Letra prekëse që Podrimja i dërgonte Dritëroit: Tmerr, fëmija im gjendet në një kotësi të thellë!

March 7, 2018 20:59

Letra prekëse që Podrimja i dërgonte Dritëroit: Tmerr, fëmija im gjendet në një kotësi të thellë!

E bija e Dritëro Agollit, Elona, pothuaj çdo ditë publikon letra, shënime nga arkivi që ka lënë trashëgimi shkrimtari duke u ndeshur këtë herë me një letër prekëse të dërguar nga poeti Ali Podrimja.

Të dy të ndarë nga jeta, sidomos Podrimja me një ikje mjaft të dhimbshme. Me trishtimin që e shoqëronte për humbjen e të birit, qysh në të ri, ai jep shpirt në Francë, si një “profeci” e takuar prej Podrimjes, pothuaj në të gjitha poezitë e tij.

Por letra e panjohur me të cilën Podrimja i është drejtuar poetit tjetër, Agollit është pikërisht momenti i përjetimit të tij, pasi ishte njohur me lajmin e sëmundjes së pashërueshme të djalit, Lumit.

Duke dashur të largohesha një çast nga punët e përditshme të zyrës dhe të ndjeja frymën e babit përmes leximit të rreshtave të dorëshkruara nga ai, ngeca në një letër tejet të dhimbshme, shkruar nga miku i tij i madh Ali Podrimja.

Në atë letër ai i përcillte dhimbjen e papërshkruar, pasi ishte njohur me lajmin e sëmundjes së pashërueshme të djalit, Lumit. “Qëllimi im është ta shpëtoj Lumin , të gjej ilaç për jetën e tij .”- kështu i shkruan Dritëroit, shpirtërisht i dërrmuar atë 30 tetor të vitit 1979 , kur vetë poeti ishte jo më shumë se 37 vjeç”, shënon Elona në rrjetin e saj social.

Ja letra e plotë:

I dashur Dritëro,

Dëshiroja të jem me Juve, por qe, më gjet kjo e keqe. Megjithë intervenimet e mëdha të mjekëve, fëmija im gjendet në një kotësi të thellë.

Ai nuk kishte ekinokokun, por tumor në brinin e shtatë të anës së majtë. Tmerr, tmerr dhe diçka e paparamenduar . S’di si do ta mashtroj dhe si do t’i tregoj Fitores; s’di si do t’i kaloj ditët me të.

I dashur Dritëro, nëse mundesh dhe nëse ke miq të mirë nga mjekët, të lutem interesohu dhe më lajmëro disi. Qëllimi im është ta shpëtoj Lumin, të gjej ilaç për jetën e tij.

Këtë fotografi të Lumit ia jep Xhevairit. Më fal, nuk po mundem më të shkruaj. Ju dëshiroj çdo të mirë ty, familjes suaj dhe të gjithë shokëve.

Me dashuri vëllazërore

Ali Podrimja

 30.10.79 , Beograd

P.S

30 tetorin do ta mbaj në mend si ditë të rëndë për familjen time.

Aliu

e.r/dita

March 7, 2018 20:59
Komento

2 Komente

  1. ne cilen bote jetohet ktu ! March 7, 21:40

    duhesh me ken 250-vjec sot ,
    me u marre me te tilla shkrime koti

    Reply to this comment
  2. Dn March 7, 23:37

    Gynahet paguan ne kete bote, edhe te dy shume gynah kane ba tjereve,pra vuajtjet prej Zotit ,apo prej shpirterat qe kane lenduar vete keta i kane.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*