Letra / Nga pagat e punonjësve te taksat, 6 kërkesat e biznesit për Qeverinë

March 15, 2020 13:21

Letra / Nga pagat e punonjësve te taksat, 6 kërkesat e biznesit për Qeverinë

Unioni i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë dhe Biznes Albania i kanë paraqitur qeverisë 6 kërkesa për të ulur impaktin e koronavirusit në ekonomi.

Në kërkesat e biznesit theksohet se qeveria duhet të garantojë që:

– Të mos paguhen tatim fitimi dhe tatimet e tjera për 3 muaj dhe të kompensohen nga shteti!

– Të mos paguhen sigurimet shoqërore për 3-6 muaj dhe të kompensohen nga shteti!

– Pagesat e energjisë dhe ujit të ngrijnë per 3-6 muaj varësisht nga koha e zgjatja e situatës

– Gjobat e vëna biznesit nga institucionet tatimore dhe doganore, për shkak të mos funksionimit te gjykatave të ngrijnë për 3-6 muaj

– Kreditë të mos paguhen për 3-6 muaj dhe gjatë kësaj kohe të ulen interesat në nivelin e euroriborit, pagesat pas 3-6 muajsh të mos kenë penalitete!

Pagat e punonjesve të biznesve të mbyllura të paguhen në nivelin e raportit mjekësor nga sigurimet shoqerore!, thekson Unioni i Dhomave të Tregtisë dhe Biznes Albania.

Letra: 

UNIONI I DHOMAVE TE TREGTISE DHE INDUSTRISE

Biznes ALBANIA dhe gjithë shoqatat e biznesit ne shqiperi!

Kërkesat drejtuar Qeverise per te ulur impaktin e COVID-19 ne ekonomi.

1-Unioni i dhomave te tregtisë Biznes Albania dhe shoqatat e biznesit e vlereson me pasoja te ndjeshme ne ekonomi dhe ne biznese situaten e covid 19 ne Shqiperi, dhe me pasoja te renda sidomos për  biznesin e  vogël dhe te mesëm, biznesin e shërbimeve ….sektorin e turizmit dhe fasonerise etj!

2- Unioni i dhomave, Biznes Albania dhe shoqatat e biznesit mendojne se Qeveria duhet te angazhohet seriozisht per te perballuar pasojat ekonomiko financiare te Covid-19!

Qeveria shqiptare duhet te kerkojë financime nga institucione financiare nderkombetare FMN Banke Boterore dhe institucione te tjeta, nga komisjoni europjan , per te ndihmuar dhe mbeshtetur bizneset private qe mund te kolapsohen nga kjo situate !

Disa propozime qe adreson biznesi per qeverine do te ishin:

-Te mos paguhen tatim fitimi dhe tatimet e tjera per 3 muaj dhe te kompensohen nga shteti!

-Te mos paguhen sigurimet shoqerore për 3-6 muaj dhe te kompensohën nga shteti!

-Pagesat e energjise dhe ujit te ngrijne per 3-6 muaj varesisht nga kohe zgjatja e situates

-Gjobat e vena biznesit nga institucionet tatimore dhe doganore, per shkak te mos funksionimit te gjykatave te ngrijne per 3-6 muaj

-Kredite te mos paguhen per 3-6 muaj dhe gjate kesaj kohe te ulen interesat ne nivelin e euroriborit , ….pagesat mbas 3-6 muaj te mos ken penalitete!

Pagat e punonjesve te biznesve te mbyllura te paguhen ne nivelin e raportit mjeksor nga sigurimet shoqerore!

j.l./ dita

March 15, 2020 13:21
Komento

5 Komente

  1. klemi March 15, 13:50

    Sigurisht ju vetem duhet te vidhni, ndekohe qe qytetaret e thjeshte duhet ta vuajne krizen. Plehra. Nje takse e jashtezakonshme ndaj ketyre vemjeve do ta zgjidhi problemin. Si nuk kane fare turp ne kete sifuate kerkojne te zhgrrapin sa me shume ne kurrizin tone. Qelbesira.

    Reply to this comment
  2. Ton March 15, 15:35

    Po profesionet e lira? Nuk po arketojme asgje…….

    Reply to this comment
  3. Nik March 15, 17:07

    Ku e mer drogen?? Ndro spacator se po te shkatro trurin malli. O alien gjith europa hall me te madh pas virusit ka ekonomin ti thua sekuestroja po kuj tja japo ti sjellin ty te gjitha. Dil e puno te pakten dhe po vdiqe do vdesesh duke punu jo i mbyll ne ate hale ku je fut e komento sikur ha mu.

    Reply to this comment
  4. kasemi March 15, 17:56

    Eh more nik (mik apo mu.) sa thjeshte mendon. Me sa duket je nga ata qe e kane vene pasuri vetem duke grabitur e vjedhur, prandaj e quan shkaterrim te ekonomise ne se kontribuon per luften kunder virusit. Po si mendon ti more se na duhet ekonomija kur te jete shkaterruar e gjithe shqiperia?|!! E degjove merkelin qe tha nuk me intereson buxheti por shendeti i qytetareve, por ti me sa duket je tipik hajdut qe nuk vlereson jeten para kuletes. Sa per droge apo pune mendoj se gabon rende se nuk dukesh ndonje punetor i madh, apo njeri me vlera qytetare.

    Reply to this comment
  5. Aliu nga Selenic March 16, 10:28

    Shtetin e mbajn bizneset taksapaguesit dhe askush tijeter. Industria eshte jashte loje.! Industria e lehet gjithashtu. Po ku do ti marre shteti ne se nuk ja japin bizneset te ardhurat.?
    Eshte kollaj ta mbushesh faqen me kerkesa pore mendo edhe ti se nga do te vijne keto qe do ta paralizojn tere ekonomin e vendit.!
    Megjithate te shofim se si do te jete ecuria e kesaje situate.!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim