Nga Alqi Koçiko
Botuar në DITA
Ata vinin nga lufta. Shumica dërrmuese ishin vërtet me origjinë “gjysmë opinge”. Edhe ndonjë që vinte nga familje në gjendje më të mirë ekonomike, e kishte tretur pasurinë. Ndërkohë që kush “kishte parë botë me sy” numërohej me gishtat e dorës, ishte mëse e kuptueshme që metamorfoza në të mirë dhe në të keq, e ushtarakëve shqiptarë që konunizmi i dërgoi të studionin në shkollat e famshme të Bashkimit Sovjetik, të binte shumë në sy.
Ky grup i madh njerëzish që i dha tonin luftës në terrenin shqiptar, do të bënte të njëjtën gjë edhe për atë pjesë të Luftës së Ftohtë që i ra për hise Shqipërisë. U kthyen për të komanduar ushtrinë e vendit të tyre, shijuan lavdinë dhe mundimet, pakënaqësitë dhe gradat, e shumë prej tyre në fund edhe e pësuan. Arsyeja tashmë dihet: Miku i madh u shndërrua në armikun e madh.
Por dramat në të tilla raste marrin përmasa të shumëfishuara, aq më tepër kur kalojnë nga plani profesional në atë njerëzor e personal. Sepse për ta, ndarja e Enverit nga Hrushovi, prishja e Shqipërisë me Bashkimin Sovjetik dhe shumicën e vendeve të kampit socialist, nënkuptonte automatikisht ndarjen e grave të tyre ruse.
Thika e ironisë shkon edhe më thellë: Ndokush, para se të vendoste të lidhte jetën me romancën e vet ruse, ishte divorcuar nga bashkëshortja e mëparshme shqiptare.
Arsimim në BS
Nevoja urgjente e qeverisë së re të dalë nga lufta për kuadro të mirëfilltë ushtarakë, ashtu si dhe për profesionistë civilë të fushave të ndryshme, e kishte gjetur zgjidhjen: arsimimin në shkollat e Lindjes, e kryesisht në Bashkimin Sovjetik. Padyshim se përzgjedhja e elementëve ishte skrupuloze, ndërsa kriteret kokë e këmbë politike.
Komandantë të shquar të luftës, më pas drejtues kryesorë të shtetit, duke filluar që nga Mehmet Shehu, studiuan në “Harvardin” sovjetik të shkollave ushtarake, akademia “Voroshillov”, ku përgatiteshin oficerë madhorë të Shtabit të Përgjithshëm.
Menjëherë më pas vinte akademia “Frunze”, që prodhonte drejtues brigadash e divizionesh të këmbësorisë; akademia “Zhukovsko” për aviacionin; akademia “Xherxhinski”; akademia “Stalin” e tankeve etj. Me përjashtim të atyre të “Voroshillovit” dhe “Frunzes”, pjesa dërrmuese e studentëve shqiptarë duhej ta fillonin studimin nga shkolla bazë ushtarake, “Uçilishçe”, e ndarë sipas degëve dhe ku starti i parë ishte mësimi i gjuhës. Paskëtaj vinte Kursi i Oficerëve dhe më pas Akademia, si faza më e lartë.
Por e gjithë kjo, siç rezulton nga disa dokumente të Arkivit Qëndror të Ushtrisë publikuar për herë të parë nga DITA, përkthehej në rreptësinë shembullore të shkollës sovjetike të kombinuar hidhët me acarin famëkeq të dimrit rus, diçka e panjohur qoftë edhe për partizanët e djeshëm të maleve të Shqipërisë.
Ja çfarë thotë një raport i atasheut jetëgjatë ushtarak të Shqipërisë në Moskë, Sadik Bocaj:
“Veçanërisht ajo që i ka goditur më shumë ka qenë disiplina shumë e fortë. Tanët nuk ishin mësuar me disiplinë të atillë ndaj dhe u dukej e tmerrshme, e aq më tepër që ishte dimër, këta s’ishin mësuar me një të ftohtë të tillë Rusie. Këta s’ishin mësuar me u ba gati për dy minuta e me dalë në rresht… me ba paraqitjen karshi eprorëve në rregull; këta s’ishin mësuar me ba roje, me fshi e me la dyshemenë e nevojtoret.”
Shumë raporte të Sadik Bocajt dhe të ndihmësit të tij Vasil Skorovoti (ky i fundit dërgonte raporte të veçanta edhe mbi punën e shefit të vet, si pjesë e misionit të tij special), flasin për Bashkimin Sovjetik ideal për të cilin studentët shqiptarë kishin dëgjuar aq shumë, përballë BS-së së zymtë të realitetit, për çmimet e larta e varfërinë e pasluftës, për hajdutët e xhepave që të vidhnin para syve e për ushqimin e keq të mensave ushtarake. Por nëse për shumëçka ish-partizanët do të zhgënjeheshin nga nëna e madhe Rusi, ky zhgënjim do të kompensohej nga një element i vetëm: Vajzat ruse.
Letër e vitit 1957
Drejtoria e Kuadrit në ministrinë tonë të Mbrojtjes i dërgon mesazh atasheut ushtarak në Moskë:
“Bashkë me këtë shkresë ju dërgojmë letrën e shoqes Shpresa Lufo, me anën e së cilës ankohet për bashkëshortin e saj, kursant Riza Lufo, i cili studion në shkollën e Marinës Leningrad, mbasi nuk ka marrë letra qysh prej nji vjeti, dhe se në fund e ka njoftuar për divorc. Çështja e tij të shikohet seriozisht dhe me kthimin e letrës të na njoftohet përfundimi”.
Kontakti i shqiptarëve me vajzat ruse ka shkaktuar edhe të tjera drama të këtij lloji, duke bërë që autoritetet shqiptare të përballeshin me një problem të panjohur më parë. Martesa me shtetas të huaj nuk ishte parashikuar, ndërsa më vonë iu gjet një procedurë e ndërlikuar.
Reagimet e para, gjithsesi ishin të rrepta, siç kumton kjo letër e vitit 1951 nënshkruar nga Haxhi Lleshi, drejtori i Personelit në ministrinë e Mbrojtjes Popullore:
“Kapter Idajet Kokaj, që është për studime ushtarake në Bashkimin Sovjetik, i ka drejtuar një lutje kësaj drejtorie për të ndërhyrë pranë organeve kompetente sovjetike, për të lejuar që të martohet me një vajzë sovjetike. Të lajmërohet i naltëpërmenduri se detyra e parë e tij është kryejë me përpikmëni detyrat që i janë ngarkuar nga Partija, Komandanti Suprem dhe Populli duke dalë me rezultate të mira në mësime dhe të përfitojë sa më tepër nga eksperienca e çmushme sovjetike. Sa i përket martesës së tij dhe shokëve të tjerë, komanda i ka parasysh kërkesat e tyre…”
Ishin vitet e mjaltit Tiranë-Moskë. Dhe kërkesat për nuset nga vendi i largët, nisën të rrjedhin lumë nga viti në vit. Vajzat ruse paraqiteshin në ambasadën shqiptare në Moskë me kërkesat e tyre, ndërsa oficerët shqiptarë drejtonin lutje në Tiranë. Dokumentet që duheshin plotësuar, përbëheshin nga:
-Lutje e të interesuarit bashkë me një biografi të tij;
-biografia e hollësishme e vajzës së huaj dhe adresa e saktë e saj;
-certifikatë shëndeti dhe certifikatë nënshtetësie;
-certifikatë gjyqësore dhe mirësjelljeje (çka nënkuptonte qëndrimin e saj politik).
Nëse dosja miratohej, njoftohej Ministria e Jashtme shqiptare që kontaktonte me homologen e saj sovjetike. Por interesant është fakti që të paktën deri në vitin 1951, as qeveria e Moskës nuk ishte e gatshme të lejonte martesën me shtetas të huaj, përfshi dhe shqiptarë.
Vajzat ruse paraqiteshin grupe-grupe pranë legatës sonë dhe paraqisnin kërkesat: Valentina Kovaliova për Nako Papavangjelin, Ana Derera për Thanas Gjiknurin, Lidia Perestjuk për Zenel Minarollin, Ludmilla Sitnik për Vaskë Kostën, Galina Vinokurova, për Raqi Sellon, Tatjana Llomejko për Areteo Konomin, Irena Onokjenko për Peço Polenën, Sjagadjat Aitova për Vasil Gjikondin, Ludmilla Denisovoj për Vasil Priftin… dhe listat janë të gjata.
Sigurisht, shumica e kërkesave, pas një fluksi të tillë, filluan të miratohen dhe nisën të realizohen martesat. Nadja me Rako Germenin, Beba me Arqile Papadhimitrin, Gojogana me Gligor Konomin, Galina me Shaban Reçin, Veronika me Mujo Sokolin, Valentina me Qamil Podën, Nona me Stavri Qeleshin, Lida me Skënder Godon, Aleksandra me Shaqir Kapexhiun…
Studentët shqiptarë në Simferopol, Rjazan, Kiev, Harkov, Saratov, Leningrad, Moskë etj, kishin gjetur jo thjesht ngushëllimin, por gëzimin e tyre të jetës. Dhe jo vetëm ata që u martuan, por shumë të tjerë e gjenin rrezen e dritës për të dalë nga zymtësia e jetës së rreptë ushtarake, pikërisht në marrëdhëniet e tyre jashtë shkollës,me femrat ruse.
Përshkrime të bollshme të kësaj epike ka dhënë Kadare në veprat e tij, ashtu siç dihet tashmë martesa e parë dhe e hidhur e Dritëroit të madh me gruan e vet ruse, më të cilën pati dhe një fëmijë, Arjanin.
Por ana e nëndheshme e kësaj medaljeje, ishin raportet e fshehta që komandantët e grupeve të studentëve përgatisnin për sjelljet e shokëve të tyre, ku përveç ecurisë në mësime dhe “jetës së partisë”, rradhiteshin të gjithë “shkarjet”, pra angazhimi sipas tyre i tepruar me femrat.
Ja një raport i hershëm i vitit 1946, i Sadik Bocajt:
“Nga elementet më të padisiplinuar janë Kapiten Stavri Qeleshi dhe Toger Xhemal Shehu, të cilët qysh gjatë udhëtimit për në BS, në Rumani ndahen nga shokët duke mbetur pas vajzash…”
Ai u kërkon në një tjetër letër, secilit prej përgjegjësve të grupeve të dërgojnë një raport të hollësishëm çdo muaj, “edhe më shpesh po e patë të nevojshme”. Më tej, gjithmonë do të ketë ndonjë denoncim për shkelje të leje-daljes, për ofendim të eprorëve, e deri për vjedhje rublash mes njëri-tjetrit. Sigurisht, argëtimi kërkon para.
Por me afrimin e viteve ‘60-të, situata do të ndryshonte kryekëput. Përfaqësuesi i Shqipërisë pranë Traktatit të Varshavës, Dilaver Poçi, i shkruan ministrit Beqir Balluku në 23 tetor 1961, mbi ankesat e shumta për thyerje disipline që gjenerali sovjetik Gusiev i kishte rreshtuar në drejtim të studentëve shqiptarë, sidomos atyre që studionin në Krasnodar dhe Rjazan.
Ftohja mes dy vendeve tashmë ishte fakt i kryer dhe në diskutim ishte ndërprerja e studimeve dhe kthimi në atdhe.
