Letra tronditëse: Skandalet që ndodhin brenda policisë. Ja pse krimi ka dalë jashtë kontrollit

DENONCIM July 17, 2013 09:50

Letra tronditëse: Skandalet që ndodhin brenda policisë. Ja pse krimi ka dalë jashtë kontrollit

Implikime të rënda të drejtuesve të policisë. Rastet në Fier, Shkodër, Vlorë, Dibër, etj. Nga skandalet seksuale te përdorimi i mjeteve të policisë për punë private dhe “shumë private”. Gradë kryekomisar për “besnikë të PD-së” që kanë mbaruar vetëm shkollën e mesme. Policë që marrin rrogën duke nxjerrë nga portofoli fotografinë e Berishës. Shefa që përdorin makina e të vrarëve nga krimi. SHKB dhe Drejtoria e Burimeve Njerëzore, nuk merren me krimin, por me listën e “rebelëve” kundër pushtetit. Arsyet e lëvizjeve të shumta në prag të zgjedhjeve të 23 qershorit. Në 7 muaj, 8 shefa komisariati të ndërruar për “shkak të Lazaratit”, etj

 

Letra e mëposhtme është dërguar në redaksinë e DITA nga një drejtues policie, i cili kërkon t’i ruhet anonimati. Letra pasohet nga disa denoncime konkrete, të cilat DITA do ti botojë në numrat në vijim. Në këtë letër hidhet sadopak dritë mbi arsyet e degjenerimit të policisë së shtetit. Ky degjenerim është sot shkaku i rënies së frikshem të autoritetit të shtetit dhe shtimit të krimeve dhe vrasjeve që po trondisin edhe këto ditë opinionin publik. Më poshtë, teksti i letrës:

 

 

Pak ditë më parë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, liroi nga detyra dy komisarë policie me motivacionin për thyerje të rregullave të etikës dhe moralit. Në pamje të parë ky është një lajm i mirë për këdo që beson se problemet e policisë më në fund janë zgjidhur të gjitha, derisa ju erdhi radha atyre që “shkelin etikën”. Pra, gjithçka ecka si në vaj dhe të krijohet përshtypja se performanca e policisë së shtetit paska arritur në ato nivele sa do ta kishte zili çdo homologe e saj. Nëse do të ishte kështu vërtetë, cili njeri i mirë në këtë vend, nuk do ta përgëzonte e përkrahte punën e uniformave blu, sidomos në këtë periudhë të ndërrimit të pushtetit e sezonit të pushimeve verore? Por, e verteta nuk është kështu.

Çdo qytetar shqiptar është dëshmitar i asaj që po ndodh. Duke ju hedhur një sy kronikave të zeza që japin mediat, janë në gjendje të vlerësojnë atë që reklamohet dhe atë çka ndodh realisht me punën e policisë. Sidomos pas 24 qershorit, jemi dëshmitarë se uniformat blu kalojnë emocione dhe frikë se çdo të ndodhi me fatin e ardhshëm të tyre. Këtë krizë e përjetojnë jo vetëm ata që kanë shkelur haptazi e dukshëm ligjin, por edhe ata që me heshtjen e tyre, me mospasjen e guximit për të denoncuar kolegët dhe eprorët e tyre për shkeljet e konstatuara në njëfarë mënyre janë bërë të fajshëm, por jo sa ata. Ku të ankoheshin? Te kush? Po pasojat?

 

Roli i SHKB

Gjatë këtyre viteve në rradhët e policisë së shtetit, është krijuar një kastë kuadrosh arrogante, keqbërëse e aspak njerëzore (profesionalizmi nuk diskutohet që jo), që bënin ligjin kudo e mbi këdo, që abuzonin me detyrën, në dëm të të tjerëve në mënyrë të dhimbshme, që përdornin ndaj vartësve gjithë fjalorin më të keq të mundshëm, që shanin edhe me rob shtëpie, që të bënin leckë para publikut pa asnjë të drejtë e pa asnjë shkak, të paaftë e pa kulturë, që po t’i kundërshtoje të lironin në vend.

Në këto vite kuadrot bënin rrokadë pa kuptim, pa asnjë lloj suksesi, që vendosnin vetë për kurse kualifikimi jashtë shtetit, për vete dhe për miqtë e tyre, por që vetëm eksperiencë pune nuk na sollën prej andej ku shkonin.

Të numërosh raste të tilla duhet kohë, ndërsa të zbulosh lidhjet e tyre, del se uniformat blu këto vite i kanë drejtuar një grusht personash me lidhje miqësore, shoqërore e interesi sa është normale të përdoret fjala “mafie”.

Në krye të kësaj detyre ka qëndruar Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm, e cila për rastet që kanë ndodhur në dhe me policinë e shtetit, jo vetëm që nuk e ka kryer detyrën funksionale, por ka qenë thjesht një organizatë partie nëse gjykojmë duke krahasuar përbërjen dhe detyrën që kishte me atë që kryente në të vërtetë.

Në radhët e kësaj drejtorie u futën militantë partie, hakmarrës e të paaftë, që nuk kishin lidhje me formim e njohuri policore. Kjo drejtori, si e tillë duke instaluar dhe psikozën e frikës, ka abuzuar në detyrën e saj dhe është bërë palë e përkrahëse me shkelësit e ligjit sepse ishin besnikë partie. SH.K.B-ja këto vite është mburrur se ka luftuar korrupsionin në radhët e policisë duke liruar nga detyra 2-3 policë rrugore në komisariatin e policisë Tepelenë, sepse kishin marrë rryshfet 2 mijë lekë të reja. Ndërkohë që nuk u mor fare me rastin e Krenar Ahmetit, psh, i cili siç dihet, para katër vitesh në “Shëtitoren Dëshmorët e Kombit” demonstroi hapur bindjet e tij partiake, duke njollosur uniformën e policisë së shtetit me veprime të shëmtuara. Rasti i këtij punonjësi policie nuk është i vetmi dhe për t’u theksuar është se dhe roli i SH.K.B-së ka qenë po i njëjtë: Inekzistent.

