Letrat sekrete: Historitë e ushtarakëve shqiptarë dhe grave ruse

April 15, 2018 22:29

Letrat sekrete: Historitë e ushtarakëve shqiptarë dhe grave ruse

Ata vinin nga lufta. Shumica dërrmuese ishin vërtet me origjinë “gjysmë opinge”; edhe ndonjë që vinte nga familje më në gjendje, e kishte tretur pasurinë. Ndërkohë që kush “kishte parë botë me sy” numërohej me gishtat e dorës, ishte mëse e kuptueshme që metamorfoza në të mirë dhe në të keq, e ushtarakëve shqiptarë që diktatura komuniste i dërgoi të studionin në shkollat e famshme të Bashkimit Sovjetik, të binte shumë në sy.

Ky grup i madh njerëzish që i dha tonin luftës në terrenin shqiptar, do të bënte të njëjtën gjë edhe për atë pjesë të Luftës së Ftohtë që i ra për hise Shqipërisë. U kthyen për të komanduar ushtrinë e vendit të tyre, shijuan lavdinë dhe mundimet, pakënaqësitë dhe gradat, e shumë prej tyre në fund edhe e pësuan. Arsyeja tashmë dihet: Miku i madh ishte shndërruar në armikun e madh. Por dramat në të tilla raste marrin përmasa të shumëfishuara, aq më tepër kur kalojnë nga plani profesional në atë njerëzor e personal.

Sepse për ta, ndarja e Enverit nga Hrushovi, prishja e Shqipërisë me Bashkimin Sovjetik dhe shumicën e vendeve të kampit socialist, nënkuptonte automatikisht ndarjen e grave të tyre ruse. Thika e ironisë shkon edhe më thellë: Ndokush, para se të vendoste të lidhte jetën me romancën e vet ruse, ishte divorcuar nga bashkëshortja e mëparshme shqiptare.

Nevoja urgjente e qeverisë së re të dalë nga lufta për kuadro të mirëfilltë ushtarakë, ashtu si dhe për profesionistë civilë të fushave të ndryshme, e kishte gjetur zgjidhjen: Arsimimin në shkollat e “demokracive popullore” të Lindjes, e kryesisht në Bashkimin Sovjetik. Padyshim se përzgjedhja e elementëve ishte skrupuloze, ndërsa kriteret kokë e këmbë politike. Komandantë të shquar të luftës, më pas drejtues kryesorë të shtetit, duke filluar që nga Mehmet Shehu, studiuan në“Harvardin” sovjetik të shkollave ushtarake, akademia “Voroshillov”, ku përgatiteshin oficerë madhorë të Shtabit të Përgjithshëm.

Menjëherë më pas vinte akademia “Frunze”, që prodhonte drejtues brigadash e divizionesh të këmbësorisë; akademia “Zhukovsko” për aviacionin; akademia “Xherxhinski” e artilerisë; akademia “Stalin” e tankeve etj. Me përjashtim të atyre të “Voroshillovit” dhe “Frunzes”, pjesa dërrmuese e studentëve shqiptarë duhej ta fillonin studimin nga shkolla bazë ushtarake, “Uçilishçe”, e ndarë sipas degëve dhe ku starti i parë ishte mësimi i gjuhës. Paskëtaj vinte Kursi i Oficerëve dhe më pas Akademia, si faza më e lartë. Por e gjithë kjo, siç rezulton nga disa dokumente të Arkivit Qëndror të Ushtrisë, përkthehej në rreptësinë shembullore të shkollës sovjetike të kombinuar hidhët me acarin famëkeq të dimrit rus, diçka e panjohur qoftë edhe për partizanët e djeshëm të maleve të Shqipërisë.

Ja çfarë thotë një raport i atasheut jetëgjatë ushtarak të Shqipërisë në Moskë, Sadik Bocaj botuar nga Dita:

“Veçanërisht ajo që i ka goditur më shumë ka qenë edhe disiplina e fortë, disiplinë kjo që e  godiste për vdekje partizanllëkun. Tanët nuk ishin mësuar me disiplinë të atillë ndaj dhe u dukej e tmerrshme, e aq më tepër që ishte dimër këta s’ishin mësuar me një të ftohtë të tillë Rusie. Këta s’ishin mësuar me u ba gati për dy minuta e me dalë në rresht…me ba paraqitjen karshi eprorëve në rregull; këta s’ishin mësuar me ba roje, me fshi e me la dyshemenë e nevojtoret.”

Thursday, May 12, 2016 (5).jpgShumë raporte të Sadik Bocajt dhe të ndihmësit të tij Vasil Skorovoti (ky i fundit dërgonte raporte të veçanta edhe mbi punën e shefit të vet, si pjesë e misionit të tij special), flasin për Bashkimin Sovjetik ideal për të cilin studentët shqiptarë kishin dëgjuar aq shumë, përballë BS-së së zymtë të realitetit, për çmimet e larta e varfërinë e pasluftës, për hajdutët e xhepave që të vidhnin para syve e për ushqimin e keq të mensave ushtarake. Por nëse për shumëçka ish partizanët do të zhgënjeheshin nga nëna e madhe Rusi, ky zhgënjim do të kompensohej nga një element i vetëm: Vajzat ruse.

Letër e vitit 1957

Drejtoria e Kuadrit në ministrinë tonë të Mbrojtjes i dërgon mesazh atasheut ushtarak në Moskë:“Bashkë me këtë shkresë ju dërgojmë letrën e shoqes Shpresa Lufo, me anën e së cilës ankohet për bashkëshortin e saj, kursant Riza Lufo, i cili studion në shkollën e Marinës Leningrad, mbasi nuk ka marrë letra qysh prej nji vjeti, dhe se në fund e ka njoftuar për divorc. Çështja e tij të shikohet seriozisht dhe me kthimin e letrës të na njoftohet përfundimi”.

Kontakti i shqiptarëve me vajzat ruse ka shkaktuar edhe të tjera drama të këtij lloji, duke bërë që autoritetet shqiptare të përballeshin me një problem të panjohur më parë. Martesa me shtetas të huaj nuk ishte parashikuar, ndërsa më vonë iu gjet një procedurë e ndërlikuar. Reagimet e para, gjithsesi ishin të rrepta, siç kumton kjo letër e vitit 1951 nënshkruar nga Haxhi Lleshi, drejtori i Personelit në ministrinë e Mbrojtjes Popullore:

“Kapter Idajet Kokaj, që është për studime ushtarake në Bashkimin Sovjetik, i ka drejtuar një lutje kësaj drejtorie për të ndërhyrë pranë organeve kompetente sovjetike, për të lejuar që të martohet me një vajzë sovjetike. Të lajmërohet i naltëpërmenduri se detyra e parë e tij është kryejë me përpikmëni detyrat që i janë ngarkuar nga Partija, Komandanti Suprem dhe Populli duke dalë me rezultate të mira në mësime dhe të përfitojë sa më tepër nga eksperienca e çmushme sovjetike. Sa i përket martesës së tij dhe shokëve të tjerë, komanda i ka parasysh kërkesat e tyre…”

Ishin vitet e mjaltit Tiranë-Moskë. Dhe kërkesat për nuset nga vendi i largët, nisën të rrjedhin lumë nga viti në vit. Vajzat ruse paraqiteshin në ambasadën shqiptare në Moskë me kërkesat e tyre, ndërsa oficerët shqiptarë drejtonin lutje në Tiranë. Dokumentet që duheshin plotësuar, përbëheshin nga:

-Lutje e të interesuarit bashkë me një biografi të tij;

-biografia e hollësishme e vajzës së huaj dhe adresa e saktë e saj;

-certifikatë shëndeti dhe certifikatë nënshtetësie;

-certifikatë gjyqësore dhe mirësjelljeje (çka nënkuptonte qëndrimin e saj politik).

Nëse dosja miratohej, njoftohej ministria e Jashtme shqiptare që kontaktonte me homologen e saj sovjetike. Por interesant është fakti që të paktën deri në vitin 1951, as qeveria e Moskës nuk ishte e gatshme të lejonte martesën me shtetas të huaj, përfshi dhe shqiptarë.

Vajzat ruse paraqiteshin grupe-grupe pranë legatës sonë dhe paraqisnin kërkesat: Valentina Kovaliova për Nako Papavangjelin, Ana Derera për Thanas Gjiknurin, Lidia Perestjuk për Zenel Minarollin, Ludmilla Sitnik për Vaskë Kostën, Galina Vinokurova, për Raqi Sellon, Tatjana Llomejko për Areteo Konomin, Irena Onokjenko për Peço Polenën, Sjagadjat Aitova për Vasil Gjikondin, Ludmilla Denisovoj për Vasil Priftin… dhe listat janë të gjata.

Sigurisht, shumica e kërkesave, pas një fluksi të tillë, filluan të miratohen dhe nisën të realizohen martesat. Nadja me Rako Germenin, Beba me Arqile Papadhimitrin, Gojogana me Gligor Konomin, Galina me Shaban Reçin, Veronika me Mujo Sokolin, Valentina me Qamil Podën, Nona me Stavri Qeleshin, Lida me Skënder Godon, Aleksandra me Shaqir Kapexhiun…

Studentët shqiptarë në Simferopol, Rjazan, Kiev, Harkov, Saratov, Leningrad, Moskë etj, kishin gjetur jo thjesht ngushëllimin, por gëzimin e tyre të jetës. Dhe jo vetëm ata që u martuan, por shumë të tjerë e gjenin rrezen e dritës për të dalë nga zymtësia e jetës së rreptë ushtarake, pikërisht në marrëdhëniet e tyre jashtë shkollës,me femrat ruse.

Përshkrime të bollshme të kësaj epike ka dhënë Kadare në veprat e tij, ashtu siç dihet tashmë martesa e parë dhe e hidhur e Dritëroit të madh me gruan e vet ruse, më të cilën pati dhe një fëmijë, Arjanin. Por ana e nëndheshme e kësaj medaljeje, ishin raportet e fshehta që komandantët e grupeve të studentëve përgatisnin për sjelljet e shokëve të tyre, ku përveç ecurisë në mësime dhe “jetës së partisë”, rradhiteshin të gjithë “shkarjet”, pra angazhimi sipas tyre i tepruar me femrat.

Ja një raport i hershëm i vitit 1946, i Sadik Bocajt:

“Nga elementet më të padisiplinuar janë Kapiten Stavri Qeleshi dhe Toger Xhemal Shehu, të cilët qysh gjatë udhëtimit për në BS, në Rumani ndahen nga shokët duke mbetur pas vajzash…”

Ai u kërkon në një tjetër letër, secilit prej përgjegjësve të Thursday, May 12, 2016 (3).jpggrupeve të dërgojnë një raport të hollësishëm çdo muaj, “edhe më shpesh po e patë të nevojshme”. Më tej, gjithmonë do të ketë ndonjë denoncim për shkelje të leje-daljes, për ofendim të eprorëve, e deri për vjedhje rublash mes njëri-tjetrit. Sigurisht, argëtimi kërkon para.

Por me afrimin e viteve ‘60-të, situata do të ndryshonte kryekëput. Përfaqësuesi i Shqipërisë pranë Traktatit të Varshavës, Dilaver Poçi, i shkruan ministrit Beqir Balluku në 23 tetor 1961, mbi ankesat e shumta për thyerje disipline që gjenerali sovjetik Gusiev i kishte rreshtuar në drejtim të studentëve shqiptarë, sidomos atyre që studionin në Krasnodar dhe Rjazan. Ftohja mes dy vendeve tashmë ishte fakt i kryer dhe në diskutim ishte ndërprerja e studimeve dhe kthimi në atdhe.

Shumë domethënëse është letra “tepër sekret” e gjeneral Halim Ramohitos ( i dëbuar shumë shpejt nga Bashkimi Sovjetik si non grata), dërguar Tiranës:

“Më 1 janar 1961, në 38 akademitë e shkollat ushtarake të BS, kemi gjithsejt 876 ushtarakë, nga këta 594 kursantë dhe 282 oficera. Të ministrisë së Mbrojtjes janë 759, të Ministrisë së Punëve të Brendshme 117”.

Dhe Ramohito flet për qëndrimin e drejtë politik të shqiptarëve, ndërkohë që në fjalorin politik dypalësh dëgjoheshin rëndom termat “revizionist”, “tradhëtar” dhe “kokëfortët shqiptarë”.

Por ajo çka e meriton vërtet logon “sekrete” vijon më poshtë:

“Kemi rreth 10 ushtarakë që kërkojnë me insistim të martohen këtu. Megjithë shpjegimet tona, këta shokë nuk binden. Numri i tyre mund të jetë dhe më i madh… Nga eksperienca që kemi, të gjithë rastet e këqija që kemi këtu me ushtarakët e kanë bazën në marrëdhëniet me vajzat… Çështja e martesave po merr edhe karakter politik. Kemi kohët e fundit dy raste. Kursant Luan Çakërrin, siç e dini, e kthyem në Shqipëri pa dhënë provimet shtetërore sepse kishte pëshpëritur që ‘nuk kthehem në Shqipëri pa gruan’. Këtij gjoja i dhamë leje për në Shqipëri, për të rregulluar çështjen e martesës dhe mbeti aty. Edhe kapterin e Marinës Idrizi donim ta kthenim se në Baku u lidh me një vajzë dhe i la mësimet fare. Ai erdhi këtu në Moskë dhe fshehurazi na iku nga hoteli për në Leningrad. Atje e kapëm dhe e shoqëruam për në Moskë e prej andej për në Shqipëri…”

Dikur shiheshin me zili, por më pas erdhën ditët që martesat ruse të ishin mallkimi i oficerëve shqiptarë. Disa u ndanë, disa e mbrojtën shoqen e jetës. Siç është rasti i vlonjatit Hamdi Arapi që nuk u nda nga Raja: “Rrobaqepëse ishte në BS, rrobaqepëse është në Vlorë. Ç’të keqe ju ka bërë?”, do t’u thërriste ai në fytyrë autoriteteve shqiptare. Pas vitit 1992, ai shkoi në vendlindjes e të shoqes në Borisoglepsk, ku ndodhet edhe shkolla e famshme e aviacionit “Çkallov”.

Por shumë gra, me dhe pa fëmijë, u kthyen në atdheun e tyre, ndërsa shumica e oficerëve të brezit sovjetik do ta pësonin njëri pas tjetrit, sepse tashmë shkollimi në BS shihej si “njollë në biografi”. Nga ushtarakët më të lartë deri tek kapterët, do të niste pastrimi i radhëve të ushtrisë dhe kinezërimi i saj.

k.a / dita

April 15, 2018 22:29
Komento

13 Komente

  1. hallva demonkratike e qazimit April 16, 02:08

    Shume eshte folur dhe shume do flitet per kete problem ushtarake shqiptare qe u lidhen me vajza ruse…fillon si muaj mjalti dhe mbaron si “funeral home”..Ne kete raste gjithmone kujtohet Elena e Trojes dhe ketu mbaron kjo histori.
    .
    Ajo qe me shqeteson eshte dy fjaleshi ne rrjeshtin e katert e kam fjalen per “diktature komuniste” emertim qe te ngjall neveri per cilindo qe e perdor sepse me korrekt eshte termi ‘ne sistemin socjalist’ ose ne kohen e Enverit etj etj.
    .
    Ka nje fere kuptimi nese e perdorin nazifashistat-elezbiberistat,berishistat,vatikanistat,makartistat,xhorxhsorristet e gopi somes se jane shume.
    .
    I lutem redaksise dhe moderatoreve te jene me te moderuar ne kete emertim.
    .
    Do isha ne dakort qe ta denigrojme dhe ti bluajme dhe kockat Enverit nese pas 1992 do ishte vendosur demokracia …por fakti qe nazi-berishizmi tribal i ka nxjerre uje te zi atij vendi..na ben te besojme se Enveri paska patur te drejte qe i cinte nonen ketyre horrave dhe xhambasdoreve qe dhe kur monstra e viqidolit tha PABESUESHMERISHT:

