Letra e Nexhmijes për Enverin, një javë pas vdekjes

April 11, 2016 11:50

Letra e Nexhmijes për Enverin, një javë pas vdekjes

Nga Nexhmije Hoxha*

Enver! O shpirt! O jeta ime e bukur! Sot mbushet java që ne u ndamë nga ty – nga trupi yt – përgjithmonë. Më doli gjumi në 3 pasmesnate me një ankth. Jeta më është bërë një torturë. Dita bosh pa ty, nata bosh. Jeta bosh, bosh, bosh! Kaq më mungon sa as nuk tregohet, as nuk shkruhet. Dhjetë ditë nga vdekja (sa fjalë e rëndë në gojë!), një javë nga varrimi (gjithashtu sa fjalë e rëndë!) më duken si një vit. S’ikën dita, s’ikën nata! Po mbushen afro 3 muaj që s’kam zënë penë me dorë, që lashë punë e zyrë. Nuk tu ndava as 5 minuta. Më mbeti dora në pulsin tënd. U bëra monitor i gjallë. Më kulluan sytë te gjoksi yt duke të matur frymëmarrjen tënde, herë të rënduar, herë të shpejtuar. U bëra që nga sekretare e deri sanitare, funksione e shërbime që unë i kryeja me gjithë shpirt, si shoqja jote e jetës dhe si komuniste. U mundova sa mundem t’i përgjigjem pasionit, etjes tënde për punë, duke të lexuar raporte ose informacione që të dërgonin shokët, ose që u kërkoje, duke transmetuar porositë e tua, kur ti e ndjeje veten dobët për të folur në telefon, duke të lexuar gazetat, lajmet e ATSH dhe radiogramet që ti nuk i le pa i ndjekur deri ditën e fundit të jetës. Lexonim e komentonim. Të ngulitej diçka në mendje, sidomos nga problemet politike, edhe kur ishe i sëmurë rëndë, thërrisje shokun Ramiz dhe jepje orientimet e nevojshme. Kështu për artikujt ose fjalimet e poshtra të titistëve; kështu kur dha dorëheqjen Karamanlisi dhe u bë shqetësuese gjendja në Greqi; kështu për marrëdhëniet e reja me Italinë; bisedimet për arin me anglezët në Paris etj…. /dritare.net

E hënë-22 prill 1985

*Një pjesë nga letra e parë e Nexhmije Hoxhës për të shoqin, Enver Hoxha, shkruar 11 ditë pas vdekjes së tij, 11 prillit të vitit 1985.

ditari pas vdekje se enverit

April 11, 2016 11:50
Komento

2 Komente

  1. anticensurë 25642654 April 11, 12:13

    a thu ta ket marrë letrën??
    adresë nuk shoh!!??

    Reply to this comment
  2. Lili April 11, 12:40

    Ah ah ah ah! A imagjinoni sa pak lidhje intime ka pasur’edhe ne dashuri si komuniste! Kush e ka prévu fun din e jetés te nje shiu jeté sigurisht se nuk vlereson vetevetin pse u bâ ‘sanitaire’…Sa per lexim e percjell te puneve te Parties,o ne ho mos u mundo kot:enveri ishte aq larg nga satyre puneve sa vetem e ke torturuar edhe ne koma me mutsihanet e tua te Parties,per te cilat ai qe moti nuk vendoske gje….
    Kuptoje tash pse je ende ketu:Atje enveri te ka fshi nga lista qe do me te.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*