Letra “për Ramizin”, Elona Agolli: Thashetheme tani që Dritëroi s’është

June 21, 2017 10:17

Letra “për Ramizin”, Elona Agolli: Thashetheme tani që Dritëroi s’është

 

Elona Agolli, e bija e Dritëroit, ka reaguar për disa shkrime botuar prej librit të ri të Dashnor Kaloçit “Shkrimtarët e artistët nën diktatin komunist dhe intrigat e njëri-tjetrit”.

Shkak për reagimin është bërë artikulli me titull “Letra për Ramizin: “Dritëroi është dakord që Faik Ballanca të mos shkojë në Egjypt”, ku thuhet se zbulohet dokumenti arkivor i vitit 1973 për shkrimtarin e njohur Faik Ballanca, nga ku filloi më pas goditja e tij, gjë e cila e çoi në veprimin fatal të vetëvrasjes pak vjet më vonë.

Dokumenti, është një raport-informacion që mban datën 16 prill të vitit 1973, ku Hamit Beqja, asokohe instruktor në aparatin e Komitetit Qendror të PPSH-së për problemet e Arsimit, Artit e Kulturës, i bën me dije eprorit të tij, Ramiz Alisë, lidhur me problemin që kishte dalë për shkrimtarin e ri, Faik Ballanca, të cilit i ishte komunikuar vajtja në Egjipt me një delegacion ku bënte pjesë edhe kolegu i tij, shkrimtari dhe dramaturgu i njohur Ruzhdi Pulaha.

“Shoku Ramiz,

Disa kohë më parë, në bazë të konventës kulturale është aprovuar që të venë në Egjypt shkrimtarët Ruzhdi Pulaha dhe Faik Ballanca, të cilëve u është komunikuar kjo.

Kohët e fundit ndonjë shok nga Lidhja (këtu edhe Dritëroi), ka ngritur çështjen që Faik Ballanca, gjer tani redaktor në revistën ‘Nëntori’, është mirë që të mos vejë, pasi ka patur disa kritika për të. Organizata bazë e partisë nuk e ka vënë në listën e atyre që largohen, pse kanë bërë gabime dhe lëshime (megjithëse edhe ky ka pasur ndonjë të tillë), por ka menduar të transferohet në ndonjë punë më afër bazës duke qenë se është edhe i ri.

Shokët drejtues të Lidhjes, duke u nisur nga ajo që gabimet e tija nuk kanë qenë të asaj shkalle sa të largohet nga Lidhja për ta, si dhe nga fakti se i është komunikuar që do të vente, mendojnë që të mos anullohet vendimi për ta dërguar”, thuhet në letër.

Për sa më sipër, e bija e shkrimtarit Dritëro Agolli ka reaguar si më poshtë, në adresën e saj në Facebook.

REAGIMI I ELONA AGOLLIT

Mendim për një titull e një shkrim

Medemek do rindërtojnë historinë “pa ndryshime dhe pa shkurtime”, duke harruar që siç thotë Dritëroi “me shufra të kalbura, nuk thuret gardhi”.

Marrin përsipër barrë të madhe dhe që në titull manipulojnë.

“Letra për Ramizin” dhe shigjeta grafikisht shënjon “Dritëroi, dakord që Ballanca të mos shkojë në Egjypt”.

Lexon shkrimin jo pa durim dhe sheh një letër të Hamit Beqjes drejtuar Ramiz Alisë, letër e cila citon emrin e Dritëroit, i cili asokohe nuk ishte as Kryetar i Lidhjes.

“Kohët e fundit ndonjë shok nga Lidhja (këtu edhe Dritëroi) ka ngritur çështjen që Faik Ballanca, gjer tani redaktor në revistën ‘Nëntori’, është mirë të mos vejë, pasi ka patur kritika për të” (Hamit Beqja).

Vërtetësia e faktit nuk është duke përdorur citate të të tjerëve për mendimet personale të atij që citohet. Dhe, aq më tepër tanimë që Dritëroi nuk është në jetë, është mjaft kollaj të ndërtohen histori me thashetheme. Por siç thotë i adhurueshmi babai im: “Dikush ka thënë se gazetat janë hekurudha të gënjeshtrës. Po unë mendoj se sot mund t’i quajmë edhe autostrada të shpifjes”.