    Kisha plan te vrisja dhe Ramen si vrava 4 kokpalare ne baze te kanuniit dhe 2 Donalderit zgerdhihen kjo nuk eshte pare ne asnje vend te botes…dhe ne vend qe shqiptaret te cohen per te cliruar vendin nga pushtimi berishist..merren me grate ruse….
    .
    Thjesht duhet te themi qe Demonkracia e Sales qenka e omel si hallva e qazim mulletit

    Reply to this comment
  2. timoshenko April 16, 04:37

    kush eshte ky k.a.? pse nuk del me emer e mbiemer?

    Reply to this comment
  3. bilua April 16, 06:26

    Pordhe me rigon quhet ndryshe ky artikull i ketij gazetaruci qe me siguri gjysmen e tij do ta kete me prejardhje ruse!Kujt i interesojne keto broçuklla perveçse mbushjes se faqes se kesaj gazete!Ose hapni nje kend per peralla e ti lexoje kush nuk ka arsimin minimal se me siguri qe do kenaqet!Z;Thano mos e prish imazhin e kesaj faqjeje me keta gazetaruc qe mendojne se te bushesh nje faqe me te zhgaravitur eshte bje teme!Koha eshte te na tregoni bemat e Sali Protopapes se si shiti teritoret Shqipetare e se si Bashari deshte te bombardonte Jugun or rrypa qe me siguri keni mbaruar universitetin “Kristal”!!!!!!!!!!!!

    Reply to this comment
    • Doni apo nuke doni ju o mije kenetash dhe avoketer te djallit,Drejtesia do te BEHET. April 16, 10:30

      Ore bilua,bile qeni,perse te dhemb kur tregohen te vertetat e dhimshme te kryera gjate diktatures komuniste,apo perse mbete po bisht qeni?Historia e Shqiperise do te shruhet me te mirat dhe te keqijat qe i shtuan plaget popullit ne dite e vite.Doni apo nuke doni ju o mije ketetash produkte te epsheve ne divanet e zyrave te diktatures komuniste,e nanoiste,saliste,metoiste e ramoiste.Prisni se nuke keni pare gje akoma,kure e djeshmja dhe e sotmja do t’u mbetet nje ender dhe e nesermja e afert nga superluksi e pushtetet,ne bangen e akuzes dhe burgun e Recit.Tashme i mbaroje vaji kandilit tuaj te mashtrimit,grabitjes e terrorrizimit nga fuqia e pushteteve shtoje viktimat e rradhes pas viktimave te eterve tuaj.Dridhuni e perdridhuni po vjen minuti qe nga trasta peme e kalbur jasht do t’hidhet,doni apo nuke doni ju o mije kenetash qe nga te pabreke ju la dita dhe miljonere ju ngrysi nata nga riciklimi i botes se krim-korripsionit-mafjozo-imoralo-politik ne te tre pushtetet,plus pushtetin lokal dhe ate pjese te biznesit e medjas qe si lavatrice po vazhdojne e pastrojne leket e piset.Mjaft eshte MJAFT.Jane mijra nena e gra te veshura me te zeza,si dhe mijra femije te mbetur jetime,pa haruar nje pasuri te grabitur dhe tjetersuar nga politikat korruptive e kriminale te Tiranes zyrtare qe kerkojne Drejtesi dhe jo kercenimet e rradhes nga ju o dobice te palles se jashteqitjes shqiptare te politikave te pandeshkueshmerise mga bandat roze-blu.Doni apo nuke doni ju o mizakali,Drejtesia do te BEHET se e ka kerkuar me force SOVRANI qe ju nxorri ne zgjedhjet e fundit parlametare te dhjere,por “krenare “,por dhe USA e BE qe u binden per bashkejetesen tuaj me ligesine.

      Reply to this comment
  4. Nje lexues April 16, 10:18

    Gazetari nuk ka arritur dot te nxjerre kuintesencen e periudhes duke e trajtuar ate periudhe me metodat e gazetarise se “verdhe” qe shitet sot.Ka nje thenje te poetit dhe revolucionarit hungarez Shandor Petefi:

    “Per dashuri jap jeten, per atdhe jap edhe dashurine”.

    Po kohet kane ndryshuar edhe dashuria edhe atdheu maten me leke,euro,dollar…!Atehere si tja beje gazetari qe ti shitet gazeta…?

    Reply to this comment
  5. MH April 16, 12:55

    Nga ky artikull kuptoj qe posa mbaroi lufta pusheti i asja kohe nisi jasht njerezit e mbathur jo me “gjysem opinge” po komplet me oping.Ketu del qe luften e mbeshteti i gjithe populli si me opinga dhe me shkarpa mbathe e zbathe.Pra duhet falenderuar qe pushteti mbeshteti te vorfnit per ti dhane shkolle dhe jete.

    E shkruera e zeza ne te bardhe:
    Ata vinin nga lufta. Shumica dërrmuese ishin vërtet me origjinë “gjysmë opinge”;

    ushqimin e keq të mensave ushtarake.

    Edhe me kete,ky shkrues tregon idiotsin e vet.Per te shfrytezue momentin historiko – politik te castit qe e don koha politike sot.

    Ishim ushtare ne ate kohe ndarje me BS.Dhe megjithekete ushqimi i ushtrise shqiptare ishte mjafte i ushqyeshem dhe plotesisht me kalori te bollshme.Kete e tregonte posa fillonte jeta ushtarake e rekruteve qe merrnin ngjyre tjeter te shendetshme.E si ka mundesi qe ushtria Ruse qe shpartalloi Napolon Bonapartin e fameshem perendimore si dhe Hitlerin kriminelin ma te madh qe njeh historia botenore dhe ky po prendimore,te kete ushqim te keq kur mijte hanin te korrat(grurin) ne nji vite aq sa duhesh te furnizonin shqiperine me grure.
    Nese do rrehemi me keto pacavure te keti shkruesi,i bie qe ushtria ruse e pa ngopur dhe he keqe do shuhesh me shkopinje.
    Lerini interresat politike dhe shkruani rrealitetin do jeni ma te besushem e ma te ndedruar.
    Ki inatin jepua hakun.Asnji shtet nuk asht ma luftarak se shteti Rus.Kete e kane tregue luftrat me ushtrit qe e sulmuane dhe njihen udheheqesa te fameshem si Bonaparti dhe Hitleri. Qe po te mos ishte Stalini Rus Bota sot do fliste gjermanisht.

    Reply to this comment
  6. MH April 16, 14:49

    I nderuari me emrin ma te gjate te njohjes.Prezantimit!

    Pergjigja e juaj ndaj mendimit tim nuk asht e sakte.
    Barren e luftes e mbajti Stalini.Amerika i shiste karburant Hitlerit.U fut ne lufte me vones.Hodhi dy predha atomike ne Hiroshima dhe Nagasaki .Bani kerdin mbi njerzit e pa fajshem.Boshti u thye edhe ne Tokio.Se thyerjen e pare e bani Roma qe iu desh Hitlerit ti godiste edhe te vetet e boshtit per tradheti.Apo,te pa zot per lufte.Dy ekstremet e boshtit u thyen keqas.Mbeti qendra e boshtit qe perfundoi me thyerjen perfundimtare te Hitlerit dhe vendosjen e Flamurit Rus mbi Raishtag.Ketu vrapune dhe tri forcat e tjera te koalicionit France,Angli Dhe USA per te kurorezue fitoren ndaj bishes hitleriane.Si dhe per te rriskue interresat e veta cdo njera.

