LETRA / Ku ndodhet pajisja përgjuese “IMSI Catcher”?

November 2, 2017 19:56

LETRA / Ku ndodhet pajisja përgjuese “IMSI Catcher”?

Prokuroria e Tiranës dërgon për herë të dytë letër-porosi drejt Italisë për të marrë të dhënat nga pajisja “IMSI Catcher” e dyshuar për përgjime të paligjshme në territorin shqiptar.

Në letër porosi është kërkuar që ekspertë shqiptar të pavarur të kryejnë ekspertizën e pajisjes në Tiranë.

Të njëjta burime sqaruan se kjo pajisje aktualisht ndodhet e sekuestruar me një urdhër bllokimi që ndalon daljen e saj jashtë vendit së bashku me automjetin BMË X 3 dhe ndodhen në territorin e ambasadës italiane, raporton Report tv.

Pak kohë më parë në prokurorinë e Tiranës është kthyer përgjigja e letër-porosisë së parë ku palës shqiptare i kërkohet që ekspertiza e pajisjes të bëhet në Itali. Por me sa duket kjo përgjigje nuk ka bindur hetuesit shqiptarë të cilët kërkojnë që pajisja të analizohet nga ekspertë të pavarur.

Hetimet për këtë rast nisën në vitin 2016 ku me kërkesë të prokurorisë së Tiranës për disa ditë pasi gjykata e apelit rrëzoi vendimin e shkallës së parë u pezullua nga detyra dhe numri një i policisë së shtetit Haki Çako.

Në hetim u vunë dhe dy vartësit e Cakos Artion Duka dhe Entiol Xhelili, por edhe pas një viti këto hetime qëndrojnë të hapura pa asnjë rezultat pasi mungon akt ekspertimi i pajisjes “Imsi Catcher”.

Persona në hetim e mohuan përfshirjen e tyre apo përdorimin e pajisjes për përgjime duke deklaruar se ajo ishte sjellë nga pala italiane për arsye studimore për trajnimin e efektivëve të policisë shqiptare.

November 2, 2017 19:56
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*