Ministre “nëna dhe gra” që admirojnë “abortin dhe martesën gay”?!

October 9, 2019 18:28

Ministre “nëna dhe gra” që admirojnë “abortin dhe martesën gay”?!

Ditën e martë, ministret e qeverisë shqiptare i dërguan një letër Hollandës zyrtare, në të cilën i kërkonin të mos pengonte hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE.

Në letrën e ministreve shprehej “admirimi ndaj Holandës”, mënyrës së qeverisjes apo ligjeve të saj.

Midis të tjerash vlerësohet legalizimi i martesave midis së njëjtës gjini nga ky vend dhe lejimi i abortit.

Ky vlerësim në letrën e ministreve shqiptare ka nxitur reagimin e Kishës Katolike në vend, autoritet e së cilës pyetën ministret se kush ua jepte të drejtën të flisnin në emër të shqiptarëve në lidhje me këto dy tema.

Në reagimin e tij publik, arqipeshkvi i Tiranë-Durrësit, George Frendo, thekson se është detyra edhe e ministreve për të mbrojtur familjen dhe vlerat e saj.

Reagimi i plotë:

RRETH LETRËS SË MINISTRAVE GRA

Mons. George Frendo,

Arqipeshkvi i Tiranë-Durrësit

Janë tetë ministre gra që u janë drejtuar deputetëve të Parlamentit holandez me një letër.

Në këtë letër shkruajnë se janë “nëna dhe bija, gra që luftojnë për familjet tona dhe për kombin tonë”.

Më poshtë shkruajnë: “Ne në Shqipëri sinqerisht çmojmë Holandën”.

Sipas tyre pse?

Sepse, shkruajnë ato – “ju ishit ndër të parët në botë që keni legalizuar abortin” dhe “keni qenë vendi i parë në botë që keni legalizuar martesën e së njëjtës gjini në 2001”.

Vërtetë, janë deputete, janë ministre. Por kush u dha të drejtën të flasin në emrin e të gjithë shqiptarëve?

Janë “nëna”. Atëherë pritet se e vlerësojnë jetën njerëzore. Si pra guxojnë ta lavdërojnë Holandën sepse kjo ka legalizuar vrasjen e jetës njerëzore të ngjizur në kraharorin e shumë nënave?

Janë “bija”, dhe, supozojmë (pasi janë edhe nëna), të martuara.

Sigurisht, kanë lindur fëmijë jo nga një grua tjetër, por nga një burrë. Dhe shkruajnë se “luftojnë për familjet”. Imagjinojmë se e përkufizojnë familjen si bashkësi që përfshin burrin dhe gruan bashkë me fëmijët e tyre.

Këto fjalë janë krejt në kundërshtim me pohimin e tyre, ku kanë miratuar qëndrimin e Hollandës që ka legalizuar martesën e së njëjtës gjini.

Ta legalizosh abortin dhe martesën gay a është shenjë e një shoqërie të emancipuar? A është shenjë përparimi?

Të dashur Ministre, ju lutem: familja shqiptare është dalluar si një bërthamë shumë e bashkuar dhe të qëndrueshme.

Mbrojeni jetën njerëzore, mbrojeni familjen shqiptare! Ka shumë faktorë që po sulmojnë familjet tona sot.

Është detyra juaj, si përfaqësuese të popullit tonë dhe ministre, t’i mbroni vlerat e vërteta për një Shqipëri më të mirë!

e.ll./dita

October 9, 2019 18:28
Komento

11 Komente

  1. Shefqet Cela October 9, 19:04

    Ky përfaqesues i vatikaënit, është si gjithë politika e kishës, hipokrit e xhentil.
    Pse nuk skuqet për rrastet e shumta të pedofilisë, në vënd që të krijojnë familje e të sjellin në jetë kreatura njerëzore?
    Pse merren me këto dy probleme, kur vetë Italia i ka si dhe gjithë Europa krrenohet me to.
    Revoltohem sepse i jep njjë dorë tinzare llumit të opozitës, që nuk do hyrjen në Europë.
    E them këtë sepse mund të gjente tjetër moment, në se i ka bindje të sinqerta.

    Reply to this comment
  2. Arbëror Epiroti October 9, 19:12

    Jam i të njëjtit mendim me sa është ndërhyrë në letrën e disa grave ministre.Këto zonja duhet të kuptojnë se të mbrosh familjen është një gjë e shenjtë. Familja është rruga e fundit që ka realizuar shoqëria njerëzore. Për ne shqiptarët, pa asnjë mëdyshje deri sot familja ka qenë shembulli më i vyer në dallim me të gjitha shoqëritë e tjera. Nëse duhet lavdëruar një shtet apo shoqëri tjetër, për arësye se ka në dorë një “veto”, ka forma të tjera për tja vënë në dukje, si fjala vjen ajo shoqëri ka bërë mrekulli ku 1/3 e territorit ja ka gllabëruar detit dhe oqeanit. Dhe këtë e ka bërë për të rritur sipërfaqet e arave që të marrin prej saj prodhime për të siguruar të mirat materiale të asaj shoqërie. Por të bësh një lëvdatë që realisht këto gra nuk e kanë për zëmër një sjellje të tillë morale, stonon me kohën, kalohet në hipokrizi dhe tallje. Prandaj a klto ministre nuk ishte aspak e detyrueshme të marrim plrsipërpër tëbërë.lëvdata që janë jashtë konceptit miral të shoqërisë tonë dhe që brenda këtij koncepti shoqëror shqiptar hanë dhe këto zonja. Por….. thotë populli kur kalon në eufori harron të ndash moralen nga imoralja. Respekte Mons. George Frendo.
    Arbëror Epiroti

    Reply to this comment
  3. A October 9, 19:30

    Legalizimi i martesave te se njejtes gjini nuk eshte emancipim.
    Tjeter gje eshte eshte abordi, me lindjen e nje femije te padeshiruar, hap shume te medha. Ka shume arsye ky problem qe behet.
    Por martesat e njejtes gjini eshte komplet tjeter gje, sepse as Zoti dhe natyra nuk e duan kete realitet.
    Ketu futet edhe pedofilia, qe eshte nje monsternitet i rende qe edhe ky duhet luftuar ne çdo drejtim.
    Letra e ministreve te qenefrise se EDI RAMES si eshte vete karagjoz dhe pa karakter, ashtu dalin edhe keto ministre.
    Vetem ministre nuk jane, por thjeshte lepirse bithe te langaraqit EDI RAMA. Nuk ka me turp. Tung.

    Reply to this comment
  4. fteri October 9, 20:05

    Ky përfaqesues i vatikanit , është si gjithë politika e kishës,tepër fisnik e njerzore ,po përcjell vlerat e mira kombit shqipëtar ,rastet e pedofilisë që përmend ti ,kisha i ka ndëshkuar ,por gjithmon do të ketë një dru të shtremërt .

    Pse nuk skuqet Shefqet Cela dhe këto ministre ,na qënkan kundër jetës njerzore d.mth legalizoin abordin,vret foshnjat në bark të nënës. ,qënki dhe kundër familjes shqiptare kur ,leglizon martesën gay – burr me burr apo grua me grua .

    Ku është famila e shëndoshë me tradita njerzore shqiptare ?….Ai thotë ,mbrojeni jetën njerëzore, mbrojeni familjen shqiptare nga gay dhe abord ,mbani të pastërt shqiptarizmin !
    Kjo është thirrje Mons. George Frendo,ministreve gra e nëna,për nxitimin e tyre .

    Arqipeshkvi i Tiranë-Durrësit nuk ka përse skuqet ai është tepër fisnik e njerzor,e vlersoi qëndrimin kritik ndaj ministreve..,,duhet të skuqet Shefqet Cela , Hollandezët e këndezët dhe ata që përkrahin gay-t dhe vrasist e krijesave njerzore në bark të nënave.

    Reply to this comment
  5. Buda October 9, 21:16

    Martesat Gay jane shtremberim i moralit te familjes!
    Planifikimi familjar si ne Kine do ta shpetoje boten nga katastrofa e mbipopullimit.