Por do vijë momenti që do të dëgjohet e lexohet mendimi i të pakrahasueshmit Dritëro përmes dorëshkrimeve dhe dosjeve që vetë Dritëroi i ka lënë përkohësisht të mbyllura, për t’u çelur atë ditë e atë moment që do ta gjykojmë të duhur.

Po bashkëngjis disa aforizma e thënie që shumë shpejt do shohin dritën e botimit, e në fakt këto do të quheshin përgjigjja më e mirë e vetë Dritëroit:

* Unë nuk kam frikë as nga e djeshmja, as nga e nesërmja. Kjo është për mua kryesorja. Kurse të sotmen e kam në dorë vetë, për frikën dhe për guximin.

* Nuk ndërtohet rrota e historisë me masën e rrotës së veturës tënde.

* Të vërtetës dhe gënjeshtrës nuk i gjendet kufiri ndarës, ashtu si zjarrit dhe tymit.

* E vërteta noton kundër rrjedhës së përroit të gënjeshtrave.

* Gënjeshtra është një e vërtetë e kthyer kokëposhtë.

* Nuk fshihet bualli në rërë.

* I qep kopsat me pe të kalbur.

* Gënjeshtra këmbët i ka të shkurtra, por thonjtë i ka të gjatë.

* Gënjeshtrën e ledhatojnë, të vërtetën e gërvishtin.

June 21, 2017 10:17
Komento

28 Komente

  1. anticensurë25642654 June 21, 10:34

    ““Letra për Ramizin”, Elona Agolli: Tani që Dritëroi s’është në jetë, thurin thashetheme”???
    mi tarallakja e dritëroit
    yt atë ishte figurë shoqërore dhe do të përballet me të mirat dhe të këqijat e të qënit i tillë!
    “thashetheme”??
    “pas vdekjes”??
    po mi tarrallakja e lalit,këto i filloi që xhaxhai tënd,pa e mbuluar akoma të vëllain filloi e u bë protagonist gazetash!!të tjerë po ashtu!!kësaj rradhe po thonë e po nxjerrin letra!!kërko vërtetimin e vërtetësisë së letrës e mos ha kot gam gam!!
    po sjell dhe një herë një thënje të një publiciteti italian”dhe dielli ka anën e tij të errët”!!
    e jo më dritëroi!!
    çdo njeri gjykohet për kohën vëndin dhe qëllimin për të cilin ka kryer veprimin!!
    dje nën komunizëm u përpoqëm të dilnim komunistë që para lindjes së komnuizmit!!
    sot po përpiqemi të dalim të gjithë demokratë!!
    për shumicën,për ata që luajnë këtë rrol!?ka vetëm një përkufizim!!
    PA SHTYLLË KURRIZORE!!
    gjithnjë në kohën e tashme mohojnë vetveten!!
    kështu mi tarrallake!!

    Reply to this comment
  2. Elio June 21, 11:02

    Elona, ben mire te heshtesh e te tregosh fisnikeri ashtu sic po heshtim ne duke respektuar te vdekurin dhe duke te kuptuar ty si bije e nje prindi!
    Po kjo nuk te jep te drejten te hidhesh ne sulm dhe te thuash genjeshter per dicka qe eshte shkruar e.zeze mbi te bardhe!
    Kjo nuk eshte asgje me ate cka ka bere babai yt ne krye te lidhjes!
    Do apo nuk do ti e verteta del nje dite! Dhe ne do te te japim nje dore qe ti ta njohesh( me qe po e kerkon) babane tend me te gjitha dritehijet e tij!

    Reply to this comment
  3. Kolonjari June 21, 12:34

    Keta palo njerez flasin, tani pas vdekjes, se jane te pa bese.

    Reply to this comment
    • Aleks June 21, 13:41

      Palo je ti dhe te gjithe ata qe persektuan njerez dhe jo vetem nuk i vret ndergjegja por edhe duan te mbulojne diellin me shoshe!