Shumë domethënëse është letra “tepër sekret” e gjeneral Halim Ramohitos ( i dëbuar shumë shpejt nga Bashkimi Sovjetik si non grata), dërguar Tiranës:
“Më 1 janar 1961, në 38 akademitë e shkollat ushtarake të BS, kemi gjithsejt 876 ushtarakë, nga këta 594 kursantë dhe 282 oficera. Të ministrisë së Mbrojtjes janë 759, të Ministrisë së Punëve të Brendshme 117”.
Dhe Ramohito flet për qëndrimin e drejtë politik të shqiptarëve, ndërkohë që në fjalorin politik dypalësh dëgjoheshin rëndom termat “revizionist”, “tradhëtar” dhe “kokëfortët shqiptarë”.
Por ajo çka e meriton vërtet logon “sekrete” vijon më poshtë:
“Kemi rreth 10 ushtarakë që kërkojnë me insistim të martohen këtu. Megjithë shpjegimet tona, këta shokë nuk binden. Numri i tyre mund të jetë dhe më i madh… Nga eksperienca që kemi, të gjithë rastet e këqija që kemi këtu me ushtarakët e kanë bazën në marrëdhëniet me vajzat… Çështja e martesave po merr edhe karakter politik. Kemi kohët e fundit dy raste. Kursant Luan Çakërrin, siç e dini, e kthyem në Shqipëri pa dhënë provimet shtetërore sepse kishte pëshpëritur që ‘nuk kthehem në Shqipëri pa gruan’. Këtij gjoja i dhamë leje për në Shqipëri, për të rregulluar çështjen e martesës dhe mbeti aty. Edhe kapterin e Marinës Idrizi donim ta kthenim se në Baku u lidh me një vajzë dhe i la mësimet fare. Ai erdhi këtu në Moskë dhe fshehurazi na iku nga hoteli për në Leningrad. Atje e kapëm dhe e shoqëruam për në Moskë e prej andej për në Shqipëri…”
Dikur shiheshin me zili, por më pas erdhën ditët që martesat ruse të ishin mallkimi i oficerëve shqiptarë. Disa u ndanë, disa e mbrojtën shoqen e jetës. Siç është rasti i vlonjatit Hamdi Arapi që nuk u nda nga Raja: “Rrobaqepëse ishte në BS, rrobaqepëse është në Vlorë. Ç’të keqe ju ka bërë?”, do t’u thërriste ai në fytyrë autoriteteve shqiptare. Pas vitit 1992, ai shkoi në vendlindjes e të shoqes në Borisoglepsk, ku ndodhet edhe shkolla e famshme e aviacionit “Çkallov”.
Por shumë gra, me dhe pa fëmijë, u kthyen në atdheun e tyre, ndërsa shumica e oficerëve të brezit sovjetik do ta pësonin njëri pas tjetrit, sepse tashmë shkollimi në BS shihej si “njollë në biografi”. Nga ushtarakët më të lartë deri tek kapterët, do të niste pastrimi i radhëve të ushtrisë dhe kinezërimi i saj.
Më shumë, në DITA print
Akademia Xherxhinski ka qene per sherbimet e zbulimit dhe kunderzbulimit.
Po si nuk dolli nje nga keta trimat e Cecos,t`ja permbledhe enver hoxhes!
O Ceco !Nje gollobordak trim dolli ne Mamurras,qe i hodhi bomben Sali Berishes.
o demo = Enver Memishaj kryetar i SHIK në Vlorë në 1997.
ai që hodhi bombën e kishte të prishur.
sala iu shmang.
asokohe ti o vemje balliste ishe mduket kryetar SHIKu në vlorë.
hë qen o qen.
ke intelekt përderisa thua trimat e Çeços(Çerçizit) po je ballist dhe mut i ndyrë maskara plak i rrjedhur
Ka patur prej Tyre we Kane qene agente te sherbimit sovjetik. Flas per martesat pas 1955.Ashtu sic ka patur prej atyre we shkruan per studi e dhe iu eshte vertetuar kryerja è kurseve te spiunazhit ne favor te kgb. Mes Tyre une personalisht njoh I. M., M. R., A. V. ne durres. U cmobilizuan, por nuk u denuan pasi nuk u vertetuan veprimtari konkrete prej Tyre. VETEM njeri u denua qe ka qene komandant I FV ne shijak.
