Letra e panjohur e Çerçiz Topullit

November 1, 2017 15:22

Letra e panjohur e Çerçiz Topullit

Drejtuar bashkatdhetarëve të tij, Janar 1908 “

E ndershmja gazetë “Drita”, sikundër edhe gazetat shqipe, e kanë treguar kthjellët programin e Komitetit e të komitave shqiptarë, andaj gjithë veprat tona të motit që shkoi ishin pas urdhërit të komitetit, në të përhapurit e ndjenjave kombëtare mbi gjithë anët të Shqipërisë, të cilat për gëzim të mëmëdhetarëve, e për nakar të armiqve, kanë përparuar shumë dhe rrënjosur në çdo zemër shqiptari. Sa për gjakun e Spiro Kosturit , pa fjalë që e kërkojmë dhe do ta marrëm siç duhet nga të vërtetët shkaktarë e jo siç pandehin edhe thonë grekët nga dhespotlerët që ndodhen në Shqipëri.

Dhespotlerët e gjithë krerët e çdo feje nderohen prej shqiptarëve dhe kurdoherë do t’i nderojmë dhe do t’i mbrojmë, po vetëm u lutemi të mos nakatosen në çështjet kombiare e të bëjnë propagandë për Greqinë, Turqinë e për të tjerat. Për vrasjen e Fotit, është i ditur shkaku, andaj mos pandehin grekët që programi i Komitetit është për të vrarë dhespotlerë, se ashtu më 24 orë këmbë nuk mbetet. Dy-tri herë i patëm në dorë dhespotin e Korçës e atë të Konicës, po as ndër mend nuk na shkoi një punë e tillë.

Despotit të Konicës nuk është e vërtetë që ju bë pusi, këto janë gënjeshtra të pakripura të grekëve e vetëm kur të vërtetohej një lajm që na dhanë për vrasjen e Riza beut, mund ta dridhte bishtin si Foti, po si u siguruam që s’ka gisht, asnjë frikë të mos ketë nga komitat shqiptarë.

Sa për vrasje të pafajme, siç bëjnë rufjanët grekë mbi gra e fëmijë, është jashtë programit tënë, se asisoj mund të vrasim në çdo ditë nga 100 grekë, që ndodhen në Shqipëri, po këta i numërojmë vëllezër pa ndonjë ndryshim, se edhe këta as emrin s’duan t’i dëgjojnë Greqisë e s’mund të ndahen prej nesh. Shpresojmë që këtë verë të dëgjohen dhe nga këta të bashkëpunojnë nën flamur të komitetit shqiptar edhe atëhere do të mos mundin të thonë grekët asgjë.

Grekët e dinë fort mirë që në Shqipëri nuk ka përveç shqiptarë, sa për fetë e kuptuan që shqiptari i nderon të gjitha, po më shumë Shqipërinë edhe bashkë: muhamedane, ortodoksë e katolikë përpiqen për qëllimin e shenjtëruar. Kjo duket që i mahnit grekët kur shohin që komitat janë prej gjithë feve.

Sa për të fëlliqurit turkomanë e grekomanë këta numërohen me gisht dhe vetëm interesat e poshtra i mbajnë larg qëllimit. Po sa para u bën lëkura këtyre gomarëve të zgjebosur? Për këta tradhëtarë e këpucëgrisur nuk ka tjetër përveç shpagim të tradhëtisë. Motin që shkoi nuk u përpoqëm dot me andartët , me gjithë të ndjekurat që bëmë në ato vende ku kishin shëtitur përpara.

Vetëm 4 komita nga Devolli u përpoqën me 35 andartë nga të cilët u vranë dy. Këtë mot, shpresojmë të mos dëgjohet as emër andarti grek në Shqipëri. Moti 1908 do të jetë i lumtur për Shqipërinë, andaj besojmë se është e teprt t’u kujtojmë detyrën që kanë mëmëdhetarët për të mbushur, se dita për dita ushtëria shtohet dhe duhet ndihmuar Komitëti për qëllimin e shenjtëruar.

Edhe me qenë fjala për detyrë, duhet përmendur shqiptarëve të brendshëm që nuk bëjnë përveç detyrën duke pritur komitat nëpër shtëpit dhe jo të pandehin që e bëjnë këtë miqësisht. Po për fat të keq ndodhet, edhe gjer më sot, nga ndonjë shqiptar i çnderuar i cili, duke pritur komitat në shtëpi, shpreson t’i shpien ndonjë gjë të vjedhur. Shkoi ajo kohë dhe është turp i madh të ushqejnë të këtilla qëllime, andaj i këshillojmë të heqën dorë se komiteti kusarët do t’i ndjekë gjithë si tradhtorët.

Sot është koha t’i tregojmë gjithë botës së qytetëruar që shqiptarët janë ata më të mirët njerz dhe i meritojnë të drejtat që kërkojnë, andaj lini mënjanë gjakrat, meritë e kusarllëqet dhe rrethohuni flamurit të nderuar për shpëtim të mëmëdheut. Ju lutemi pritni nderë që ju ruajmë. Shërbëtori i Kombit. Kryekomit Çerçiz Topulli ”.

November 1, 2017 15:22
Komento

6 Komente

  1. Guri i Kamjes November 1, 17:19

    Njerez te medhenj e largpames. Nuk dihet kur do t’i kethehen vendit ndonjehere njerez te tille.

    Reply to this comment
  2. katarakti November 1, 19:38

    Fantastike. Dikur ka pasur burra Shqiperia. Qe ne ate kohe Rilindasi i Madh fliste per vellazerine qe ekzistonte ndermjet shqiptareve muhamedane dhe atyre te krishtere. Si dhe per veprimet perçarese te grekeve dhe turqve. Te duket sikur po shkruan per kohet e sotme. Megjithese kane kaluar mbi 110 vite!

    Reply to this comment
  3. Amerikani November 2, 12:02

    I MADHI ÇERÇIZ!
    Burra te tille patriote ti kishim sot qe kemi dhe mbeshtetjen e SHBA, Shqiperia do te ishte vendi me i begate i Evropes.

    Reply to this comment
  4. Guri Naimit D(Dh.Xh.) November 2, 23:35

    Letra e panjohur e Cercill Topullit na ben apel..
    Faleminderit gazetes DITA per kete shkrimi.
    Lavdi ne jete te jeteve TE RENEVE per ATDHE!

    -Cerciz Topulli bere si i shtepise ne Permet e deri ne Kolonje,-keshtu na thoshte ne biseda sa here vinte ne shtepine tone;shtepi e pasardhesve te Kapedan Jano Xhoga Zavalani,”Luftetari i shekullit” Vaso V Dama-Micani.
    Si relike Ai, mbante deri von ne shtepi, nje qylaf karakteristik te dhene nga patrioti Cerciz Topulli dhe nje gjerdan.Po ashtu mbaj mend se nga mezi viteve 30,te shekullit kaluar,futur ne burgun e Gjirokastre dy bahkefshataret tane(Zavalani),njeres me emer ne gjirokaster nga familia Topulli, i kane ndihmuar,ani se dy muaj qendruar e liruar si te pafsjshem.
    Per familien Topulli,(kur kam qene Drejtor shkolle e mesues, ne shkollen “Sadit Stavileci” te Katundit ri1973-82), kam njohur e ber emik i asaj famile Topulli,qe banonte ne pallatet e SMT-se prane Minieres Mezezit.
    Me vjen keq,kam vite neper rruget e emigracionit e nuk di si jane, djali me nipat e asaj Nene te nderuar,nga ajo familie gjirokastrite TOPULLI,( i biri Genci, shofer ne Tirane,me dy djemte e tij,qe ate gjyshe e mbanin ne pellembe te dores, Flas per vitet 70-91,une mesues ne ato shkolla.Nje gjyshe, nene e shkelqyer, me memorie te forte,per paraardhesit e saj.Qortoj veten se disa shenime,marre ne biseda me te ndjeren, atje ne shtepine e tyre,ne Pallatet e SMT-se prane minieres Mzez, me kane humbur,(pasoje e nderimit te banesave ne Tirane disa here..).Ndiese asaj Nene sa gjithe te mirat Djalit Genci, tashme mbi te 80tat si une me ato djem per ti pire ne kupe, qe gjyshia i shoqeronte ato vite ata ne shkollen fillore e 8 vjecare.
    Ndihem krenar se ne vitet e ketyre Luftetareve te Pavaresise,krah tyre, gjyshi im Jano,krye luftetareve te atyre viteve ne Dangelli Shqeri,krah Papa Stath Melani, Ai ne Dangelli me zv.i tij Mit Koblara, rjeshtuae e dhene jeten kryecetes ne nendor 1913.(104 vjet me pare ndjese paste), atje tek URA e Dashit, mes Legarices qe mbledh ujrat e Dangelli -Shqerise.
    Faleminderit Qarkut Qirokaster,nderuar ate luftetar te viteve te para te shpallies se Pavaresise,e ka nderuar (pas renies),me titullin;”MIRENJOHIE”,Nr 25 dat 10-04-2015- me kete motivacion:
    “Patriotit luftetar dhe komandant me cilesi te rrala ne mbrojtie te trojeve shqiptare ne vitet e para te Pavaresise Kombetare 1912-1913..
    Sekretari Kryetari
    Kristaq Lengo dv. Sulo Mucobega dv.

