Letra e Merkel për Bundestagun: Negociata me kushte për Shqipërinë

June 20, 2018 18:03

Letra e Merkel për Bundestagun: Negociata me kushte për Shqipërinë

 

Ditët në vazhdim janë vendimtare për Shqipërinë nga ku do të mësohet se cili do të jetë qëndrimi zyrtar dhe vota e Gjermanisë, Holandës dhe Francës në Këshillin e BE-së për çeljen e negociatave me Shqipërinë.

Një burim diplomatik i tha Report TV se qeveria gjermane i ka dërguar paraditen e të mërkurës një letër për të marrë mendimin e Bundestagut për votën gjermane në Këshillin e BE që mblidhet me 28 dhe 29 Qershor.

“Qeveria gjermane në këtë letër është pro çeljes së negociatave me Shqipërinë por ka vendosur disa kushte”, deklaroi burimi diplomatik.

Në Bundestagun gjerman ekziston një rrymë e fortë deputetësh që nuk e duan zgjerimin e BE.

Ndërkohë edhe qeveria holandeze ka kërkuar mendimin e parlamentit.

Paraditen e të enjtes 21 Qershor, komisioni parlamentar holandez që merret me çështjet e zgjerimit të BE do të japë rekomandimin se cila duhet të jetë vota holandeze.

Edhe në rast se Gjermania dhe Holanda mund ta zbusin qëndrimin e tyre ndaj Shqipërisë, vendimi i Francës deri këto momente mbetet i palëkundur.

Presidenti Macron disa herë javët e fundit ka bërë deklarata kundër zgjerimit të BE duke paralajmëruar në një farë mënyrë votën franceze në Këshillin Europian.

Gjithsesi njohës të çështjeve të integrimit thonë se jemi përpara një situate kur këtë vendim të rëndësishëm Këshillin Europian do ta marrë në orët e fundit.

o.j/dita

June 20, 2018 18:03
Komento

4 Komente

  1. Dibrani June 20, 18:10

    Negocita me te futme,..Europ me te futme.

    Kur u thosha mos lejoni hapje negociatash me shtet te korruptuar ,….shum komentues me thonin ti nuk ja do te miren Shqiperise.

    Por tani fjalet e mia po u dalin,..Po u fute si lyps,..lyps do mbetesh.

    Dhe neqoftese Shqiperia pranon 600 mij refugjat,..ne kembim te negociatave…fundi i Shqiperis
    600 mij shumzim per 4 persona ,.brenda vitit do behen 2.5 milion ngaqe cdo kush do terheq te afermit e tyre.
    Pa llogaritur lindjet e islamikeve dhe martesat me myslimanet shqiptar

    Dhe me keto faljet ne bulevard dhe me xhamin e re Turke.
    Shum shpejt Erdogani do ti bej gjemen Shqiperise duke e gjunjezuar
    Shqiperia shtet islamik me sulltan Erdogan
    Shqiptaret do ikin plaqt do vdesin bashke me Shqiperin.

    Dhe po erdhen islamiket ,…Europ nuk ka me ,..Europa per mendimin tim ka marr fund thjesht po perdor fisheket e fundit te mashtrimit per te shpetuar veten.

    Shqiptaret kurr nuk kan qen Europjan dhe kurr nuk do behemi .

    Europa eshte nje mashtrim,..nuk eshte vllazerim

    Per mendimin tim e keqja e kombit shqiptar eshte vet Europa ,..

    Europa kaqen ajo qe ka desht zhdukjen e kombit shqiptar ,…ajo politik po ndiqet dhe sot si ne Shqiperi dhe Kosove.

    Fuck Europe

    Reply to this comment
    • Xha Teme June 20, 20:37

      Fuck you Dibran motherfucker. Po cfare di ti o kokedru per Europen. Ti di te hash gaveten e SHQUP-it dhe te vjellesh diarrene neper blogje gazetash. Ti je nje fossil i nje specie reptilesh qe jane ne zhdukje edhe ne Shqiperi.

      Reply to this comment
  2. Lili June 20, 18:52

    Pyetja tash eshte cilet Parlamentare kane takuar n’evrope politikanet tone kur shetitin atje…Asnje… e ketu eshte problemi

    Reply to this comment
  3. Adih June 21, 00:35

    Futeni ju lutem shqiperine ne negocata , populli Shqiptar i lodhur ,i dermuar dhe i varfer kerkon ndihme ,pamvaresisht politikanet e ketij tranzicioni post komunist ,nuk e duan BE i tremben qe te gjitha palet diktatit te ligjit dhe transparences ne BE . Dhe ky diktat i ligjit dhe transparenca i nevoitet shqiptareve te neperkembur ,qe e ka harruar cdo te thote dinjitet dhe as edhe nje gje tjeter ,per kete po vuajme ne populli ,se Shqiperia i ka te gjitha ,malin fushat kofrat klimen diellin dhe deri e pasur me minerale dhe nafte , por ?????

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*