Lëvizja surprizë e Trump-it, ja çfarë u premton palestinezëve

December 10, 2017 20:45

Lëvizja surprizë e Trump-it, ja çfarë u premton palestinezëve

Atëherë kur gjithë politika globale e vulosi dhe ndau mendjen se presidenti amerikan Donald Trump po i bënte një shërbim të paçmuar Izraelit duke njohur Jeruzalemin si kryeqytet të vendit, nga Shtëpia e Bardhë vjen një lëvizje e beftë që i la të gjithë pa fjalë. Askush nuk e priste që paralelisht, presidenti Trump të kishte llogaritur edhe një lëshim po kaq të madh për palën palestineze.

 Kështu, burime pa hile pohuan për Gojët e Liga se presidenti Trump ka vendosur të njohë si një të drejtë të pakundërshtueshme dhe legjitime të palestinezëve, mbajtjen për një kohë të pacaktuar të kampeve historike të refugjatëve.

Duhet të angazhohemi me solemnitet dhe seriozitet për njohjen zyrtare të atyre grumbujve shtëpish shkel e shko, të bëra me batanije me lesh deveje, të rrethuara me llamarinë të sajuar nga fuçitë e vjetra të naftës dhe të izoluarame plastmasë nga ndihmat e OKB-së,” mësohet se ka deklaruar Trump në një mbledhje të këshilltarëve më të ngushtë në Shtëpinë e Bardhë.

Duhet të bëjmë të pamundurën që ato komunitete palestineze ku njerëzit jetojnë kapicë mbi njëri-tjetrin, ujin e njohin në televizor kur kanë drita dhe njohin kovën si një tualet normal, të mos ngelen më provizore dhe të pasigurta. Të luftojmë me gjithë fuqinë e diplomacisë sonë, zotërinj, që këto kampe të jenë një e drejtë e patjetërsueshme e palestinezëve”, shtoi presidenti amerikan. “Askush nuk mund t’i lëvizë ata prej andej. Paqja dhe harmonia në Lindjen e Mesme, mbi të gjitha!”, ngriti gishtin lart ai.

Në vijim të kësaj manovre brilante diplomatike, Trump premtoi se shumë shpejt do të propozojë ndryshimin formal të selisë diplomatike amerikane pranë Autoritetit Palestinez, nga Jeruzalemi në kampin e refugjatëve të Baqa’a-së në Jordani.

Izraeli le të protestojë sa të dojë, ky vendim është i parevokueshëm,” tha prerë Donald Trump.

December 10, 2017 20:45
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*