Edhe një kursant në uçilishçen e marinës në Baku dhe për pak desh u martua me një azerbaxhianase dhe shumë halle do ti hapeshin në Shqipëri, si ndodhi me shumë të tjerë që u martuan me ruse.
Kursanti hante shumë hallvën e Stambollit që në patiçerit e Bakut e qanin dhe duke ngrën një ditë hallvën e preferuar i afrohet një vajzë bojalleshë azerbaxhianase kursantit shqipëtar simpatik me uniformën e bukur të marinës dhe e pyeti për emrin e tij “Kak tebja zavut?”
Kursanti që nuk e mësoj kurr rusishten megjithse e mbaroj shkollën dhe u gradua oficer kujtoj se e pyeti për hallvën dhe u përgjigj “Hallvë Stambolli”.
Të shtunën tjetër në klasën e kursantëve shqipëtar erdhi roja i postbllokut dhe lajmëroj që kursantin shqipëtar Hallv Stambolli e kërkon një dërro femër simpatike azere dhe të qeshurat shpërthyen. Mbas dhjet minutash Hallva e Stambollit u kujtua që kërkonin atë dhe shyqyr vajza kishte ikur sepse Hallva e Stambollit do ta pësonte si kolegu i tij në Vlorë që kishte e vartës Shaqirin burrin e Aleksandrës, mësuesen ruse të fiskulturës ku Shaqirin nuk e gjeti gjë, eprorin e tij e telendisën të shkretin për gruan ruse, për arsye që kan një shpjegim të komplikuar.
Punëtori operativ tregon me mburrje dhe nostalgi se sa shumë punuan për të verifikuar kush ishte agjente e KGB nga gratë ruse. Ja vum poshtë krevatit çimkën dhe dëgjonim gjithë natën çfar bëhesh në krevat nga xhipsi me teknikën operative të përgjimit që qëndronte afër pallatit .Përgjimi , i kombinuar me informacione te agjentëvetë rekrutuar për këtë punë dhe me punën e partisë në repart sqaruan plotësisht situatën, tregon punëtori operativ ama oficeri i shkretë, një nga më të pregatiturit të fllotës e mori goditjen , pamvarsisht se rridhte nga një familje me një Hero të popullit.
Ndërsa Hallvën e Stambollit nuk e gjeti gjë, e shpëtoj vonesa deri sa kuptoj që Hallva e Stambollit ishte ai dhe, pamvarsisht se ai kiste konsideratën e lartë që lidhet me Heronjtë e popullit të asaj kohe, kurr nuk u bë oficer marine. Ama akti i tij heroik kur kryente shërbimin në marinë në fakt i prishi punë një puntori tjetër operativ që ngeli pa agjentin e tij që me kombinacion do të arratisej në Itali për të kryer detyra të rëndësishme të Sigurimit shqipëtar por , në mes të detit kursanti i ardhëm i uçilishçes së Bakut e vrau.
Ka qën një kohë me përplasje të çuditësme pesonazhesh dhe fatesh në jetë dhe
më vjen keq për grat ruse që i deshën sinqerisht burrat e tyre shqipëtar dhe i ndoqën pas për të vuajtur trazirat e mosmarrveshjeve ideollogjike e politke të asaj kohe kur shqelmat e liderave kundër njëri tjetrit i hanin njerzit e pafajshëm, populli i thjeshtë.
Latinishtja eshte krijuar nga fjalet e shqipes kjo eshte e qarte fare. Fjalet latine jane fjale te bashkuara te shqipes ose jane gati njelloje si fjalet e shqipes.