    Reply to this comment
  7. KOZi April 16, 15:28

    Ky eshte nje realitet qe ka ndodhur ! Nuk mund ta analizoj sepse them – Te martohesh me dashuri dhe ta nisesh gruan me gjithe femij se “keshtu duhet se do partia ” si ta quaj : moralisht ! ? politikisht!? .
    Studentet paskan qene komuniste ose familje komuniste, ato qe i keshilluan te ndahen nga grate po instruktore partie atehere cili eshte morali i shkrimit !?
    Une them ,morali i shkrimit – pune komunistesh-
    Kam nje problem me gazeten , ne raste konkrete me emra kur nje person ka patur grua ruse ose polake dhe e ka ndare sebashku me cunin juve nuk duhet te reklamoni “letrat e dashurise” qe i ka derguar gruas se dyte shqiptare (se te gjithe jane martuar)sepse dihet edhe nga ju qe po te tilla letra i ka derguar dikur asaj gruas ruse……tung

    Reply to this comment
  8. Lisi April 16, 16:31

    Shkrimi , në tërësi , është i mirë !
    Kuadrot e ushtrisë pergatiteshin vetëm në BRSS . Kuadrot civile pergatiteshin në vëndet e Demokracisë Popullore dhe në BRSS . Enveri s’kishte alternativë tjeter dhe mori të vetëmin vendim të drejtë .
    Nga ç’ka lexova më pëlqeu analiza që bën Sadik Bocaj për disiplinën partizançe të njerëzve tanë . Ushtria Sovjetike kishte një disiplinë tepër të rreptë . Kur në zgjimin e mëngjesit jepej komanda “ çohu “ , për 40 sekonda duhej të vishje pantallonat , çizmet dhe të futeshe në rresht . Kush kthehej me vonesë 2-3 minuta nga liridalja , pasi paralajmerohej , po t’a përsëriste njoftohej atashehu në Moskë dhe puna mund të përfundonte me kthimin në Atdhe…..
    Kështu e bëmë edhe ne ushtrinë dhe pastaj, në vitin 1966 u kthyem prapë në ushtrinë partizane .
    Pasojat qenë fatale , i bëmë varrin pushtetit që populli e ngriti me gjak e me sakrifica të mëdha , por , kjo është temë më vete !

    Reply to this comment
    • Orteku i Fekenit April 16, 20:13

      Nuk shoh asnji ndryshim nga shkolla e bashkume ! Coheshe me bori dilshe lakuriq perjashta dimer e vere me ushqimin s’ishim te kenaqur liridalja e shkurter qaforen e ndrroje per nate me femrat gjithmon probleme. Disiplina ishte e stilit sovjetik. Pjesa me e madhe e jona e konservoi ate disipline kjo na ndihmoi edhe ne jete deri tani .
      Nuk patem kohe te zinim shoqeri me njeri tjetrin se me pare u beme vllezer!!

      Reply to this comment
  9. dauti April 16, 19:41

    Nuk e di kush e ka bere shkrimin dhe ku i ka mare te dhenat.
    Mesa di une atasheu i pare ushtarak ne Ish Bashkimin Sovjetik ka qene Gjin Marku. Pas tij vajti Hajdar Aranitasi dhe i fundit fare ka qene Halim Ramohito.
    Martesat me ruset jane lejuar nga mesi i viteve 50, sepse edhe Bashkimi Sovjetik nuk lejonte martesa me te huajt. Pra martesa ne vitin 1946, por edhe gjate viteve 40′ nuk ka patur.
    Nuk e kuptoj se cfare sensibiliteti ka ky problem ne ditet e sotme.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*