    Reply to this comment
  6. Arben October 10, 06:38

    Konkubinat e edroges me mire tu kishin nisur breket e tyre deputeteve te hollandes, ndoshta ashtu I bindnin

    Reply to this comment
  7. aktualiteti October 10, 08:39

    Te lumte, Mons. Fendo! Je nje ze kunder marrezise perverse qe na shitet si emancipim, si drejta njerezore, kur nuk eshte tjeter vecse nje legalizim i perversitetit qe degradon nje popullsi te tere. Familja eshte baza e nje shoqerie. Nje femije qe ka dy nena apo dy baballare eshte nje monster me pas.
    Keto perversitete te shitura per te drejta njeriu jane helmi qe politika sorosiane hedh mbi glob. U detyrua te largohej Cardinal Ratzinger nga posti i Papes, nje mbrojtes i denje i familjes tradicionale per tu zevendesuar nga nje bufon si Bergoglio qe percon politiken sorosiane si predikim.
    P.S.
    Ato ministret qe cmokan Hollanden per legalizim martesash gay le te divorcojne burrat qe kane dhe ti kurorezoje Edi Rama me njera-tjetren!

    Reply to this comment
  8. anticensurë25642654 October 10, 09:45

    letra e shkruar nga ministreshat tona dhe e “frymëshuar” nga spiro palesha jonë e njohur për mënçurinë e saj hiperaktive dhe të pamënd,ishte një skandal që shpresoj që hollandezët të mos e lexojnë!nuk e di se ku mund ta mbështes këtë shpresë,por gjithnjë shpresoj!!
    po e lexuan!?
    nuk do të kenë më atë mendimin e “shqiptarëve kriminelë” e “shqiptarëve kuturu”,por do të thonë me keqardhje” shqiptarët budallenj”!!të kesh në krye të vëndit njerëz që shkruajnë në këtë mënyrë që as dinjiteti nuk ka asnjë gremç ku të mbahet,duhet të jesh popull dement!!
    tashti për këtë “reagim” të Mons. George Frendo, Arqipeshkvi i Tiranë-Durrësit!!
    unë do të thosha!
    zotëri mbaje në vathë gregjën tënde!!prediko atë që ty të duket e drejtë!!
    por mos harro se shteti shqiptar është shtet laik!!mos harro se ti duhet të rrespektosh ligjet e tij!
    sepse ti nuk duhe të dalësh nga detyra që i ke vënë vetes dhe të kërkosh tu imponohesh të tjerëve!!
    zotëri mbaj vëndin që të takon,qofsh imam myslyman a prift ortodoks!
    SHQIPËRIA ËSHTË VËND LAIK QË UDHËHIQET NGA PRINCIPE E LIGJE LAIKE DHE JO NGA BESIME FETARE!!
    këtë mos e harro as ti e askush tjetër!!

    Reply to this comment
  9. partizani October 10, 11:01

    Po ketij imzot fendos kush ja jep te drejten te flase per shqiptaret? Ik mor zoteri, me axhenden tende prapanike, do na imponosh moral te shekullit te 15. Po, te legalizosh abortin dhe martesat mes te njejtes gjini eshte shenje emancipimi, ndonese emancipimi ka dhe shume aspekte te tjera, dhe keto mund te perdoren sa per te hedhur hi syve dhe per te bere si te emancipuar. Po ky morali mesjetar qe propagandoni ju eshte prapambetje mendore dhe shoqerore, perpetuon shtypjen e grave dhe diskriminimin e personave me orientim te ndryshem seksual, vetem se ju nuk doni te pranoni autonomine trupore te gruas dhe kompleksitetin e seksualitetit njerezor, por doni te merreni me perralla prifterinjsh dhe dogma prapanike

    Reply to this comment
  10. Gzim Kulufi October 10, 12:01

    Nenat, grate dhe bijat ministre kane harruar ta lavderonin Hollanden edhe per sjelljen e ushtareve te tyre me 1995 ne luften e Bosnjes, teksa nen moton “nuk eshte birra jone” ua lane ushtareve te Mlladicit disa qindra te burgosur boshnjake ti masakronin, sikur te ishin thi! Mund ta lavderonin Hollanden edhe per sjelljen e saj tolerante karshi mafiozve dhe trafikanteve te femrave, te cilat (keto te fundit) mbushin bordellot e Hollandes! Si gjithnje nene moton, mjaft te jete hollandeze, gjithshka eshte e mire!

    Reply to this comment
  11. mirel October 10, 15:31

    Kisha nuk ka pune me ligjet e shtetit.
    Mos-injori te merret me pedofilet e panumert: prifterinje, peshkope e kardinale, qe kane tronditur mbare boten katolike.
    Per ministreshat flasim vete si qytetare e jo si besimtare.
    Merre ate kryqin e fute ne b.. se nuk i duhet njeriu.
    Nuk je ti me prift nga Papa

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*