LëvizAlbania zhvillon “Konkursin e Ideve”

February 10, 2016 13:44

LëvizAlbania zhvillon “Konkursin e Ideve”

Në datat 10 Nëntor deri më 10 Dhjetor 2015, LevizAlbania publikoi thirrjen e parë për aplikime, thirrje e cila i’u drejtua Organizatave Jo Fitimprurëse, Organizatave të Medias, gazetarëve, individeve dhe grupimeve të tyre.

Në thirrjen e parë të LevizAlbania, 230 OJF dhe Individë nga 59 bashki të ndryshme, shfaqën interesin e tyre duke dërguar aplikimet pranë LA. Pas vlerësimit me profesionalizëm të dokumentacionit të gjithë aplikantëve, përputhshmërinë e tyre me kriteret e përcaktuara, LA kualifikoi për në fazën e dytë, “Konkursin e Ideve”, 104 Organizata Jo Fitimprurëse dhe individe.

Me qëllim ndërgjegësimin e publikut për përfshirje në rritjen dhe konsolidimin e demokracisë vendore, LevizAlbania do të zhvillojë konkurset e ideve, të cilët do të jenë të hapur për publikun e ku aplikantët e kualifikuar për këtë fazë do të paraqesin dhe mbrojnë koncept-idenë e tyre përpara Bordit të Granteve.

Bordi është i përbërë nga përfaqësues të shoqërisë civile dhe medias nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia.

Në Bordin e Granteve është i pranishëm gjithmonë një përfaqësues i Ambasadës Zvicerane. Anëtarët e Konsorciumit janë gjithashtu të përfaqësuar në Bordin e Granteve.

Për thirrjen e parë të LevizAlbania do të zhvillohen tre konkurse të ideve, ku 104 aplikantë janë grupuar sipas zonave të implementimit të koncept-ideve në të gjithë territorin e vendit.

Sot, në Shkodër, 30 OJF dhe individë do të konkurojnë me koncept idetë e tyre.

LevizAlbania, është një projekt i mbështetur nga Ambasada Zvicerane dhe i zbatuar nga një Konsorciumi i tre organizatave shqiptare, Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë (SOROS), Co-PLAN dhe Partnerët Shqipëri.

February 10, 2016 13:44
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim