Letra e rrallë që zbulon anën e ëmbël të gangsterit Al Kapone

September 23, 2016 20:08

Letra e rrallë që zbulon anën e ëmbël të gangsterit Al Kapone

Banditi i famshëm Al Kapone, njeriu që është konsideruar “armiku numër një” në SHBA, kishte anën e tij të ndjeshme dhe sentimentale. Dëshmi e kësaj është një letër që ai shkroi nga burgu i Alkatrazit (Kaliforni, SHBA) për djalin e tij, Albert ‘Sonny’ Francis Capone, dhe që të hënën do të dalë në ankand në Kembrixh (Masaccusets), ku pritet të arrijë një çmim prej rreth 50,000 dollarësh, raporton Sky News, shkruan Dita.

“Bir, vazhdo kështu, dhe mos lejo që asgjë të të pengojë, apo të të rrëzojë moralisht. Kur të jesh i trishtuar Sonny, dëgjo këngët që të përmenda”, thotë Capone në letër.

“Biri i zemrës sime, jam i sigurt se gjërat do të bëhen më mirë vitin tjetër, atëherë do të jem me ty në krahët e tu”, shkruan ai.

Letra e Al Capones, e përbërë nga tri faqe, është publikuar nga zëvendës presidenti ekzekutiv i shtëpisë se ankandeve, Robert Livingston, për treguar “një imazh tejet të pazakontë dhe të butë” të gangsterit të shquar.

Në përfundim të letrës, krimineli famëkeq dhe zot i botës së krimit në Çikago inkurajon djalin e tij dhe i kërkon që të mos shqetësohet për të.

“E pra, Sonny, ngrihu dhe mos u shqetëso për babanë tënd të dashur. Herën tjetër që do të jesh me pushime do dëshiroja që ti dhe nëna jote e dashur të vinit të më vizitonit, ju siguroj se do të më bëhej shumë qejfi nëse do  ju shihja. Dashuri dhe puthje nga babi yt i dashur Alphonse Capone 85”(85 ishte numri që i caktuan në burgun e Alkatrazit), mbyll ai letrën.

Banditi dhe krimineli Al Capone u bë i famshëm botërisht për zotërimin e tregut të zi dhe krimit të organizuar në Çikago gjatë çerekut të parë të shek. XX. dhe për të ashtuquajturën “masakra e Shën Valentinit” në vitin 1929.

Ai u arrestua dhe u burgos në vitin 1931 për evazion fiskal. Doli nga Alkatraz në vitin 1938 dhe që atëherë u tërhoq nga jeta që bënte dhe u mbyll në shtëpinë e tij në Majami deri në vdekjen e tij në vitin 1947, në moshën 48 vjeç për shkak të një hemorragjie cerebrale.

DITA

September 23, 2016 20:08
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim