Letra pas Nobëlit: Kur mistiku i famshëm përplasej me Nënë Terezën

September 5, 2018 10:15

Letra pas Nobëlit: Kur mistiku i famshëm përplasej me Nënë Terezën

Rajneesh, i njohur edhe si Acharya Rajneesh, Bhagwan Shree Rajneesh, ose thjesht Osho ka qenë një nga filozofët dhe mistikët indianë më ndikues në vitet ’80.

Osho (1931-1990) librat e të cilit janë përkthyer në më shumë se 60 gjuhë nga rreth 200 shtëpi botuese, ndër to edhe në shqip, konsideron se politikanët dhe klerikët fetarë gjithmonë kanë qenë në një konspiracion të thellë. Sipas tij, këta të dy e kanë ndarë njeriun: politika kontrollon të jashtmen, feja rregullon brendësinë e njeriut.

“Ata janë së bashku në një konspiracion të thellë kundër humanizmit. Ata mund të mos jenë të vetëdijshëm çfarë bëjnë, por nuk dyshoj në qëllimet e tyre”, shkruante Osho.

Në botimet e tij ai tregon edhe për një përplasje me Nënë Terezën.

Ai tregon për një letër që ia kishte shkruar Nënë Tereza, disa ditë pasi kjo e kishte fituar çmimin Nobel për paqe.

“Sapo më erdhi një pjesë e fjalimit tënd. Më vjen shumë keq për çfarë keni folur. Për gjithë çfarë më keni atribuuar, unë ju fal me dashuri të madhe”, citon Osho, letrën e Shën Terezës.

Letrës, ajo ia kishte bashkëngjitur fjalët që Osho i kishte shkruar në gazetë: Mashtruese, sharlatane dhe hipokrite.

Osho thotë se i pëlqeu letra e saj, por i vjen keq për të se nuk e ka kuptuar qartë çfarë ka shkruar ai.

Sipas tij, mashtruesi nuk është vetëm ai person që mashtron dikë, por edhe që mashtron vetëvetën. Ai e konsideron Nënë Terezën në këtë nivel.

Sipas tij, shenjtorja me origjinë shqiptare nuk ka pasur qëllime të këqija, por duke mashtruar vetëvetën, ka mashtruar edhe të tjerët sepse sipas Osho-s, rezultatet nuk varen nga qëllimet.

“Ajo u ka shërbyer të varfërve, por të varfërve u janë shërbyer prej shekujsh dhe varfëria nuk është zhdukur. Varfëria nuk zhduket, duke u shërbyer atyre”, konsideron mistiku dhe mësuesi spiritual nga India.

Sipas tij, pranimi i çmimit Nobel nga Nënë Tereza, është një arsye pse atë e konsideron mashtruese të pavetëdijshme.

Kjo sepse ky çmim i është dhënë nga një shoqëri e çmendur, duke marrë shembull filozofin francez Jean Paul Sartre, i cili kishte refuzuar Nobelin për të njëjtën arsye. Ai e justifikon këtë edhe duke shtuar se paratë e Nobelit nuk dihet se nga vijnë.

Osho arsyeton tutje duke thënë se e ka quajtur Nënë Terezën “sharlatane”, sepse një njeri religjioz nuk do ta pranonte çmimin Nobel në asnjë mënyrë.

“Një njeri vërtet religjioz është i rebeluar, shoqëria e përjashton atë. Jezusi është dënuar si një kriminel dhe Nënë Tereza është respektuar si një shenjtore. Sharlatanët gjithmonë janë vlerësuar nga shoqëria, për shkak se ata janë të dobishëm për këtë shoqëri, për këtë status quo”, shkruante Osho.

Ai shton se e ka quajtur “hipokrite” sepse sipas tij, të gjithë njerëzit që shfaqin diçka tjetër nga jashtë dhe nga brenda janë e kundërta, janë të gjithë të tillë. Ai arsyeton se të gjitha këto atribuime që ia ka bërë Nënë Terezës, nuk mund të merren si ofendime.

k.a./ dita

September 5, 2018 10:15
Komento

19 Komente

  1. SHQIPTARI... September 5, 10:35

    …Ne vend qe te germohet ne skutat me te erreta dhe gjirizet qe kundermojne çdo lloj ere te qelbur,…çdo gazete e gazetar, e ka detyre kombetare qe te hulumtojne, kumtojne dhe proklamojne te MADHEN NENE TEREZA te gjithe BOTES, NDERIN DHE PASAPORTEN IDENTITARE te kombit shqiptar…!

    Reply to this comment
  2. SHQIPTARI... September 5, 10:36

    …Ne vend qe te germohet ne skutat me te erreta dhe gjirizet qe kundermojne çdo lloj ere te qelbur,…çdo gazete e gazetar, e ka detyre kombetare qe te hulumtojne, kumtojne dhe proklamojne te MADHEN NENE TEREZA te gjithe BOTES, NDERIN DHE PASAPORTEN IDENTITARE te kombit shqiptar…!..

    Reply to this comment
  3. SHQIPTARI... September 5, 10:36

    …Ne vend qe te germohet ne skutat me te erreta dhe gjirizet qe kundermojne çdo lloj ere te qelbur,…çdo gazete e gazetar, e ka detyre kombetare qe te hulumtojne, kumtojne dhe proklamojne te MADHEN NENE TEREZA te gjithe BOTES, NDERIN DHE PASAPORTEN IDENTITARE te kombit shqiptar…!……

    Reply to this comment
  4. SHQIPTARI... September 5, 10:37

    …Ne vend qe te germohet ne skutat me te erreta dhe gjirizet qe kundermojne çdo lloj ere te qelbur,…çdo gazete e gazetar, e ka detyre kombetare qe te hulumtojne, kumtojne dhe proklamojne te MADHEN NENE TEREZA te gjithe BOTES, NDERIN DHE PASAPORTEN IDENTITARE te kombit shqiptar…!……..

    Reply to this comment
  5. SHQIPTARI... September 5, 10:37

    …Ne vend qe te germohet ne skutat me te erreta dhe gjirizet qe kundermojne çdo lloj ere te qelbur,…çdo gazete e gazetar, e ka detyre kombetare qe te hulumtojne, kumtojne dhe proklamojne te MADHEN NENE TEREZA te gjithe BOTES, NDERIN DHE PASAPORTEN IDENTITARE te kombit shqiptar…!……….

    Reply to this comment
  6. SHQIPTARI... September 5, 10:44

    …Ne vend qe te germohet ne skutat me te erreta dhe gjirizet qe kundermojne çdo lloj ere te qelbur,…çdo gazete e gazetar, e ka detyre kombetare qe te hulumtojne, kumtojne dhe proklamojne te MADHEN NENE TEREZA te gjithe BOTES, NDERIN DHE PASAPORTEN IDENTITARE te kombit shqiptar…!…………

    Reply to this comment
  7. Sokol September 5, 11:32

    Jo vetem kaq SHQIPTARI…
    Por vete Osho eshte objekt dhe subjekt i nje historie amerikane, ne qender te te ciles eshte vete ai, qe me aftesine dhe filozofine e tij mashtroi me mijra perkrahes, duke jetuar njekohesisht ne nje bote te krijuar qe do te ishte e “ardhmja e njerezimit” dhe nje jete luksoze ku ne te njejten kohe kishte 17 RollsRois…
    Prandaj gazeta dhe gazetaret duhet te germojne nje cike me shume dhe te mos na servirin cdo njeri dhe emer qe ju del perpara, pa ditur paraprakisht veprimtarine dhe orientimin e tyre, pozitiv apo negativ per shoqerine…

    Reply to this comment
  8. shabani September 5, 12:06

    Osho je filozof i karit

    Reply to this comment
  9. Jimi September 5, 13:00

    Mbase ne shum gjera ky filozof mund te kete te drejte!

    Reply to this comment
  10. GRANIT DRENICA September 5, 13:51

    Mistiku, Rajneesh,edhe vetëm nga këto që thotë këtu më lartë, ka plotësisht të drejtë edhepse, edhe në këto të drejta të tij, prapseprape është i paplotë; është i mangët, nëse jo edhe shumë i mangët!

    Rajneesh e trajton Nënë Terezen në aspektin e përgjithshëm; ndërkaq që unë, këtu, shkurtas do ta kundroj, do ta gjykoj dhe do ta trajtoj Nënë Terezen, pa u thelluar edhe në detale dhe vetëm në vija të trasha, në pikëpamjen kombëtare-shqiptare dhe si shqiptare, sepse, ajo ka qenë shqiptare, prandaj!

    Nanë Tereza, sikurse e dimë të gjithë, ka lindur në Shkup. Kur ka lindur ajo, shqiptarët përgjithësisht dhe veçmas ata përreth saj aty në shkup por jo vetëm në Shkup, jam i bindur se kanë qenë aq të varfër etj., etj., sa nuk ka pasur njerëz më të varfër, ndoshta, kurrkund dhe, as në Indi!

    Prandaj, dashtas-padashtas, lind pyetja: A ka pasur Nanë Tereza SY në ballë (SY njerëzor) dhe kokë NJERËZOR mbi qafë që të kishte parë dhe të kishte kuptuar se, MJERIMIN njerëzor dhe VARFËRINË deri edhe të skajshme dhe deri edhe të frikshme, e ka pasur mu në vendlindjen e saj; mu në atdheun e saj, mu te njerëzit e saj e rreth saj, mu në popullin e saj !?!…Ndaj, është më se e qartë për këdo që është në gjendje të gjykoëj dhe kuptoj vetëm normalisht dhe fare NORMALISHT se, Nanë Tereza, ose nuk ka pasur SY dhe as KOKË që ta shoh dhe kuptoj se varfëria dhe mjerimi …deri edhe te skajshme kanë qenë, pikërisht te njerëzit e saj; te njerëzit perreth saj dhe te populli i saj; apo, Nanë Tereza nuk ka dashur t’i shohë dhe as nuk i ka interesuar që t’i kuptojë VARFËRINË dhe MJERIMIN e njerëzve të saj dhe popullit të saj, po ka dashur ta shoh dhe ka dashur ta kuptoj, prandaj dhe ta ndihmoj dhe ta shërbej kundërvarfërfërinë dhe kundërmjerimin në Indi, e njerëzve të Indisë dhe jo kundërvarfërinë dhe kundermjerimin e shqiptarëve dhe të Shqipërisë !?!

    …Nanë Tereza, mezi e ka folur ndonjë fjalë SHQIP, ndërkaq që e ka folur serbishten dhe slavomaqedonishten, më mirë edhe sesa serbët dhe slavomaqedonët!?! …Dhe,edhe ky fakt, a nuk do t’thotë shumë dhe, aq shumë?!…

    …Nanë Terezes së BOTËS veçe jo të shqiptarëve, edhe do t’kishin mundur DISI të i harroheshin dhe t’i falëshin …edhe të “GJITHA tjerat”, sikur Nanë Tereza, paksëpaku, të kishte lënë POROSINË që PATJETËR më në fund, bile të varrosej ose në Kosovë, ose në Maqedoni apo, në Shqipëri !…
    …Por, Nanë Tereza nuk e bëri as “KËTE”!!! …Nanë Tereza, po t’kisht pasur vetëm minimalisht atdhedashuri; po t’kishte pasur vetëm minimalisht dashuri për vendin e vet të origjinës dhe për popullin e vet; madje, unë do t’thosha edhe, po t’kishte qenë Nanë Tereza edhe VËRTETË NORMALE qoftë edhe minimalisht, Nanë Tereza -kurrën e kurrës nuk do t’kishte pranuar që të varrosej në Indi, në Kalkutë; po, gjithsesi dhe domosdo: ja në Shqipëri, ja në maqedoni apo në Kosovë ! …Prandaj, KY është FAJI dhe TEJ FAJI i Nanë Terezes që KURRË nuk do t’ia falë Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe as SHQIPTARËT E VËRTETË DHE SHQIPTARËT NORMALË, kudo që të jenë!!!

    Reply to this comment
    • Mollosi September 5, 14:25

      Fjalet e presidentit amerikan, z. B. Clinton me duken shume domethenese: “Nena Tereze ishte e para ajo qe me beri ta dua kombin shqiptar. Dhe tani ndihem shume krenar qe plotesova nje detyre morale ndaj saj dhe ndaj vlerave te lirise.”

      Reply to this comment
  11. DETAR BREGU September 5, 14:38

    FALE NENE TEREZES , KESAJ FEMRE QE CAKTOI NJE QELLIM PER VETEN NE JETEN E SAJ MBI TOKE : SHERBESEN NDAJ TE VARFERVE DHE JA DOLI ME TRIUMF NE GJALLJE TE VET NUK MUND TI KUNDERVIHESH ME SHARJE E DENIGRIME.

    AJO NGRITI NJE MISION QE ENDE EDHE SOT JETON.
    SHERBIMIN NDAJ TE BRAKTISURVE.
    AJO NUK MORRI PERSIPER TE NDRYSHONTE BOTEN.
    BOTA EDHE SOT KA RRJEDHEN E SAJ.
    AJO NUK MORRI PERSIPER TE NDALONTE LUFTERAT.
    POR ATJE KU ATO ZHVILLOHESHIN ME SIMOTRAT E SAJ SHTRINTE DOREN E NDIHMES PER TE PLAGOSURIT , TE BRAKTISURIT , TE PAMUNDURIT , DHE JA DOLI ME MIRE SE EDHE CDO INSTITUCION INTERNACIONAL SI KRYQI I KUQ DHE GJYSEM HENA E KUQE.

    AJO SHKONTE ATJE KU ASKUJ NUK JA MBANTE TE SHKONTE PER SHKAK TE RREZIKUT
    AJO E NGRITI VEPREN E SAJ NE NJOHJE MBAREBOTERORE DHE KU AJO SHKELTE KISHTE PAK PAQE ME SHUME.

    KY OSHO FILOZOFI TEORIKISHT MUND TE KETE TE DREJTE , POR……………..PRAKTIKISHT NUK I LEJOHET ASPAK TE ETIKETOJE ATE KRYEVEPER NJEREZORE TE CILEN RRALLE SHUME RRALLE E SHOHIM EDHE NGA INSTITUCIONE TE TJERA SHUME HERE ME TE MIRE ORGANIZUARA ME ME SHUME FONDE SIC JANE.KISHA APO XHAMIA…!
    NJE PYETJE ME VJEN NDER MEND TE BEJ.
    KUJT NGA NE I SHKON NE MEND TE MERRET ME TE SEMURET LEBROZE….????????????????

    MJAFTON KAQ PER TE KUJTUAR SE NENE TEREZA ESHTE MARRE EDHE ME.ATA QE NUK.MERREJ KUSH AS EDHE FAMILJARET E TYRE

    Reply to this comment
  12. Plaku Xhuxhumaku September 5, 15:19

    Cfare eshte ky çapaçul morranjos qe krruhet kot me Nene Terezen?

    Perse nuk na tregoni edhe cfare ka thene Milloshevici dhe Ratko Mlladici per Nene Terezen ju gazetare me gjak te shprishur?

    Reply to this comment
  13. Eno September 6, 06:58

    Granit, Nënë Tereza ty të verbon. Ishte shiptare dhe fliste mirë serbisht. Kurse ti je një serb i kamufluar që flet shumë mirë shqip. Sa larg që jeni! Një shenjore bëri vetëm mirë kurse ti, për ti bëre keq këtij vendi. Je djalli vet dhe besoj paguhesh mirë.

    Reply to this comment
  14. prift maloku September 6, 09:08

    As ska dit asnji fjal shqip dhe ka ken e betume mos me fol shqip,vet njerez ne moshe te fese katolike qe jane taku me te ma kan tregu jo nji po 2vete,dhe per shqiptari ska ba asgja ajo ka ken me mision nga vatikani me kthy sa ma shume njerez ne fene katolike qe i doli boja ne indi tu shite femi perdhunime drogera etj… kaq.dhe nje cudi e madhe si mund te shejterohet njeriu nga njeriu

    Reply to this comment
  15. Lili September 6, 10:03

    Bravo Osho, Ai nuk ofendon shqiptaret apo Nene Terezen, por demaskon rolin e fese ne sherbim te politikes. Ai e vlereson ate, por e quan hipokrite pse ben ndryshe nga ç‘eshte ne te vertete. Duket qe ata njiheshin mire

    Reply to this comment
  16. GRANIT DRENICA September 6, 13:18

    Përgjigje komentit “Eno”

    Jo, ore Eno-MJERAN, Nanë Tereza, nuk më verbon, por më tmerron e më bën edhe më keq se kaq, qoftë edhe për vetëm faktin se ajo, tërë jetën e vet i shërbeu BOTËS e “qenit e thiut”, por nuk ishërbeu popullit të vet ASPAK! -A e ke, pra, të qartë, o Eno-TOROBELL e TOROLLAK ?! … Dhe, megjthëkëtë, ju shqipfolës; shumë e shumë nga ju,, dje e sot, dallkaukë të fëlliqët e të tej fëlliqët, të shurdhër, të verbër e të marrë, e përkrahni …deri edhe në adhurim dhe,edhe e tellalloni ethshëm e papushim Nanë Terezën; sigurisht, në radhë të parë e më së shumti për t’iua BËRË QEJFIN “njerëzve të mëdhenj e njerëzve të fuqishëm” të botës, sepse njerëzit në fjalë; “njerëzit e mëdhenj e njerëzit e fuqishëm” të botës, gjithsesi që e kanë dashur dhe e dojnë si dhe e kanë përkrahur dhe e përkrahin Nanë Terezën, pikërisht pse Nanë Tereza i ka shërbyer, POS TJERASH, edhe “qenit e thiut” në BOTË por, nuk i ka shërbyer ASPAK popullit shqiptar dhe vendit të vet !!!

    …Unë nuk jam serb, o Eno-TEVEQELpor, jo vetëm TEVEQEL…, po ,jam SHQIPTAR -më shumë SHQIPTAR e, larg më shumë shqiptar sesa sëcili nga ju “shqipfolësit e Nanë Terezës”; madje, jam edhe MË SHQIPTARË edhe sesa të gjithë ju shqipfolësit e Nanë Terezës bashkë !?! ..Po,.unë flas mirë dhe shumë mirë SHQIP, Eno, sepse UNË jam shqiptar i vërtetë dhe, kurrsesi s’jam si ju shqiptarësurrogatët e Nanë terezës !?!

    …Ti, more hajvani-Eno e më keq edhe sesa HAJVAN, po e quan shenjtore Nanë terezën që i ka bërë mirë dhe vetëm mirë edhe krejt botës, por e cila për vendin e vet e për popullin e vet, qoftë edhe një kashtël nuk e ka luajtur prej tokës !!! …Po, Eno, ka mundësi që unë të jam edhe DJALL, veçse UNË jam DJALL-SHQIPTAR e, kurrsesi jo si ti, Eno e si aq shumë të tjerë shqipfolës, -shqiptar-hajvanë e ULTRAHAJVANË !!!
    …Eno, shife sa mirë thot e sa mirë e ka dhe se saktë e thotë të vërtetën, edhe ky komentatori, këtu më lart, “prift maloku”; he, goja të lumtë e paç jetë të gjatë dhe t’u plotësofshin të gjitha dëshirat në jetë, o “prift maloku-shqiptar-shqipo i VËRTETË !

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*