      Reply to this comment
  4. Euro Maloku June 21, 12:41

    Driteroi si te gjithe komunistet i shrbeu Atdheut duke sakrifikuar edhe familjen e pare per idealin.
    Kjo pjese e jetes eshte dinjitoze.
    Pas permbysjes se komunizmit si mjafte te tjere pa shtylle kurrizore nuk pranoi “te vdes ne kembe”,por u zvarrit duke u qurravitur…!

    Reply to this comment
    • Marko June 21, 13:44

      Po mbas sistemit nuk u zvarrit po u shperblye me nje “librari” qe e kane kthyer ne pijetore ne mes te Tiranes!

      Reply to this comment
  5. katarakti June 21, 12:47

    Ti moj Elona mbron tet ate dhe kjo eshte e kuptueshme. Por ne qe e kemi njohur ate kohe si dhe tet ate e dime shume mire qe ai ka qene nje komunist 24 karatesh nga ata me te perkushtuarit. I ka sherbyer me devotshmeri dhe besnikeri regjimit te Enver Hoxhes dhe ka marre pjese ne shume “spastrime” qe kane ngjare ne Lidhjen e Shkrimtareve dhe Artisteve te Shqiperise. Eshte e vertete se ai mbajti nje qendrim kurajoz dhe dinjitoz ne kongresin e 10 te Partise se Punes, por kjo nuk e ben ate reformator. Ai ka qene mashe e regjimit diktatorial dhe persekutor qe nga viti 1960 deri me 1989-ten.

    Reply to this comment
  6. lato June 21, 13:19

    Ka disa vjet qe po perpiqen te ngrene nje mit te rreme per Faik Ballancen duke njollosur figura kolonata te letersise shqipe si Dritero Agolli.E kam njohur Faik Ballancen nepermjet shkrimeve te shumta ne organet letrare dhe nga nje i afermi im shkrimtar qe sot eshte ne jete dhe vazhdon te botoje vepra letrare,tregime dhe romane.NQS do te sajoni intriga te sektarizmit ideologjik dhe klasor ne dem te Faik Ballances,po ju them se Faik Ballanca ka qene hija e sigurimit ne redaksite e Nentorit dhe Shtepise botuese Naim Frasheri.Shkrimtarit H.C.qe kishte botuar dy permbledhje me tregime ne 1969 dhe 1972(kur u fashit lufta e klasave),sapo mori vesh qe kishte pasur te jatin ne burg,ja ktheu doreshkrimin e romanit,duke i thene:-Sa te jem une redaktor i shtepise botuese,ti nuk ke per te botuar kurre!.Te dy e kishin shtepine ne kat te peste dhe kur shkrimtari mori vesh qe Faik Ballanca u hodh nga kati i peste,shkoi ne klubin e Lidhjes dhe tha:- pese vjet priti Faik Ballanca te hidhesha une prej deshperimit te romanit nga kati i peste,nuk duroi dot dhe u hodh vete.Ajo qe mbreteron ne letersi eshte cilesia.Faik Ballanca ishte nje mediokerr shpirtlig dhe persekutor,ndryshe nga Dritero Agolli,Fatos Arapi,Llazar Siliqi,Jakov Xoxe,qe ishin shpirtmedhej dhe i ndihmonin dhe inkurajonin talentet letrare te asaj kohe.Botojeni vepren e Faik Ballances qe te shihni se sa do te lexohet.Letersia e mire eshte e perjeteshme,nuk ka kufizime kohe,klasore apo ideologjike.Ka 25 vjet rreshteri i toger Babes,sikari i Koci Xoxes, Kasem Trebeshina qe shet lloqe me disidence antikomuniste.Akuzon Kadarene se i paska zene rrugen,akuzon Dritero Agollin se i paska bere hije,akuzon regjimin komunist se e paska burgosur,Jane Ojna! Kasem Trebeshina ishte pol-potist i terbuar dhe kerkonte te bente me intelektualet borgjeze,ate qe beri Napolon Zerva me camet,Meqe kishte qene pjestar vullnetar i skuadrave te pushkatimit,kerkonte te kenaqte etjen e tij per gjak,duke i therur vete borgjezet dhe pasaniket.Mirepo Enver Hoxha nuk linte nje rreshter te toger babes ta udhehiqte ne masakra.Luften e klasave e kishte me program,prandaj per zellin e tij te tepruar pol-potist,e shtroi ne cmendine.Ky ishte burgu i Kasem Trebeshines,sepse Kasem Trebeshina ishte nipi i perkedhelur i polpotistes Fiqerete Sanxhaktari(shehu).Kush e lexon sot Kasem Trebeshinen me gjithe bujen dhe letrat e sajuara qe gjoja i ka shkruar Enver Hoxhes.Enver Hoxha te zhdukte me gjithe Fiqerete,ashtu si internoi prej verteti me gjithe t`emen Reshit Lleshin,pse i tha te jatit dhe Enver Hoxhes ,:-ju te dy jeni bere si Stalini me Zhukovin.Mos na krijoni disidenca te rreme me Faik Ballancen,i biri sigurimit te shtetit, e me Kasem Trebeshinen,rreshterin me gjaksor te toger babes ne emer te letersise,sepse letersia eshte hyjnore.Faik Ballanca nuk u hodh nga kati peste pse nuk paska vajtur ne Egjipt.E di gjithe Tirana pse e vrau veten Faik Ballanca.

    Reply to this comment
    • Zana June 21, 13:57

      Lato.ti duhet te kesh qene deshtak!
      E sigurte kjo se deshtaket Ballanca nuk i honepste!
      I vinte ndohte! Ashtu sic me vjen mua nga komenti yt!
      Shkrimtar brilant qe ca vemje si puna jote e luftuan me zell!

      Reply to this comment
    • Fatosi June 21, 14:01

      Lato o genjeshtar Ballancen e kam patur fqinj dhe nuk e ka patur kurre shtepine ne kat te 5-te dhe as ne pallat!
      Njeri i shkelqyer dhe euridit per moshen!

      Reply to this comment
    • Goni June 21, 14:13

      O Lato o qyq! Ballanca nuk ka shkruar asnje resht per partine!
      Ka shkruar per Shqiperine e per njerezit e thjeshte!
      Tregimi i tij brilant “Mbama pak pallton cun” eshte nje perle!
      Po keshtu edhe shume te tjere!
      Kaq di e kaq thua! Qenke per te te ardhur keq!

      Reply to this comment
  7. demo June 21, 13:58

    Bravo Lato,Jam i te njejtit mendim!

    Reply to this comment
  8. Namiku June 21, 14:17

    Per Latoo ziun!
    Vepra e Ballances vazhdon te botohet e ribotohet me sukses!
    Lato po lexo o derezi se do vdesesh injorant!

    Reply to this comment
  9. Artur Nika June 21, 15:34

    Driteroi qendron ne ate piedestal qe as Ballancat dhe as Kalocet mjerane nuk mund ta shihnin veten as ne endren me te bukur. Blogare truthare STOP perroit psiqik te hedhjes balte mbi figurat kombetare si Agolli qe vijne “once in a lifetime”

    Reply to this comment
  10. M.Hajati June 21, 15:42

    Dashnor Kaloçi,Asht njeri intrigant shpifes i paskrupullt e pa moral.Nji hipokrit tejskajshem i ndyre.Ky Kaloç kaçolit meriton leqitjen nga njerezimi.Asht teper i rrezikshem nga shpifjet qe thure ndaj njerezve te ndershem dhe me dinjitet.

    Reply to this comment
    • Qako June 21, 17:28

      Nuk e njoh Kalocin dhe nuk mund te flas ! Por nickname qe ke zgjedhur ka qene njeriu me intrigant i RTSh-se!
      Le te heshtin militantet dhe te shkruajne ata qe e njohin letersine!

      Reply to this comment
  11. Artan June 21, 16:33

    Ballanca ka qene me te vertet nje shkrimtar i madh. Ai mund te krahasohet pa frike nga stili i te shkruarit me shkrimtarin e madh amerikan O’henri. Sa per Driteroin ai eshte gjigand dhe i paarritshem

    Reply to this comment
    • Eli June 21, 17:21

      Sakte Artan! Po Ballanca ishte vetem rreth te 30-tave kur iku! E mendon dot se kush do ishte sot?

      Reply to this comment
  12. ELIOT June 21, 16:38

    elona ;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;; te kuptoj qe nderon babin tend ;;;; edhe une do te beja si ju ;;;; ju jeni nje grua intiligente ;;;; dhe tironse ;;;;;;;por kur babi jot i thurrte lavdi psikopatit stalin ;;;;;; i bente poeme per nje kanibal ;;;; ;;si stalini ;;;; e dini se stalini vrau miliona me shume se hitleri ;;;;;;dhe te shkruash pozitive per te ;;;;; eshte te tallesh me popullin ;;;;;;; dhe kur e ben shkollen ne rusie ;;;;;;; te gjithe e dime se ne ate kohe ne rusie behej shkolle por edhe spiunazh ;;prop komuniste ;;;; me nderime ;;;;;;;;ju jeni per rien ju kuk keni faj ;;;; dhe kurre sju gjukojme ;;;;;; nderime ;;;

    Reply to this comment
  13. Ish-studenti June 21, 21:43

    Kemi qene bashkestudente me te ndjerin Faik Ballanca,te birin e Zenullait,dekan i juridikut qe aso kohe ishte prane fakultetit te Histroti-fililogjise.Faiku perseriti vitin e trete ne lenden e letersise shqipe me prof. e nderuar Mark Gurakuqi,qe ishte mik i Zenullait dhe i thoshte shpesh here si me shaka Faikut se nuk do te kalohet provimi i letersise per hater te babait. Faiku ishte jo antikonformist me superstrukturen ideologjike te shtetit te kohes,prej se ciles gezonte te gjitha perfitimet,por ishte disi kontravers me veteveten,prandaj fatkeqesisht e zgjodhi vete fundin e tij tragjik.

    Reply to this comment
    • Shoku i ish studentit June 22, 09:58

      Babai i Faikut nuk ka qene kurre dekan i Juridikut! Kjo sa per sqarim!
      E dyta se sa me hater i ka marre provimet Ballanca e tregon vepra e tij e mevoneshme!
      Une jam po ashtu nje ish shok fakulteti i tij dhe nuk e di se cfare vepre ke ti mqs po gjykon Faikun qe per moshen ishte nje gjeni!

      Reply to this comment
  14. 9 Maj 1945 June 21, 22:02

    Driteroi i perqafoi me zell te jashtezakonshem te dy sistemet, sistemin socialist qe e mbrojti me fanatizem te semure per mbi 30 vjet dhe ate kapitalist qe gjithashtu e promovoi me fanatizem qysh nga kongresi i dhjete i Partise se Punes se Shqiperise. Thene thjeshte “dallandyshe ktheje ndryshe” Ky ishte jo vetem Driteroi por edhe Kadareja e shume te tjere. Njerez pa personalitet por shkrimtare te mire

    Reply to this comment
  15. lato June 22, 23:15

    Edhe njehere per te gjithe ata qe duan te zbrazin “hakun” qe u dha perendia mbi Dritero Agollin.Per Dritero Agollin si patriark i Letersise shqipe,nuk kam c`te flas se kane folur boll studiues te letersise nga Leningradi ne Paris.Per Dritero Agollin si njeri kam c`te flas sepse pa te Prec Zogaj,Mark Marku,Ylli Rakipi dhe dhjetra talente,do te ishin sot duke u grindur per gardhin e ares dhe ujin e vijes me fqinjin ne ato fshatra te thelle nga kane zbritur ne Tirane.Pa Dritero Agollin Faslli Haliti dhe Koco Kosta dilnin apo nuk dilnin gjalle nga burgu.Po pse nuk shpetoi Visar Zhitin,Sherif Merdanin,Max Velon?Ndonjehere edhe Enver Hoxha kur donte te shpetonte ndonje mik,i thoshte te largohej nga fshati,se e kishte marre baza me sy te keq!!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*