Keto jane disa fjale latine qe jane krijuar nga bashkimi i fjaleve te shqipes ose jane fjale te shqipes me pak ndryshime:
mente – mendja
pensare – pe nese – per te pare nese – mendon
se ne latinisht nuk ka fjale qe te jete si mendja (mente) per foljen mendon por shqipja e ka
vedere – ve re – veren, shikon
venire – vjen
libertas – liria
vita – vit – jeta, fjala shqipe vit eshte marr per ta pasur latinishtja per fjalen jeta
eta – jeta – mosha, fjala shqipe jeta eshte marr per ta pasur latinishtja per fjalen mosha
spata – shpata
studiare- shty dija – shtyn dijen – meson, e shtyn me tej diturine (edhe etimologjia zyrtare indoeuropiane keshtu e shpjegon por pa thene se keto fjale jane shqip)
memoria – me mor – te marresh ne kujtese – kujtesa
venerare – ve ner – ve nder – nderon
veneration – ve ner – ve nder – nderim
lingua – lin gua – gjuha e lindur – gjuha, e folura
dia – dita
notte – nata, ose ne gegerisht i thone edhe nota
megliore – me mire, por latinishtja e italishtja nuk e kane fare fjalen mire por shqipja e ka
dovere – do ver – do ber – duhet bere, kjo fjale eshte shume e qarte nga shprehja shqipe do bere qe dicka duhet bere edhe asnje shpjegim tjeter nuk ka per kete fjale
andare – and – end pas dickaje – shkon
prendere – pre nder – merr nder – merr nder duar dicka – merr, pre ne shqip eshte preja pra dicka qe eshte marr
membran – me mbron – te mbrosh – cipa qe mbron rreth e rrotulle
sapere – zap – dicka qe e ke, e di – di, te dish gjera
eruditus – e ru dit – e ruan diturine – nje njeri qe di shume edhe e ruan diturine
comprare – kom prur – dicka eshte blere – blen
cascada – ka shka – ka shkare – ka rene – renja e ujit
banditore – ban dit – ban te ditur – lajmetari qe ben te ditur lajmet
ludere – luj – luaj, te luash
stimulus – shti mu lu – shtin mu lujt – shtin per te levizur – hosteni, edhe hosteni perdoret per te shtyre kafshet ne bujqesi
terra – terr – e erret pra terr – toka, edhe toka eshte e erret
Eshte shume e gjate lista e fjaleve latine sepse e gjithe gjuha latine eshte e krijuar si nje gjuhe artificiale nga gjuha pellazgo-ilire pra shqipe afersisht ne vitet 400 p.e.s. Edhe shembulli per te krujar latinishten ishte greqishtja sepse gjuha greke eshte krijuar si gjuhe artificiale ne Athine para gjuhes latine. Latinishtja ishte vetem gjuha e qytetit te Romes edhe e fshatrave rreth Romes. Nuk ka gjuhe qe te jete vetem ne nje qytet. Edhe kjo e tregon qarte qe latinishtja eshte nje gjuhe artificiale qe u krijua nga gjuha pellazgo-ilire pra shqipe.
Keto jane disa fjale te tjera latine qe shpjegohen edhe zberthehen me gjuhen shqipe:
pausa – pa u za – pa u zene me dicka – pa u marr me dicka – pushim, kuptimi i fjales latine pausa eshte shume i qarte ne gjuhen shqipe sepse perbehet fare qarte nga keto fjalet e shqipes
mandare – ma nda – me nda ose me shpernda – i kalon gjera dikujt tjeter
acqua – akull – uje, fjala shqipe akull eshte marr per ta pasur latinishtja per ujin
apparere – a pare – asht pare – eshte pare – dicka duket
pro, per – per, njelloj si ne shqip eshte edhe ne italisht per ose edhe ne latinisht pro qee eshte vetem pak e ndryshuar
producere – per duk – per dukjen e dickaje – per krijimin e dickaje – prodhon
abbandonare – a ba ndon – asht ba ndan – eshte bere ndare – le dicka, lenja e dickaje eshte koncept shume i qarte qe gjuha shqipe e shqipjegon shume sakte per kete fjale te italishtes edhe latinishtes
rival – ri bal – rri ball – rri perball – kundershtar
semplex – s’e mpleks – nuk e perzien – e paperziere – thjeshte, kjo fjale latine e ka shpjegimin shume te qarte ne gjuhen shqipe pasi eshte e perbere nga fjale te shqipes edhe ne italisht kjo fjale eshte semplice pra vetem pak me ndryshe nga fjala latine semplex
capire – kap – kupton, e kap dicka me mendje pra e kupton
mela – molla
liga – lidhja
strata – shtra – shtruar – rruga, edhe rruga eshte e shtruar
opera – o ber – osht ber – vepra
castellum – ka shtjell – ka mbeshtjell – keshtjella, edhe keshtjella eshte e rrethuar pra e mbeshtjellur me mure
accendere – a qe ndez – ndez dicka, edhe kjo eshte shume qarte ne shqip
celebrare – cel e ba – cel e ba lojen – hap edhe ben lojen e ceremonise
apertum – apur – hapur
varianza – var – varet – varesia ose varianca, edhe varianca tregon varesine prej dickaje
mignatta – mi njit – mi ngjit – shushunja, edhe shushunjat ngjiten pra kjo fjale eshte shume e qarte
compiere – kom bere – e bere, e perfunduar – perfundon
manum – me an – me ane – ne ane te krahut – dora
inventarium – in vent – ne vend – numerim i gjerave ne nje vend, inventari
piccolo – pik – i vogel, fjala pike/pika e shqipes eshte marr per te krijuar fjalen i vogel ne italisht
abolire – a bo le – asht bo lenja e dickaje – heq, kjo fjale e ka kuptimin shume qarte ne shqip
iniziare – i nis – nis dicka – nis, edhe kjo fjale latine eshte shume qarte qe e ka kuptimin ne shqip
iniziativa – i nis – nisja
nobile – njo be – njohur ben – fisnik, edhe fisniket jane njerez te njohur pra aristokrate
Ka edhe shume fjale te tjera latine qe shpjegohen me gjuhn shqipe sepse e gjithe gjuha latine eshte nje gjuhe artificiale e krijuar nga gjuha shqipe ne antikitet.
Fjale te tjera latine edhe shpjegimet me shqipen:
venerare – ve ner – ve nder – nderon
veneration – ve ner – ve nder – nderim
opera – o ber – osht ber – vepra
abbandonare – a ba ndon – asht ba ndan – eshte bere ndare – le dicka, lenja e dickaje eshte koncept shume i qarte qe gjuha shqipe e shqipjegon shume sakte per kete fjale te italishtes edhe latinishtes
iniziare – i nis – nis dicka – nis, edhe kjo fjale latine eshte shume qarte qe e ka kuptimin ne shqip
rival – ri bal – rri ball – rri perball – kundershtar
semplex – s’e mpleks – nuk e perzien – e paperziere – thjeshte, kjo fjale latine e ka shpjegimin shume te qarte ne gjuhen shqipe pasi eshte e perbere nga fjale te shqipes edhe ne italisht kjo fjale eshte semplice pra vetem pak me ndryshe nga fjala latine semplex
surdus – s’u ndi – nuk u degjon – shurdh, fjala latine surdus eshte vetem nje kopje e fjales shqipe shurdh edhe shpjegimi shurdhi – shundi – s’u ndi – nuk u degjon eshte shume i sakte per kete fjale. Ne italisht kjo fjale eshte sordo pra vetem pak me ndryshe se sa fjala latine surdus
sempre – s’e mpre – nuk e pret – e paprere – e tere – gjithemone, edhe kuptimi i fjales gjihemone eshte nje kohe e pandare edhe shpjegimi i kesaj fjale me gjuhen shqipe eshte shume i qarte sepse jane fjalet e shqipes ato qe e perbejne kete fjale latine edhe italiane
Ne greqisht fjala gjithemone eshte “panda” edhe shpjegohet – pa nda – e pandare – kohe e pandare pra gjithemone. Edhe fjala greke “panda” qe domethene gjithemone eshte e perbere nga fjale te gjuhes shqipe edhe ky shpjegim me shqipen eshte shume i qarte.