Kjo drejtori nuk është marrë asnjëherë me rastet e policëve të vrarë, të dyshuarit e përfolur në këto vrasje, si dhe me asnjë rast të përfolur nga mediat e personalitete të ndryshme për implikime e inkriminime të uniformave blu deri në kupolën e lartë të Drejtorisë së Përgjithshme, me emërimet e pranimet pa kriter që me paaftësinë e tyre janë bërë burim konfliktesh e hakmarrjesh, etj…

Shkurt, SH.K.B-ja e mbylli misionin e vet duke hartuar listat e “rebelëve” kundër pushtetit. Në të njëjtën linjë, me po të njëjtat forma e metoda ka funksionuar dhe Drejtoria e Burimeve njerëzore në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, e cila vetëm politikë kuadri nuk ka kryer. Me urdhër nga lart apo me iniciativën e vet, kjo zyrë asnjëherë nuk e ka trajtuar kuadrin sipas përkushtimit e profesionalizmit. Me apo pa urdhër ajo ka thyer rregulloren që përcakton rastet e lëvizjeve të kuadrove si vlerësimi i punës, njoftimi të paktën një muaj më parë për transferim, motivacionin e lëvizjes që janë shoqëruar dhe me kosto financiare, pasi një punonjës policie kur transferohet larg banesës përfiton pagë shtesë për largësinë por edhe për bashkëshorten. Lëvizjet janë kryer për arsye preferencash, tendencash, çështje bastesh, duke e kthyer politikën e kuadrit në një pronë private që nuk do ta aplikonte as policia më e dobët private. Primare në lëvizjen e kuadrove, sidomos të atyre me ngritje në detyrë, të atyre përfitonin grada, që caktoheshin në të ashtuquajtura vende të privilegjuara, ka qenë jo meritokracia por partishmëria.

 

Disa shembuj për këto raste që përmendëm

Në një komisariat në jug të vendit, për shtatë muaj janë ndryshuar tetë shefa komisariati, ndërsa po kaq dhe shefa krimesh e shefa rendi. Arsyeja? Ky rreth ka në juridiksionin e vet dhe malin e Sopotit nga ku duket në pëllëmbë të dorës fshati Lazarat, i njohur për kultivimin e bimëve narkotike, ku kuajt dhe mushkat nuk i kursejnë “vizitat” gjatë natës midis vendeve fqinje.

Para tre apo katër muajsh, në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër është hartuar një liste me mbi dhjetë kuadro, të cilët janë transferuar në rrethe të ndryshme të vendit. Thonë se për këtë lëvizje ka dy arsye: e para për bindje politike dhe e dyta, se ata nuk u bënë palë me askënd, e për këtë pika e kontrollit policor në Ujin e Ftohtë Tepelenë ngelej “jo në duar të sigurta”…

Në prag të zgjedhjeve të 23 qershorit, janë bërë lëvizje të shumta nga Tirana e Jugu në Veri, nga Lezha në Korçë, nga Veriu në Jug me të njëjtin motivacion: për nevoja pune. Ky motiv ka qenë refren në politikën e kuadrit të këtij institucioni ndër vite.

Drejtori i Kufirit dhe Emigracionit të Korçës ka qenë më parë dhe 10 ditë si Drejtor i Qarkut të Beratit. Arsyet e kësaj lëvizje janë dy: në Berat si i paaftë, ndërsa në Korçë si i privilegjuar.

Kryepolici i Qarkut të Fierit dy vjet më parë kur ishte drejtor në Qarkun e Shkodrës u lirua për shkak të një skandali seksual siç u cilësua nga media, ndërkohë që më parë kishte marrë masën disiplinore ulje në gradë. Thonë se ky drejtor ka qenë edhe një politikan i  zellshëm, pasi kudo që ka punuar në sy të vartësve, e brenda ambjenteve të policisë ka sharë e ofenduar politikanë të majtë. Ngelet i dyshimtë si riciklimi i tij në detyrë por edhe rifitimi i gradës, ndërkohë që largimi i tij është festuar nga vartësit, për shkak të problemeve që ka pasur në komunikimin me ta.

Drejtori i Policisë së Qarkut Vlorë është aq “mediatik” sa edhe për zbulimin e një vjedhje të vogël del jep konferencë shtypi, por hesht kur karabineria italiane kap disa herë rresht 1,5 ton drogë me origjinë nga Shqipëria, e konkretisht nga Vlora.

Drejtori i Policisë së Qarkut Dibër, si dhe Shefi i Qarkullimit rrugor në këtë drejtori, kanë bërë fushatë me mjete të bllokuara për vepra të ndryshme penale.

Tipik është rasti i Shefit të Komisariatit të Policisë Mat, i cili me mjetin e të ndjerit Halit Dedja, i vrarë para 2-3 vitesh në Tiranë për hakmarrje apo larje hesapesh, ka shkuar në çdo fshat, duke bërë haptazi fushatë për partinë e tij të zemrës.

E tepërt të përmendim shumë shefa komisariatesh, të cilët kanë lënë detyrën dhe kanë shoqëruar për fushatën elektorale kryeministrin në detyrë, si dhe ditën e zgjedhjeve janë larguar nga detyra 200-300 km larg, për të votuar duke e lënë ecurinë e procesit zgjedhor në mëshirë të fatit. Ka edhe oficerë me gradën kryekomisar në një qytet verior që ka mbaruar vetëm shkollën e mesme mekanike, por që s’di të punojë as si mekanik, pale më të kryejë detyrën e policit. E vetmja gjë që bën ky njeri, është se i bën mirë picat për shefat.

 

Të papërmbajtur në fushatën zgjedhore

Kuadro policie dhe policë të zakonshëm janë treguar të papërmbajtur në fushatën zgjedhore duke i shprehur haptazi bindjet e tyre politike seriozisht, duke nxjerrë nga portofoli fotografinë e kryeministrit në ikje, e duke e puthur shpreheshin “të faltë zoti shpirtin”. Të vjen sidomos keq, që një zëvendës drejtor i përgjithshëm ka marrë pjesë në inagurimin e tunelit Tiranë-Elbasan së bashku me familjen e vet, ndërkohë që të qenurit atje sidomos me familjen nuk e përligj dot, pasi me ruajtjen e zyrtarëve të lartë të shtetit, siç dihet merret Garda e Republikës.

Në policinë e shtetit, në dhënien e gradave, nuk ka ndikuar meritokracia, edhe pse në këtë proces janë përfshirë edhe të huaj. Kjo vërtetohet nga niveli i ulët që ata kanë, nga komunikimi, nga të folurit, nga veshja, nga mënyra e të ecurit, etj… Në sektorët e financës e logjistikës nuk ka transparencë dhe për t’u përmendur që ndoshta nuk do të ketë nevojë për komente janë disa fakte.

Karburanti nuk përdoret për punë, për aksione policore, por për punë private, madje shumë private… Shefat lëvizin me mjetet e punës, edhe pse ka një Urdhë të Drejtorit të Përgjithshëm, që ndalon përdorimin e automjeteve të punës jashtë juridiksionit që mbulojnë, ndërsa uniformat e policëve sigurohen duke u blerë me lekë në një dyqan privat diku te stacioni i trenit në Tiranë. Një e vërtetë e shëmtuar kjo, po të kemi parasysh dhe faktin se po këta policë janë futur në pune me lekë, mbijetojnë duke paguar lekë dhe tash së fundi urdhërohen ta blejnë uniformën e policisë me lekë.

Ka dhe gjëra të tjera të cilat Drejtori i Përgjithshëm duhet t’i dijë, e se për këto nuk mund të ketë as ndjesë e as pendesë. I vetmi justifikim i tij mund të jetë shprehja se unë “de jure” kam qenë drejtor, por “de fakto” jo. Atëherë, kush e ka drejtuar kështu në këto vite policinë e shtetit?

Normale që kjo pyetje do të marrë përgjigje së shpëjti, por ajo që duhet të bëjmë është që të nxisim e të përkrahim punën e mirë të shumicës së kuadrove për ta vazhduar kryerjen e detyrës me kurajo e profesionalizëm derisa të vihen pikat mbi “i” ndaj atyre që na kanë nëpërkëmbur e poshtëruar padrejtësisht e qëllimisht deri tani.

DENONCIM July 17, 2013 09:50
Komento

38 Komente

  1. Ruxheli July 17, 10:10

    Le te shpresojme qe qeveria e re do te mbaje fjalen duke e vendosur rendin brenda 300 diteve te para te qeverisjes se saj.Dhe pastaj ne vazhdim ta persose punen e vet me tej duke fituar besimin e opinionit te gjere publik vendas e te huaj.

    Reply to this comment
    • feniks July 17, 14:50

      E pergezoj kete oficer policie anonim,per AKUZAT,qe ben ndaj DREJTUESVE TE POLICISE!!!
      Si lexues i TEMES,do ta keshilloja:
      -Mire “anonim”,por pse nuk jep me saktesi emra e ngjarje,qe t’i sherbejne hetimit te mevonshem???
      -Ky material vlen per ndonje analize poliocie te nje FSHATI,ku te gjithe kritikohen dhe te gjithe lavderohen!!!
      Nje ushtarak i mirefillte( i tille kam qene edhe une dikur),duhet te kete guximin t’i thote HAPUR AKUZAT ,ndersa GJYKIMIN APO ANALIZEN,le ta bejne te tjeret!!!
      Ne fakt ke bere te kunderten:BEN ANALIZE PA FAKTE KONKRETE!!!
      -FAKTE,ZOTERI,FAKTE, DUAM,i thote gjyqtari deshmitarit ne salle ,e jo llafe!!!
      -PO KU E PASHE FAKTIN UNE ZOTERI,SE AI ISHTE BRENDA!!!!-u shfajesua deshmitari i shkrete!!!
      Te pakten ta beje si ky deshmitari edhe ti!!!

      Reply to this comment
      • TIGER July 17, 18:56

        Di te ndonje rast qe faktet te kene denuar njeri aty lart? Ky nuk eshte proces hetimor, aq me teper sot me kete palo-qeveri qe nuk i plas kujt se per keto gjera. Keto jane indicie shume te detajuara, por edhe te njohura per ata qe e njohin Policine Shqiptare.

        Reply to this comment
    • edi July 17, 16:53

      Hej, ec aty ! Bravo, bravo rilindja, filluan letrat anonime… ohh çfare qefi … erdhi xhaxhi ne pushtet dhe po aktivizon banden e vet! Vallahai bilahi e kujtoj me nostalgji kohen e letrava anonime dhe me behet shume qefi qe po rilinde edhe njehere ajo kohe e bukur!
      Ore, te behemi pak me serioz! Ky palla qe shkruan letra anonime pse nuk na nxjerr ndonje dokumet origjinal (siç ben Erion Braçe) per te ilustruar masakren e ketyre barbareve por na perrallis gjera qe i di i gjithe mileti? Edhe ju te Dites mos bini kaq poshte sa te publikoni budallalleqe por kerkojuni ketyre “te ndershmeve” qe te sjellin dokumente konkrete te cilat ndihmojne drejtesi dhe nuk favorizojne individet qe po mundohen te lepijne ndonje kocke me çdo qeveri qe vjen ne pushtet.

      Reply to this comment
      • Anonim July 17, 18:25

        Shko, i nderuar “trim”, te spitali i burgjeve dhe shiko listen e atyre qe moren “lejen e zakonshme” ne kohen e fushates se zgjedhjeve dhe kontribuuan per PD-ne me gjithe mundesite. Por populli ua futi PD-se dhe ketyre banditeve.

        Reply to this comment
      • TIGER July 17, 18:57

        O shpellaret e Sales. Po cfare prisni qe t’ju a veme faktet ne dore sot.

        Thoni faleminderit o Druvaret e Doktorit, qe nuk ka Drejtesi ne kete vend dhe qe do ja hidhni paq me nje largim nga puna.

        Reply to this comment
  2. Argita July 17, 10:16

    KORUPSIONI ESHTE GALOPANT ,KEMI BESIM TE RILINJA E VOTUAM ,PER TE VENDOSUR DREJTESI DHE NDESHKIM TE KORUPTUARVE LE TE SHPRESOJME

    Reply to this comment
  3. Tani July 17, 10:38

    Cfar flet ti ? Elemente te inkriminuar brenda rradheve te policise nxjerrin nga burgu kriminele per te bere presion personave te ndryshem vetenm e vetem per te perfituar para , kjo me fakte me data.egzakt. Policia eshte kthyer ne nje bande qe pa pike turpi te pyesin dhe per pikepamjet tuaja . Turp, turp,turp.

    Reply to this comment
  4. MOHIKANJA July 17, 10:40

    Ja dhe nje tjeter “DOLLAPI” qe del nga dollapi nga frika se fshesa rilindase do ta flake ne mbeturinat e historise. Ku ishte me pare kjo cope mishi me dy sy, çfare beri per t’ja lehtesuar sado pak dhimbjen nenave e baballareve te shuar ne vajet per femijet e vrare e te masakruar. Si dje Dollapi edhe ky po gerrihet sot ne publik per ndershmeri e korrektese pas zgjedhjeve te 23 Qershorit duke nderruar bajrakun e bajraktarin. Qelbesira si ky duhet te shporren nga çdo lloj pozicioni publik qe mbajne. Miresevini “mohikane” te tjere qe tentoni e perpiqeni te lani zgjeben e korrupsionit, servilizmit, hajdutellekut me dalje te tilla publike. Eshte koha te largoheni vete nga postet qe uzurponi fale fund-shpinde lepiresise suaj.

    Reply to this comment
    • polici i karieres July 17, 13:02

      ,Moikanja ,mos u nxito ne gjykim dhe beje analize me te thelle.Policia nuk u krijua sot,ajo ka nj tradite,ka nje pervoje.Policet nuk jane kriminel por ruajtes te rendit,ne polici jane bere reforma qe nuk kane dhene rezultatin e pritshem nga ne populli.Kemi pritur qe policia te ishte e popullit,profesioniste e shkeputur nga politika.Por fatkeqesishte per ne por dhe per pjesen me te madhe te efektivave te policise drejtuesit politike te policise e kane keqperdorur ate ,kane larguar profesionistet e vertete,njerezit e ndershem dhe te sakrifices dhe kane veshur nje kategori qe kur i shikon te vjen turpe por dhe keqardhje.Kane lene dhite dhe jane bere zabite,me nje moshe te thyer,me uniforme dhe fizike mizerabel.Por ne te njejten kohe ne radhet e policise ka akoma shume bije nenash te ndershem ,profesiniste te vertet,por fatkeqesisht ata per te mbajtur familjen kane pranuar te sherbejne dhe ne nivelet me te ulta,kane levizur nga nje detyre ne tjetren,nga nje rreth ne tjetrin.Reformimi i policise duhet te behet dhe do behet ne baze te kritereve rigoroze,duke marre per baze resurset njerezore te policeve qe jane ne polici ,por dhe atyre te larguar padrejtesisht.Mendoj se duhet te mbahet ne konsiderat qe jo c’do i larguar nga policia eshte flori dhe profesioniste dhe c’do efektive qe eshte ne polici eshte i keq,kriminel dhe i politizuar .Matura ne menaxhimin e personelit do te jete kyci i arte i vendosjes se rendit sipas standarteve.JO revanshe ne polici ,ushtri,administrete,por vendosje ligjshmerise ,procedura standarte dhe testim….

      Reply to this comment
      • MOHIKANJA July 17, 16:39

        Nuk u nxitova ne gjykim z. Polic i Karrieres. Arsyetimi i im eshte shume i thjeshte: perballe krimeve te shemtuara qe u bene tere keto vite pjese e jetes se shqiptareve, perballe menefregizmit te policise ne parandalimin e krimeve, perballe korrupsionit, lidhjeve te ndyra me kriminalitetin e organizuar e jo, perballe shperdorimit te fondeve publike (jo me larg se sot ministri i Drejtesise Halimi u mburr per bracialetet elektronike ne dispozicion te policise kur vete drejtesia italiane nga 15000 dispozitiva te tille ka vene ne perdorim vetem tre e perseris vetem tre, per shpenzimet e larta ne perdorimin dhe mirembajtjen e tyre, e Halimi …), perballe patentave te fallsifikuara, te targave te fallsifikuara, te makinave te vjedhura e keshtu me radhe, nuk jane vetem kreret kokeqelbur qe mbajne pergjegjesi por edhe elementet kriminale qe ndodhen ne radhet tuaja. Me siguri ne polici ka shume njerez te ndershem qe luftojne krimin, qe perpiqen ta bejne detyren me ndergjegjeshmeri e pasion, qe edhe para urdherit te eprorit kokeqelbur e te korruptuar kundershtojne te zbatojne nje urdher te shtrember. Me siguri keta jane e ardhmja e policise qe ne shqiptaret desherojme te kemi, e pse jo edhe te shkolluar pas matures, ne akademi te policise moderne dy o tre vjeçare.

        Reply to this comment
      • klevis July 18, 19:15

        o polici karrieres!! me kriminela se jeni nuk ka ku te shkoj me, se jeni injorante dhe zdini nga lidhet gomari, pjesa derrmuse e juja. police qe skane asnje fare kulture, police qe hane ryshfete, police te degjeneruar, police qe shperdorojne postin, police qe skane piken e nivelit ne sjelljet e tyre me popllin e vartesit e tyre, do me? kjo eshte policia jone more ti qe na shkruan se cduhet bere tani? pse nuk u ngritet ju te miret te jepnit shembuj e mos i linit ato hoorat e tjere tju mbysin me ate injorancen e tyre. shkoni mer mbushuni aty se per llafe jeni te paret. policia jone eshte nje degradim total deshtim i plote.

        Reply to this comment
  5. Mul Noka July 17, 11:25

    PASTRIM RADIKAL NE RRADHET E POLICISE…. KY ESHTE KULMI AS NE 97 NUK KA PATUR NJE POLICI KAQ TE SHTHURUR SA KJO E SOTMJA

    Reply to this comment
  6. albrecht July 17, 11:42

    DUhet reforme radikale ne Policine e Shtetit. Drejtuesit e larte te saj ti jepen drejtesise per gjykim. Per faktin qe e kane perdor uniformen e policise per ti sherbyer pushtetit jo Shtetit. Polici i thjesht te kete minimalisht arsim te mesem. Policet qe kapen ose filmohen duke marre ryshfet nga qytetaret e thjeshte ti plasin mbrapa hekurave ose te marrin gjoba te larta qe te mos e marrin me veten.

    Reply to this comment
  7. gozhda July 17, 11:55

    Para disa kohe mos te gaboj ne muajin maj gazeta dita publikoje emrat e 102 drejtuesve kryesore ne Ministrine e Brendeshme te gjithe patriotet e ministri Noka te cilet punuan me zell ne sherbim te partise ne pushtet dhe asnjehere per shqetesimet qe kishte populi.Jam shume dakort me letren e anonimatit dhe te gjitha sa shkruhen jane te verteta mos te binte rasti me policine se ishe ti viktima pamvaresisht se kishte te drejte,gjynah per kete popull qe mbante shprese tek kjo polici pa asnje lloj kulture komunikimi me njerzit,turp popo shume turp.qeveria e reduhet menjehere te beje revolucion ne kete ministri sidomos tek ato mebindje partiake te tipit Krenar Ameti, apo dhe te SHEFITTE SHTABIT TE USHTRISE SE PJERDHUR I CILI DHE MAKUINEN E TIJ E KA LYER NGJYRE BLU;kjo eshte per ti q… nenen. nje shef shtabi 1 meter.dhe ne rast se nuk largohen keto lloj cibanesh vendi nuk do te beje asnjehere hajer.

    Reply to this comment
    • polici i karieres July 17, 13:12

      I nderuar,ke te drejte me gjykimin per te nxjerr para pergjegjesis gjithe drejtuesit e larte te policise por dhe nivelet e tjera qe jane angazhuar ne politike dhe hapur ne fushaten elektorale,.Po keshtu dhe drejtuesit e larte ushtarak,per perdorimin e mjetev ne fushate,por nje keshille zoteri.:Kur bejme analiza dhe nxjerrim te meta shume serioze nuk duhet te mohojme dhe te shajme ata qindra bije nenash,police ,,oficer dhe nenoficer qe sherbejne ne forcat e armatosura dhe ne polici,.Shefin e Shtabit te Pergjithshem nuk e zgjedhin ushtaraket,ate e caktoj politika.Ushtaraket e kane njohur mire kush eshte ky njeri qe nuk ka asnje parim,norme morale dhe asnje aftesi profesionale.Por ushtria shqiptare eshte tjeter gje nga disa drjtues te saj,ajo ne teresin esaj eshte profesioniste e ndershme dhe atdhetare.Po keshtu dhe policia ka bije nenash shume profesiniste.Me nje mendje te kthjellet te drejtueseve te rinje duke cuar para drejtesise ShShP,Ministrine Mbrojtjes,gjithe zbatuesit dhe firmosesit e verber ne ushtri dhe polici situata riparohet shume shpejte

      Reply to this comment
  8. hasan July 17, 12:27

    Te çbehet urgjentisht çeta mafjoze e krimineleve.

    Reply to this comment
  9. Emigranti July 17, 12:35

    Mendoj se problemet ne polici jane shume me te renda se kaq ndoshta dhe skandaloze Ne rast se kerkoni te denanconi nje gje bejeni ate eshte koha per te folur vetem keshtu mund te rregullohet gjendja Ne kete interviste duhet te kishte me shume emra jo nje drejutes i ketij qarku apo komisariati por emrin e tij. SHKB dihet se eshte kthyer ne nje gestapo ne duart e partise SHefi i komisariatit te burelit qe erdhi nga Gramshi eshte nga Tropoja Eshte larguar nga SHIU ne vitin 97 sespe nje kapter i Korces i vdiq ne dore nga rahjet qe i bene oficerat e SHIU qe edhe ky sherbim deri ne ate kohe ka qene bande kriminelesh te PD, Kapteri kishte mbiemrin Pulaha eshte i vellai i regjizorit te njohur.
    Flisni o njerez o kolege se ndryshe nuk do regulloni gje

    Reply to this comment
  10. Eli July 17, 13:02

    policia duhet te pastrohet nga te paaftit dhe te korruptuarit .Le te ndertojme nje polici te afte profesioale,jashte cdo paragjykimmi portiak, per te arritur ne bindjen qe policija jone eshte e duhet te jete ne sherbim te popullit qe epaguan e jo te partive politike

    Reply to this comment
  11. dini July 17, 13:06

    Drejtor i pergjithshem i policise : Sali Berisha
    Zv. drejtor i pergjithshem : Agron Kulicaj
    …………………………………………………………..
    ………………………………………………………….
    ………………………………………………………….
    Portier roje : Hysni Burgaj
    Komplet kupola mafioze e policise duhet te perfundoje ne burg.
    Klani Tropoja duhet zhbere.

    Reply to this comment
    • Anonim July 17, 18:28

      Te lumte goja. Eshte ky klan qe e beri Shqiperine bahçe me droge, kosh mbeturinash, zone vrasjesh dhe vjedhjesh, vend policesh me bllok gjobash ne dore. Do te ishte turp per qeverine e re po te vijonte me kete lloj policie me personel taksiste nate, roje nate ne policine private, etj.

      Reply to this comment
  12. votuesi July 17, 13:22

    Ne kohe te shkuar ne sarande bente ligjin ligj 1 polic Foto polici, tani saranda ka qindra te tille dhe nuk bejne asgje….Mos ne vend te policeve ne emerime gabimisht jane bere hajdutet police????Policet e nje qyteti te madh kane nga 20 vite ne sektorin e qarkullimit te mjeteve!!! ore kur do i zevendesoni se jane bere pale me garipat dhe zguxojne te vene gjoba por kapin shoferet e urte,hiqini urgjent pashuket nga rradhet e policise dhe coni ne vend nderin e policise se shtetit se pasojat per vendin do jene te renda se krimi ne vend po ia kalon edhe 97. Me shume jane vrare njeri me tjetrin ne keta 23 vite se sa na ka vrare turku,serbi e gjermani ne qindra vjet

    Reply to this comment
  13. Artani July 17, 13:40

    Mendoj qe policia duhet te shikohet me rrenje ,qe te zhduken kriminelat nga radhet e policise.Ne Burrel nuk ka polici por nje tufe bagetishe dhe servilash hajdute madje dhe vrases.
    Turp imadh shef krimesh Sami Neli,poshtersi te jete of qarkullimi Sali Celami turp turp qe nga makinacionet e tyre u vra edhe komisar Skura sa me shpejt fshesa te pastrohet nga llumrat nga nje shef komisariati medioker qe nuk i vjen turp qe nuk largohet nga vrasja e komisarit etj …..

    Reply to this comment
  14. Arturi July 17, 14:07

    Te ishte Halit Dedja gjalle i shtypte si morra keto plehra e skopidhje.

    Reply to this comment
  15. Mark uk July 17, 15:18

    Filluan letrat anonime si ne komunizem.Nuk menoj se nuk ka njers te lidhur me krimin se kto gjera ndodhin ne gjith boten.Desha te pyes ket personin anonim apo ma sakt te imagjinuarin se cili me emer eshte pa shkollen perkatse/ Me emer thueje ne se je burre,pa nxierr emrin tuaj.Kto jan vetem sajesa te gatuara ne zyrat e PS.

    Reply to this comment
  16. Besa-Bese July 17, 16:06

    Gjykoj se ne kete shkrim jane thene pak gjera. Dhjetra abuzime, madje poshtersi deri ne ekstrem regjistrohen vetem ne nje komisariat policie. Mjafton te hulumtosh ne Komisariatin e Bulqizes per te kuptuar se mafia e kromit mban peng policine, prokurorine, gjykaten, qarkun, prefekturen, bashkine (deri me 23 qershor), gjithcka tjeter. Nese socialistet nuk veprojne me forcen e ligjit mbi keto vemje qe jetojne ne simbioze me krimin atehere ky vend pa marre fund.

    Reply to this comment
  17. robi July 17, 17:35

    peshku eshte qelbur nga koka

    Reply to this comment
  18. otto July 17, 18:26

    A eshte e vertete qe Ministri I brendshem kandidonte per deputet pa dhene doreheqjen me pare nga ky funksion,nqse po kjo eshte e jashteligjshme ose duhet ndryshuar ligji.

