqoftë unë jam dakort si të vendosni ju.

20.X.1975

Mehmeti.

May 7, 2016 09:54
Komento

7 Komente

  1. polua May 7, 10:43

    Po e lini ket Ismahilin se na e bete si dinosaur te jetes prehistorike komuniste! “Jashteqitja e kombit” sot rron ne Paris dhe une, te pakten, s’kam asnje interes rron apo eshte i vdekur, ashtu si s’ka dhe ai per mua e s’ka pase kurre. Lereni atje te beje si te doje, ka plot lajme e njoftime, ka plot rubrika te njerezve te mençur se si te rregullojme te ardhmen, mos u merrni me karagjozat e te gjitha kohrave.

    Reply to this comment
  2. pse e sterroset IK-un May 7, 14:04

    Shikoj te Gazeta nje INVAZION me artikuj per sistemin e kaluar dhe nje heshtje e plote per krimet e perbindeshme t Salisatanait..qe ISI jone nuk e ka hapur sqepi..sikur dikuhs I tund para surratit “DOSJEN K.”

    Cfare ka bere ky shkrimtar I “madh” qe po e mbajne peng ndoshta me kete dosje qe po e detyrojne te haje personazhet & krijesat e ti

    Nuk ka ndodhur ne letersine boterore per te gjitha kohrat qe nje shkrimtar te vrase heronjte e vet
    Ky Is-I ato shqiponjat qe fluturonin lart I ktheu ne sorra dhe I beri jashtqitje kombetare.

    Nuk eshte prapa dhe DriteroZIU qe personazhin me emblematic Memo e beri kokpalar dhe u shtri para naziskinit Basha ne maj 2011

    Ne adoleshencen time ne vitet 60-70 te shpoheshin veshte nga Daullet e Dasmes te Kadarese,te qerroheshin syte nga shqiponjat qe fluturonin lart,nga firmat vetetim e te tjera qe duan mijra faqe ti pershkruajne…

    Asnje shqiptar me llogjike minimale nuk e denon Ismailin per cka shkruar dhe lavderuar deri ne qiell sistemin qe kaloi sic quhet zakonisht sistemi i Enveri…Biles Lavdia boterore e Ismailit u arrit nga Gjenerali qe munden shqiptaret,nga Keshtjalla qe rezistuan nga Dimri madh qe pershkruante nje nga historite me guximtare te njerzimit ate te debimit te flotes ruse nga Vlora….etj etj

    Pislleku i Ismalit eshte se u bashkua me “shiit storm” qe ka nje cerek shekulli qe hidhet per vitet 1945-1990…Jam dakort qe jane bere gjera te renda dhe sikur Enverhoxha te ngrihej nga varri do tu kerkonte ndjese shqiptareve…

    Dhe ne kete pike Ismail Kadareja qofte dhe kolegu i tij “i kaltert” Sali Serbi duhet ti kerkojne falje shqiptareve se kane qene ingranazhe te diktatures “lavdishme” pasi te dy kan pire kafe te oxhaku i enverhoxhes..
    Jo vetem kaq por Smajli si dhe Saliu po e shajne ate sistem qe nuk i kam ndegjuar as nga te burgosurit e spacit dhe te qafe-barit..,,sepse po te ishte aq c’njerzor ai sistem dissidenti Smajl dhe Saliserbi duhet te ishin ngrene nga krimbat qe ne vitet 70-80…Biles historia e saliut me shoshorin dhe kadareja me “jaranin” e te bijes duhet te denohen si kobure te enver hoxhes..

    A ka ndonje shqiptar te na thote qofte dhe nje rast te vetem qe Ismaili te kete kritikuar apo denuar antishqiptarin berishe keto 22 vjet (jo belbezime si te bashkia tiranes)
    C’na duhet Kadareja apo cmimi Nobel kur Shqiperia ka arritur ne nje nivel te tille ku bazohet dhe doktrina e shenjte serbe qe thote se shqiptaret nuk kane aftesi vetqeverisese..

    c’na duhet ky kockaenverngrenes kur ai vend ka shkuar per lesh dhe ju na nxirrni kete general te peshtirosur ten je vendi te vdekur…aq me teper kur nje njeri apsolutisht ordiner si Kaloci I kopese se Fariballinjeve apo blendi fejzive te elezbiberisteve ??

    Reply to this comment
  3. LLL May 7, 15:04

    Me se merreni more të zestë ju ?!
    Na neveritët Atdheun more debilë e rracë debilësh , nuk u lodhët duke llomotitur po ato gjëra ?!
    Stambolli shqipëtar digjet , prostitutat shqipëtare që e bënë këtë Vënd si veten , krihen !
    A kanë mbetur njerëz të ndershëm në këtë Vënd ?!

    Reply to this comment
  4. alphade May 7, 17:33

    Mehmeti “keshillon” Enverin ? ! Po valle Enveri a i pranon
    keshillat e Mehmetit ? Me sa vrehet ne kete leter te Meh-
    metit duket se i ka hypur kalit se prapthi…..!!!

    Reply to this comment
  5. dekretimi May 7, 22:30

    kadare eci perpara, populli lengonte nga kryshkaterrimi i shqiperise,ai u largua me familjen ,jo si jashteitje e kombit,jo si emigrant, por si shkrimtar i realizmit socialist, dhe u kthye pr qershin e tortes se heshtjes ndaj bemave ndaj popullit te vet ne keto 26 vjet,por vetem nxjerr arkivat e veta, shan diktatorin,kur lavdet jane poezite dhe romanet e tija…..trashigimtaren, vajzen ja shperblyen , ambasadore, kerkon arkivat e vjetra, nuk flet per keta kulisat e sotem, qe shesin vendin, ….per cmimin nobel…

    Reply to this comment
  6. landi May 7, 22:41

    edhe ju me ca merreni

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*