domanda – do ma nda – do ma nda nje pergjjigje – pyetje
concept – kon cept – kon qept – kon e qepur – mendime te qepura ose lidhura bashke – koncept
securus – se kur – si gur – sigurt, ne italisht fjala latine securus eshte sicuro kurse ne dialektin venecian te italishtes eshte siguro, edhe kuptimi i kesaj fjale eshte shume i qarte ne shqip sepse shqipja e ka vet kete fjale edhe fjalet si edhe gur i ka vetem shqipja edhe krahasime me gurin pe gjera te sigurta eshte shume i arsyeshem edhe i qarte
curia – ku ri – vendi ku rrinte udheheqja politike e Romes ne antikitet, edhe kjo fjale eshte shume e qarte ne shqip
colonia – ko lon – ka lene – eshte lene – kolonia, edhe kolonia eshte nje vendbanim i themeluar pra nje vend qe eshte lene per t’u banuar
allargare – a larg – asht larg – largon
complex – kom pleks – eshte e mpleksur – e perziere, kompleks
completare – kom plet – kom plot – eshte e plote – ploteson, edhe kjo fjale latine eshte shume e qarte qe perbehet nga keto fjalet e gjuhes shqipe
Po te mos ishin nderprere maredheniet,
Shqipetaro-Kineze, me mijra kinezka
do ishin martuar me shqipetare dhe
Albania do qe bere nje Kine e Vogel.
Ate tragjedi qe pesuan dhjetra familje bashke me femijet e rrethin e afert familjar vetem pse ishin martuar me shtetas / se te huaj ( me se shumti me ruse ) artikulli i mesiperm aspak nuk cek dhimbjen , plaget , burgimet ,internimet e deri ne mbyllje ne psiqiatri por u qan hallin studenteve apo specialisteve per studime per dimrin e ftohte e te pamesuar per ne balkanesit me klime te ngrohte , per divorcet nga te fejuarat ne vendlindje . Kur do te tregoheni nje here njerezore e te tregoni per ato tragjedi ? Zori dhe mundimi i gazetarit A. Kociko jane pikerisht dimri i ftohte dhe divorcet . U shkatarruan me dhjetra familje , femije te internuar apo qe duhej te prisnin nenen apo babin te dilte nga burgu . Me nostalgji kujtoj mesuesen time te gjuhes ruse ( Nina apo Mina se kane kaluar shume vite e s”jam e sigurte ) ne shkollen 8 vjecare qe u denua me shume vite burg ,mbi 10 vjet e vetem me 1990 del nga burgu e shendrruar ne kufome , pa dhembe dhe e thinjur . Tregoni tragjedine e vertete e jo letrat e ushtarakeve se i largoheni te vertetes . Sa mendoj se mos mania e disa gazetareve eshte vetem te shkruajne nje artikull por se cfare pak rendesi ka .
Edhe nje fjale tjeter shume e njohur latine qe shpjegohet me gjuhen shqipe shume sakte:
seria – së ri – së rish – nje gje e bere prap ose e perseritur – seria, gjuha shqipe e ka fjalen “ri” edhe fjalen “së” kurse latinishtja nuk i ka keto fjale edhe prandaj nuk mundet dot latinishtja qe ta shpjegoje fjalen e vet seria, por shqipja i ka te dyja keto fjale edhe e shpjegon shume sakte kuptimin e fjales seria