LETRA / Mbërrin më në fund reagimi i italianëve: Pajisja është jona, firmosëm me Nishanin në 2007

May 19, 2016 15:14

LETRA / Mbërrin më në fund reagimi i italianëve: Pajisja është jona, firmosëm me Nishanin në 2007

Policia italiane ka mbyllur debatin për pajisjen përgjuese me një letër që drejtori i saj i përgjithshëm Alesandro Panza i ka çuar sot Adriatik Llallës përmes Ambasadës italiane.

Madje, në letër, Panza shkruan se marrëveshja për trajnimin e policisë shqiptare me këtë pajisje është firmosur në 9 qershor të vitit 2007 nga ministri i asaj kohe i Punëve të Brendshme, sot Presidenti i Republikës, Bujar Nishani.

Sipas numrit një të Policisë italiane, me vënien në zbatim të kësaj marrëveshje, në 11 mars të 2016 janë nisur në Tiranë dy operatorë të specializuar nga forcat e policisë italiane me detyrën për të zhvilluar aktivitete për trajnimin e policisë shqiptare.

“Personeli italian mori me vete për aktivitet stërvitore të cituara, një autoveturë me një aparaturë të quajtur ‘IMSICATCHER’, modeli Vortex i prodhuar nga kompania Ercom, e instaluar në brendësi të makinës”.

Drejtori i Policisë Italiane, Alesandro Panza, përgënjeshtron çdo replikë politike të javës së fundit lidhur me mundësitë që kjo pajisje të jetë përdorur për përgjime të të gjitha llojeve, përfshirë “Whatsapp” apo “BBM”.

“Ky aset stërvitor rezulton i konfiguruar në mënyrë të tillë që mos të ketë mundësi të zhvillojë asnjë aktivitet gjurmues, as trafiku zanor, as tekst mesazhe. Ky konfigurim, i cili nuk është i modifikueshëm nga operatori, nuk lejon as gjurmimin e trafikut të datave”, shkruhet në letër.

Policia italiane thotë gjithashtu se kjo pajisje nuk ka qëndruar për asnjë minute në duart e kolegëve shqiptarë.

“Aparatura trajnuese ka qënë gjithmonë në zotërim të operatorëve italianë dhe nën ruajtje kur nuk përfshihej në aktivitete formuese dhe trajnuese, në zyrën ndërlidhëse italiane në Shqipëri, në brendësi të Ambasadës Italiane në Tiranë”, shkruhet në letër.

Sipas letrës se kryepolicit italian, Panza, me këtë pajisje janë trajnuar 5 operatorë të policisë shqiptare në qytetet e Tiranës, Elbasanit dhe Vlorës.

Në fund policia italiane i kujton Prokurorisë shqiptare se në zbatim të marrëveshjes, ajo gëzon, në bazë të artikullit 8, imunitet nga juridiksioni civil, penal dhe administrative për çdo veprim të bërë në ushtrimin e funksioneve të tyre.

Letra e publikuar fillimisht në kanalin TCH është pasuar nga disa shkrime të portaleve afër PD që thonë se besueshmëria e saj është e dyshimtë pasi Panza e ka firmosur ditën e fundit në detyrë.

May 19, 2016 15:14
Komento

14 Komente

  1. Spiro May 19, 15:50

    Nishani,Llalla dhe Vishoja te pirdhen e te japin doreheqjen.Ushtare te vegjel te Saliut.

    Reply to this comment
  2. anticensurë 25642654 May 19, 16:05

    pisllëku i radhës!!
    dikush do të thotë se meqënëse e thonë italianët ky nuk është pisllëk!!
    ndoshta,por mjafton të kujtojmë se të huajtë kanë thënë dhe më shumë se kaq për të mbbuluar pisllëqet e qeveritarëve shqiptar!
    po ju jap atë më të ndyrin,më të rëndësishmin!!
    “burrë shteti”,nuk besoj se doni tjetër!?
    ps:ju dhjefsha trainimin sepse për këtë fjalët të huaj kemi një fjalë shqip!!
    STËRVITJE!!
    idiotër!!

    Reply to this comment
    • gjermani i fundit May 19, 16:32

      Anticensure, qe ta dish ti, ne vitet ’60 nisi punen Echelon, sistem pergjimi prej 4 partneresh, shba, canada, gb dhe zelanda e re. Po sot? Hehe, sot pergjojne edhe te vdekurit, u vene mikrofone dhe kamera dhe i monitorojne qe kur te rimisherohen te kene biografine me vete. Po vajte ne politike duhet te kesh rrjepur mire lekuren e pare qe mos te kesh cipe fare, ndryshe s’je per ate pune.

      Reply to this comment
      • anticensurë 25642654 May 19, 16:51

        gjermono,
        di eçlonin dhe shumë të tjera!!
        por po të kesh kuptuar atë që po them unë dhe disa të tjerë!?
        nuk do të flisje kështu!të paktë nuk kuptova se kudeshe të dilje!!
        nuk jam kundër kësaj teknike,o gjermono!!
        jam kundër mënyrës së përdorimit të saj!!dua që ajot ë mos përdoret nga berisha e nga rama për interesat e tyre pushtetuore,por të përdoret për të luftuar krimin e korrupsionin!!
        të përdoret në rrrugë ligjore!!përdorimi në rrugë ligjore është si puna e kasafortave zviceriane!!nuk e ka çelësin vetëm një person në dorë!!bile ka dy ose më shumë çelsa!!thjeshtë që të mos ketë shpërdorime!!
        po të mbahet protokoll për këtë paisje,stërvitore po themi,po të informohen,ose merret leje nga institucione të pavarura,që në shqipëri është aq lesh e koqe,atëherë ska problem!!
        këtë duhet të kuptojmë ne dhe jo të mbrojmë paligjishmërinë!!
        gjermono e kam përsëritu sa kam plasur!!
        këta “të djathtë” e “të majtë”,”zihen e theren”përditë,POR ASKUSH NUK PËRFUNDON NË BURG,TË GJITHË VETËM SE PASUROHEN DHE ASNJËHERË NUK JU ËSHTË KONFISKUAR ASNJË QINDARKË!!
        e kupton ti këtë teatër apo jo??
        të fusin brënda për një kacidhe,kur nuk bën pjesë në rrethin e tyre dhe mund të vrasësh një fshat të tërë dhe të japin të drejtën e fjalës çdo ditë,të vjedhësh miliona dhe të bëjnë kryetar parlamenti!!
        nuk është problem paisja e përgjimit,gjermono,as mbulesa që po bëjnë italianët!!
        jo, lali jo!!
        problemi është INJORANCA JONË gjermono!!
        ne lejojmë që të tallin hajdarin me ne!!

        Reply to this comment
        • gjermani i fundit May 19, 18:48

          E kisha fjalen qe ke ngaterruar planet or mik. Po te shkoje nja 300 miliard vite drite me tutje do gjeje planetin ku popullit i sherbejne.

          Reply to this comment
        • shqipe May 19, 21:08

          O icensuruar! Sa here te lexoj,(Natyrisht, me hundet zene me dy gishtat…), aq here kuptoj se, jo vete je ne sherbim te asaj gjes… por je dhe me m… muti se ai… Shkurt, je ena ku salehi peshtyn per dite… Te kujtohet,para do ditesh me the : “… Dhe mos ha m… te me quash salihist!” Mos harro qe nuk te kam atakuar asnjehere edhe pse je nder me te ndyret ne ket’ forum. E nise i pari.

          Reply to this comment
    • Linux May 19, 22:35

      Trajnim dhe stervije sjane fjale te njejta nga kuptimi
      Dy gjera te ndryshme

      Stervitje me shume perfshin anen fizike
      Trajnim perfshin anen teknike.

      Reply to this comment
  3. dani May 19, 16:18

    deri kur shqiptaret do zvarriten pas delireve te nje plaku te marre?nje intrige e nje niveli shume te ulet dhe pa takt por qe per tu realizuar kane bashkepunuar ish kryeminstri,presidenti,kryeprokurori dhe shefi i sherbimeve sekrete.gjynah ne shqiptaret e ndershem nuk e meritojme

    Reply to this comment
  4. antifashisti May 19, 16:26

    Te hane MUT te ghjithe ata qe u moren me pordhet e Berishes lidhur me kete aparat!
    Ketu fus edhe Edi Ramen,qe mbytet me nje pike uji,ndersa Berisha i zhytur ne KRIM koke e kembe ben rremuje nje shtet te tere!
    Po Ilir Meten PSE E LEJONI TE DERDELLITE Berisha ne Kuvend sa per 20 deputete???
    Pse e lejoni Meten te tallet me ju,me ne dhe shtetin shqiptar???

    Reply to this comment
  5. Guri May 19, 16:29

    Jemi lodhur me lojerat e Saliut per te perbaltur punen qe, ndonese ngadale, po kryhet ne drejtim te permiresimit te te gjithe treguesve jetesore te njerezve. Ka ardhur koha t’i mbyllet goja, me ligj, ketij krimineli qe nuk ka lene gje pa bere ne kurriz te popullit. Te miratohet reforma ne drejtesi dhe t’i tregohet vendi qe ka merituar me kohe.

    Reply to this comment
  6. Luani May 19, 17:15

    Nga marrveshja ne 2007 vjen paisja pergjuse ne 2016 e i bie te filloka pergjimin ne 2025. Sqarimi italian per te mbrojt nje marrveshje karagjoze. A eshte kjo aparatura apo tjeter kjo nuk dihet.

    Reply to this comment
  7. info analitike May 19, 17:31

    Po kete mbylljen si ta kuptojme: “Në fund policia italiane i kujton Prokurorisë shqiptare se në zbatim të marrëveshjes, ajo gëzon, në bazë të artikullit 8, imunitet nga juridiksioni civil, penal dhe administrative për çdo veprim të bërë në ushtrimin e funksioneve të tyre.” qe keta mund te shkelin ligjet e vendit sipas deshires? Ne kete rast trajnimet le ti bejne ne Itali.

    Reply to this comment
  8. Hani pak mos hani shume m.... May 19, 23:29

    Saliu emrin e vertete e ka BYTHE, po te vesh bythen per gatim, ajo mut di te gatuaje. Me kete produkt Saliu ushqen SHQUP-in dhe mbeshtetesit e tij, per te larguar vemendjen nga krimet e bera se bashku me familjet & CO, si dhe te zvarritse Reformen ne Padrejtesi e mos miratimin e saj, ne te cilen ky kriminel dhe mafioz e shikon veten ne shtepine pa qera qe quhet BURG. Javen qe vjen ky shpifes ordiner dhe bajge ka gati shashken, pra shpifjen e rradhes, ky eshte zanati i tij. Krimineli Salinuk mban pergjegjesi per ato qe ka bere e ben se eshte i pandergjegjshem dhe Ilir-Edi i kane dhene amnistine ne kundershtim me vullnetin e 1 milion votuesve.

    Reply to this comment
  9. Graniku May 20, 09:10

    Letra nuk eshte tjeter vecse e nje ish-i ne detyre. Nuk ka vlere fare sa ka vlere nje vendim qeverie i firmosur nga nje ish-kryeminister ( p.sh. me firme te Berishes ).

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*