    Ndodhem,une 82 vjecar, larg tej oqeanit per kushtet qe perjeton vendi yne,ne keto vite pas 90tes e, sidomos 97-tes,e me nostalgji kujtoj ato toje lene,sa kete muaj qe duhet te isha atje ne Dangelli, te perkujtoje ate HERO(ani i pa shpallur) sa pasardhesit e tij deri ne Luften N.Cl .
    Vetem nga fshati Yne,Zavalan, dolen 8 partizane:
    1-Mina P. Kosta qe do te luftonte deri tej kufijve me vellezerit Kosovare,nje jete ushtarak sa dale invalid pas 1955, ndare nga jete me nderime ne qytetin e Korces. 2-Xhaxhai Tij Peci Xhoga,rene viktime e luftes Italo freke 1940 atje tek Guri Bletes mes Zavalanit e Frasherit, 3-Kusheriri tyre Stavri Mihal Xhoga,partizan e batalionit “NaimFrasheri” e Brig VIS, deri plagosur e se leshoi armen nga dora,pas mjekimit ne spitailin partiszan nga mjeku i nderuar partizan,i ndjeri Sherif Klosi, nje jete sherbeu ne spitalet e Tiranes.Si Stavri Drejtor ne ndermariet e ndertimit nje jete 1998 ndare ne jeta.
    4-Me ta Apostol Thanasi,5-6-7- Qazim Sulo (Hasani )e Haki e Mestan Hasani, tre kusherinj.sa 8-Rushan Tahiri.Nje jete do te beheshin punonjes te nderuar sa ne fshat dhe ne qytete si kuadrot Hekuran Hamiti, me te vellane Fadi hamit, ky “Heroi i Punes e Deputet,Llukan Xhoga,Lazi Kote oficere e tj.
    Ishin ato gjurme atdhetare lene Rilindasit tane si Cerciz TOPULLI, Mihal Gramene, Riza Velcisht e tj..qe
    bene te edukohet nje brez i tere atdhetaresh,deri dhene keten per Lirine dhe pavaresine e atdheut,me Gjyshin Jano,qe i jemi borxhllinj, varin si duhet atje ne Zavalan akoma pa bere.Si flet pasardhesve pse jo dhe fisit…
    Nder dhe Lavdi te rene !
    Lavdi NENDOREVE te PAVARESISE dhe Clirimit,qe si cdo NENDOR i festojme kudo te ndodhemi.
    Faleminderi dhe nje here PENES qe na solli lavdine e Cerciz Topullit,pa tjeter Bajo Topulli me ta.

    Toronto02-11- 2017 GURI NAIMIT D(Dh.Xhoga)

    VO.Do ju lutesha drejteusve ta Gazetes, te ma nxierin si shkrim te vecante ne prag te festave te Nendorit.

    Reply to this comment
  5. Guri Naimit D(Dh.Xh.) November 3, 15:03

    Pa shikoeni ate komentin tim ju lutem,se ia vlen o miq..per kete figure sa Topull-ajt e gjirokstres ne teresi. Aty ka pergjithesim te bemave te atij fisi,ne mbrojtie e Pv vendit ..
    Gur Naimit D.

    Reply to this comment
  6. Guri Naimit D(Dh.Xh.) November 3, 22:43

    Falemindert DJEMA e CUPA te gazetes “DITA”
    GND.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*