Letra e rrallë e kolonelit francez, dëshmitar i vrasjes së Themistokli Gërmenjit

March 5, 2016 16:36

Letra e rrallë e kolonelit francez, dëshmitar i vrasjes së Themistokli Gërmenjit

Letra e kolonelit francez André Ordioni dërguar të birit më 21 janar 1918, disa javë pas ekzekutimit të Themistokli Gërmenjit.

I dashuri im Pierre,

Sot është përvjetori i ekzekutimit të mbretit të Francës Louis XVI. Historia do të të mësojë se ai nuk ishte një fajtor i madh, por ai kishte trashëguar një mbretëri me faje e gabime të bëra nga të parët e tij , të cilët nuk kishin besuar se një ditë do të bëhej drejtësi.
E zgjodha pikërisht këtë ditë për të folur rreth ekzekutimeve ushtarake, pasi ngado, mjerisht dhe në Francë, si dhe në vende të tjera, flitet për tradhëtarë, spiunë, njerëz të dyshuar që kanë bërë lidhje me armikun për të përfituar diçka. S’po të përmend asnjë emër, pasi nuk dua ta bëj pis penën time, por ti do t’i mësosh më vonë kur të lexosh historinë e Luftës Botërore për të cilën të kam mësuar diçka nga letrat e mia ; por s’do të flasim për atë që ndodh tek ne, ku drejtësia po bën një punë ripërtëritjeje për të cilën ka nevojë atdheu ynë, por do të flas për vendin ku gjendemi tani, i cili ka njohur tradhëtarë të mëdhenj, më famshmi i të cilëve ishte Esfialt, një spiun që i çoi persët në një shteg që të mund të pushtonte Termopilet, që mbroheshin me aq kurajo nga Leonidha me 300 spartanët e tij. Esfilat u vra në fshatin e tij dhe në fund të luftës nuk arriti t’i gëzonte frutat e tradhëtisë së tij. Ne sot po jetojmë epokën tonë. Sot, si dhe dikur, mund të afirmojmë se lumturia më e madhe tokësore është të mund të mbrosh atdheun tënd dhe se njolla më e madhe që mund të ketë një familje është të shohë një nga pjestarët e familjes së vet të tradhëtojë vendin e tij. Të mos e mbrosh atdheun është në fakt një dhimbje e madhe, por ta tradhëtosh, t’i japësh të dhëna armikut, ta bësh këtë me gjakftohtësi, qetësi, duke e ditur se i bën keq familjes, kjo është të shkasësh nga ndërgjegja njerëzore. Ja çka unë nuk arrij të kuptoj: të rendësh pas lavdisë, lluksin, parasë… e ç’rëndësi ka, rezultati është i njëjtë. Të nesërmen e ardhjes time në Selanik, asistova në ekzekutimin e Themistokliut, prefektit të Policisë së Korçës, i cili kishte lidhje me austriakët si dhe me ne. I kapur në flagrancë nga pararendësi im, ai ishte gjykuar dhe u ekzekutua në një «tumulus» me varret e vjetra të luftëtarëve të Aleksandrit të Madh. Themistokliu, me këtë emër historik, vdiq si burrat, dhe këtë e pohoj. Një prift u vu në dispozicion të tij në prag të ekzekutimit dhe një pjesë të natës e kaloi me të. Të nesërmen që në ag, gjithçka ishte gati për ekzekutimin e tij. Themistokliu, i veshur me pardesynë e tij më te bukur, eci me një hap të sigurt drejt shyllës së ekzekutimit. U gjunjëzua vetë dhe refuzoi t’i lidhnin sytë; zgjati krahët e tij si të bënte kryq dhe thirri me zë të lartë «Nuk më vjen keq për asgjë!» Pas këtyre fjalëve ushtuan armët: drejtësia tha fjalën e saj!» André Ordioni

Në disa letra të tjera, (botuar së fundi nga nipi i tij Dominique de Desert – Un colonel français dans les Balkans), koloneli, që nuk kishte marrë pjesë në proçesin apo gjykimin e tij, (dhe ku grekë e shqiptarë e kishin akuzuar Themistokliun), kishte ardhur në Selanik veçse një ditë më parë dhe ai shpreh shpesh keqardhjen për vrasjen e tij. Ai kishte shkuar dhe e kishte takuar vetë gruan e Themistokliut, ku siç shkruan ai, «ajo ende nuk e besonte se Themistokliu ishte pushkatuar dhe vazhdonte ta priste». «E kam peng në zemër që nuk arrita t’i them asaj gruaje se burri i saj ishte pushkatuar»!
André Ordioni, bashkë me batalionin e xhandarëve shqiptar dhe të disa çetave, luftoi në zonën e Korçës Leskovikut, Pogradecit e gjer në Elbasan gjer në fund të luftës. Ai u kushtoi lavde të mëdha bashkëluftëtarëve të tij shqiptarë…( Letra është sjellë në shqip për Pasqyre.al nga Luan Rama).

 

March 5, 2016 16:36
Komento

6 Komente

  1. demo March 5, 19:37

    Ky maskara oficer akuzon Themistokli Germenjin per tradheti sepse mbrojti Korcen dhe rrethinat kunder invadimit grek dhe neqoftese ka kerkuar bashkepunim me doicet austriake mire ka bere dhe per interesat e atdheut eshte sakrifikuar pa pasur droje.Francezet jane bashkepunetore te sllaveve dhe grekeve ne luften e pare boterore dhe shihni si e konsideron grek prej emrit Themistokliun shqiptar.Francezet mbrojten interesat e sllaveve dhe grekeve ne luften e pare boteroreAta shpetuan ushtrine serbe nga asgjesimi ne kenetat e Durresit duke derguar floten ne Durres me qellim transportin per ne Selanik.Perandoria austro-hungareze eshte mbrojtesja e Shqiperise,themeluesja e shtetit shqiptar dhe Themistokli Germenji ka mbrojtur interesat e kombit shqiptar.