    Reply to this comment
  19. Alda July 17, 18:51

    Ne SHKB disa kohe cuan nje fare YLLI Zyla nga SHIU qe gjithmon ka menduar per interesat e tija private dhe si te lidhet me njerez siper duke shfrytezuar miqesi shoqeri Iku qe atje shkoi perseri tek SHIU atje mbushi Drejtorin me kurva qe i benin fresk gjithe diten ndryshoi dhe ligjin e vetmja deshire tij ishte qe te behej Gjeneral. Shpetoi SHIU vetem se i plasi skandali i firmes se gruas qe merej me shitjen e armeve. Mbas tij shkoi ne kete vend nje moster tjeter me i ndyre se ky nje fare Arben Cyrri Nuk ka pas dhe nuk ka per te pasur ne administraten shteterore njeri me te paafte servil se ky Ne kohen kur ka qene ne korce me pune dhe me vone eshte marre me trafikun e qenieve njerzore me Angline greqine dhe shume shtete te tjera Ne SHISH ka informacione dhe te dhena shume te renda mbi kete njeri qe shkoi me vone Drejtor i SHKB se burgjeve ne Ministrine e Drejtesise. E vetmja gje e mire qe beri ky qe eshte Minister Drejtesie nqse mund ta quash te tille qe e hoqi nga ai post. Pastaj kane shkuar Tropojane Kuksiane e Dibrane me radhe njerez te paafte e ordinere. Duhet ndryshuar cdo gje e keqe qe ka zene renje .

    Reply to this comment
  20. Koli July 17, 20:36

    Ne Fier komandon Zigur Birçe,nje hajdut i vjeter ha ne te du krahet dhe me PD tani me Ps.

    Reply to this comment
  21. Gjaton Toroveci July 17, 22:31

    Mendoj se shqetesimi i ngritur eshte i drejte, i mbeshtetur ne logjike e qe duhet te terheqe vemendjen e gjithkujt per kete tmerr qe kane shkaktuar strukturat e fshehta te Shtetit gjoja demokratik te degjeneruara deri ne palce te cilat ne bashkepunim me struktura analoge te fqinjeve si “agimi i arte” etj i kane hapur Atdheut “gropen e varrit”, qe per ta mbushur do te duhet shume kohe. Perkrahesit e ketyre poshtersive sulmojne cdo ze qe flet e kerkon te verteten duke e sulmuar per anonim qe sipas tyre do te thote genjeshtar, shpifes e mashtrues kur sipas ligjeve ne fuqi kushdo ka te drejte ta perdore anonimatin aq me teper qe rozgave qe iu pre fuqia rastin presin me durim per te goditur pa meshire. Aq larg shkoi zullumi i tyre sa shkelen pa meshire me kembe te drejtat e te burgosurve politike flamurin e te cileve e kane tundur fort keta 20 vjet, po pa u plotesuar asnje te drejte. E vetmja mundesi e tyre eshte te bashkohen me llumin politik shqiptar si psh me komuniste e ultra komuniste per te mbijetuar se ndryshe nuk kane asnje shprese. Ju djeg se do t’i hiqen petet lakrorit ne piken “me te forte” ne strukturat e gjirizeve te fshehta ku jane gatuar e po gatuhen te gjitha poshtersite per mbijetesen e tyre. Kur te shpohen keta “gjirize” (dosje) era e tyre do te qelbe gjithe Boten. Spiunet e kohes se pare do te duken engjej para tyre. I lumte “Dites. Te mos terhiqet, por te publikoje zera te tille guximtare si punonjesi i policise ne fjale. Ne te ardhmen, me fakte e emra do ta mbeshtesim kete qytetar shembullor. Me nderime Gjaton Toroveci.

    Reply to this comment
  22. muuuuuuuuu......... July 17, 22:41

    Policia dhe drejtesia jane bere me keq se kurvat.(shtet pambuku)

    Reply to this comment
  23. elion July 17, 23:20

    une kam punuar ne drejtorin e policis te qarkut tirane, jam larguar nga policia ne vitin 2008 me deshiren ime. realisht policia e shtetit shqiptare eshte kthyher ne nje mafje blu. e cila cdo dite dhe me shume e tregon hapur korupsionin pa pergjegjshmerin, dhe shkelje te hapur te ligjit. qe te menyra e komunikimit te oficereve te policise pa etik dhe norma njerezore. gjate karjeres ime ne policin e shtetit kur nuk u vepruan ne baze te ligjeve qe ne kemi mesuar ne shkoll, por ne baze urdhrave te shefave tane politik dhe pa shkollen perkatese te cilat cdo dite dhe me shume ishin ne shkelje te ligjit dhe te normave kushtetuese.
    puna e oficereve te policis eshte bere biznes, dhe jo efikasitet ne luften kunder krimit, korrupsioni, apo trifikut te lendeve narkotike. kete e ndjejne cdo dite e me shume qytetaret shqiptare duke vene ryshfete nga presioni, i policit apo i shefave te tyre ne emer te ligji, dhe cdo dite dhe me shume shikon shefa qe pasurohen ndertojne pallate dhe fitojne trajnime jashte shtetit, kuptohet duke i sherbyher mire kases politike ne pushtet. dhe trafikanteve te lidhur me shtetaret tane ministra apo deputet, si dhe kryetare partish.
    trafikantet e lendeve narkotike, jane te lidhur ngushte me ta madje te lene te kuptosh se dora e policis eshte ne ndihme te tyre dhe jo ne lufte me ta, ashtu sic na shprehet drejtori jon i nderuar Hysni Burgaj. nje pyetje mund ti drejtojme zotin Hysni cfare po

    Reply to this comment
    • elion July 17, 23:37

      une kam punuar ne drejtorin e policis te qarkut tirane, jam larguar nga policia ne vitin 2008 me deshiren ime. realisht policia e shtetit shqiptare eshte kthyher ne nje mafje blu. e cila cdo dite dhe me shume e tregon hapur korupsionin pa pergjegjshmerin, dhe shkelje te hapur te ligjit. qe te menyra e komunikimit te oficereve te policise pa etik dhe norma njerezore. gjate karjeres ime ne policin e shtetit kur nuk u vepruan ne baze te ligjeve qe ne kemi mesuar ne shkoll, por ne baze urdhrave te shefave tane politik dhe pa shkollen perkatese te cilat cdo dite dhe me shume ishin ne shkelje te ligjit dhe te normave kushtetuese.
      puna e oficereve te policis eshte bere biznes, dhe jo efikasitet ne luften kunder krimit, korrupsioni, apo trifikut te lendeve narkotike. Kete e ndjejne cdo dite e me shume qytetaret shqiptare, duke vene ryshfete nga presioni, i policit apo i shefave te tyre ne emer te ligji, dhe cdo dite dhe me shume shikon shefa qe pasurohen, ndertojne pallate dhe fitojne trajnime jashte shtetit, kuptohet duke i sherbyher mire kases politike ne pushtet. dhe trafikanteve te lidhur me shtetaret tane ministra apo deputet, si dhe kryetare partish.
      trafikantet e lendeve narkotike, jane te lidhur ngushte me ta madje te lene te kuptosh se dora e policis eshte ne ndihme te tyre dhe jo ne lufte me ta, ashtu sic na shprehet drejtori jon i nderuar Hysni Burgaj. Disa pyetje mund ti drejtojme zotin Hysni. Cfare po beni ju ne lidhje me kultivimin e lendeve narkotike ne fshatin lazarat? se po te siguroj sasia e prodhimit eshte shtuar, si ka mundesi policia nuk vepron duke patur tagrin ligjor per te nderhyr? Dhe si mund te me siguroni ju zoti Hysni, nje polici efikase kure ne Gjirokaster shefi i personelit na qenka nga lazarati dhe policia e mbushur me lazaratas per te ruajtur rendin dhe qetesin publike, mund tja u heqesh ketyre policave 2000 apo 3000 renje kanabisi qe kane secili ne parcelar e tyre.

      Reply to this comment
  24. fat man July 18, 09:02

    Ore Mark uk bolja nuk te vjen turp ore tru tallash, qe thua se keto jane sajesa e gatuhem nga PS, duke mbrojtur policine e shtetin qe jane te kapur nga krimi e MAFIA. Shikon apo nuk shikon, po per te ndegjuar ndegjon ti , qenke daun dhe i mete, po keshtu jeni ju andej nga qarku i Sali Ver Llapes, ” hajde dru me pre “. Shikon shume uniforma blu, te zbardhura dhe te pa lara sic rrine edhe vete ata qe i veshin, kur te kalojne afer bihen era Pace dhe era uthull, dhe menget i kane te njollosura, se fshijne buzet e turinjte kur kullufin pacen, ore cop trongulli, e mos komento me se na cave k….. trap. Toc

    Reply to this comment
  25. Fahri July 18, 11:55

    Ne drejtorine e kufinit ne shkoder eshte nje drejtor qe eshte pjestar i celules qe tash 23 vjet ka patur vetem nje qellim : zhdukjen e fares se oficereve te mirfillte te policise.

    Reply to this comment
  26. shqipfolësi July 18, 16:07

    Mendoni se çfarë ka në të vërtetë prapa zyrave të këtyre organeve të rendit, kur nga një punonjës policie anonim, që natyrisht i tillë do jetë, sepse do mbrojë familjen nga “barbarët dru me pre”, dolën gjithë këto denoncime dhe fakte me emra nga komentuesit.
    Qeveria e re, se kjo e vjetra veç të lehë di, bën mirë ti mbledhë këto fakte, emra dhe të fillojë menjëherë verifikimet dhe kontrollet duke çuar para Drejtësisë të gjithë llumin që ka qelb anembanë vendin! More po ku paska qenë gjithë kjo lëtyrë e zgjyrë? Këta nuk i lan dot as deti e as mbreti! Vetëm se Ligji! Të gjithë ke shpia pa qera…Atje të kalben.

    Reply to this comment
  27. atdhetari July 20, 03:30

    I respektoj te gjitha komentet dhe opinionet e juaja pa bere me komente te tjera e pa shpenzuar kohe policia shqiptare ka nevoje per nje rigjenerim te [plote e total .Policia eshte shtetipolicia nukeshte parti as antar partie dhe as deputet POLICIA ESHTE SHTET ESHTE LIGJ ESHTE FUNKSJON, PARTITE VENE E VIJNE POLICIA ESHTE POLICI .Po e them hapur deri sa ne policine e shtetit shqiptar te egzistojne kolicer bercaner e burgaj shqiperia kur nuk do te kete hajer dhe strumbullari I gjithe ketyre te zezave eshte agron kolici ai heq e vendos ka vrare e kaprere qe nga njerez te thjeshte e deri tek deputete AI qe dje doli nga kullat e ngujimit dhe veshi me uniformen blu gjithe shpellaret e dru me pre I beri komanndant e komisare ju dha shkollat e larta ne fillim dhe pastaj I dergoje te mbaronin te mesmen , ai qe kerkon te gjithe shqiptaret me I ra ciftelise e lahutes,ai qe ika vene lish ne qafe siqente drejtorit te perghithshem te policies hysni pordh….s dhe e ka kthyer ne kukull ….. no more coment . P O DUAM SHTET TE VEPROJE DREJTESIA TE VIHEN PARA LIGJIT KETA GJIRIZE HALESH SE PO SHPERNDAJNE EREN E MU…T NE GJITHE VENDIN KOHA KA ARDHUR NUK KA ME TOLERIM BOLL ESHTE BOLL .POULLI SHQIPTAR ME NE FUND U ZGJUA NUK JA U FALIM ME .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*