    Reply to this comment
    • beni March 6, 09:01

      Perandoria austro hungareze vertet ish ajo qe ishte ne raport me njohjen e shtetit shqiptar por se sa funksionoj ky shtet edhe ne ditet e sotme esht per te then se austro hungaria mbolli skllaverin e probleme te medha divergjencash ne zhvillimet ekonomike e kulturore per interesat e saj njelloj si amerikanet me fan nolin per te pas gjithnje inflyencat politike ekonomike per te kenaqur turqine e dobesuar inflyencen russe ne ballkan?
      Themistokli germenji si themelues i republikes se korces ne mes te shtetit shqiptar tregoj se shqiperia esht per nje federate ose konfederate ne mes te saj dhe jo per nje republike parlamentare mes divergjencash dhe lufte pushteti mes vetes dhe kulturave te ndryshme qe kerkojn te bejn dominancen nga pushtimi turk dhe kultures se sj ne shqiperi!
      Rasti i germenjit ngelet nje fenomen i nacionalizmit qe ne koh te caktuar shfaqet si shenj e sundimit te pushtetit e jo e politkave qe afrojn popujt e kulturave integruese ne rajon per dashuri e vllazeri mes tyre kur kemi parasysh se se bashku me greqine kemi luftuar armikun ton te perbashket turqine!
      As franca e as austrohungari nuk duhet te minoj vllazerin ton te hershme mes greqis,kjo ka qen edhe me heret mikja jon ku gjergj kastriotin e vun mbret te epirit!?

      Reply to this comment
      • Po,Po March 6, 19:11

        O BENI , SADO QE TE PERPIQESH TE FSHIHESH NEN VELLON E DASHAMIRESIT SHQIPTAR, NUK KE MUNDUR AS EDHE NJE HERE TE VETME,TE MBASH VETEN NEN KONTROLL , NDAJ TE “SHPETOJNE” VOGELSIRA TE NJE MURGU MANASTIRESH GREKE .

        Reply to this comment
        • beni March 7, 09:02

          Kjo esht detyre morale e imja personale e realitetit e jo e manastireve greke por e miqsis se vertet dhe e se drejtes per vetvendosje te popujve te martirizuar nga kerma turqi!

          Reply to this comment
  2. LORA March 6, 15:55

    Ne kete leter nuk provohet fare tradheti prej Themistokli Germenjit.Perkundrazi,pershkrimi qe I ben oficeri francez shkuarjes se Themistokliut para toges se pushkatimit,veshur bukur,me hap te sigurt,duke refuzuar lidhjen e syve ,jane tregues te mjaftueshem te krenarise se tij patriotike ,para popullit te tij.
    Kush e denoi Th.Gemenjin,me nje shpejtesi gjykimi dhe ekzekutive per dy dite???????Shqiptaret?????
    Jo,,,e bene francezet,per te na lene si deshmi ,te panjohur deri tani,mjeshterine politike te Themistokliut ne mbrojtje te interesave kombetare shqiptare, ne suferinen e lojes se interesave te Luftes se Pare Boterore.
    Perderisa e pushkatuan francezet ,,,cilin atdhe paska tradhetuar Germenji I shqiptareve ne republiken shqiptare te Korces ??????
    Qofte I perjetshem nderimi per vepren patriotike dhe mjeshterine politike kompetitive ,ne nivel europian,dhe rrethana historike tejet te veshtira , per Themistokli Germenjin.Keqardhje qe burra te tille I mungojne sot Shqiperise.

    Reply to this comment
  3. demo March 6, 20:54

    @Beni Interesa te perbashketa me greket qe kane pushtuar Epirin dhe Camerine,ne shqiptaret nuk kemi.Neqofrese Gjergj Kastrioti e quante veten dhe popullin shqiptar -Epirote,kjo gje ne shek.XV ishte realitet.Gjergj Kastrioti i shkruan princit Orsini te Tarantos:-Neqoftese kronikat tona nuk na genjejne,ne jemi pasardhes te epiroteve te lashte,te cilet jo rralle here kane dale ngadhnjyes ne token tuaj!,.;..Mesoje se shqiptaret e sotem,arberit e mesjetes,nga bota katolike romane quheshin epirote.Skenderbeu thirrej Kapiten i Epirit,sepse Epiri nga gjiri i Artes deri ne bjeshket e namuna banohej nga shqiptare.Me gjej nje grek ne kete hapesire deri ne vitin 1840.kur Arvanitia u shpall gabimisht Greqi.Jo ne Epir,por edhe ne More me gjej nje grek deri ne shek e XIX,kur populli shqiptar i Morese shporri turqit nga Moreja.More me gjej nje grek nje te vetem ne Athine deri diten kur parlamenti i pare i te ashtuquajtures Greqi zgjodhi president gjirokastritin Gjon Gjika,me origjine nga Terbaci i Xhebro Gjikes,i mbiquajtur Johan Kapodistria,Mjeshterine e nxjerrjes se geshtenjave nga prushi nme duart e shqiptareve e dijne mire greket,qe e fituan ate shtet me gjakderdhjen e shqiptareve.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*