Lëvizje në Policinë e Shtetit, ja kush do ta drejtojë Tiranën

February 15, 2018 17:33

Lëvizje në Policinë e Shtetit, ja kush do ta drejtojë Tiranën

Pas marrjes së detyrës, Ardi Veliu ka bërë ndryshime në kupolën drejtuese të Policisë së Shtetit.

Policinë më të rëndësishme në vend, atë të Tiranës do ta drejtoj Kastriot Skënderaj (në foto), një nga zyrtarët e lartë tè policisë me më shumë eksperiencë në drejtim.

Ai ka drejtuar më parë policinë nè Korçè, Vlorë, Gjirokastèr etj. Së fundmi ishte drejtor i Policisè së Kufirit në Tiranè.

Skënderaj mban gradën drejtues i parë dhe është një nga fituesit e konkursit të ditëve të fundit në polici.

Ndërkohë, Alti Qato emërohet përfundimisht drejtor policie në Qarkun e Elbasanit, pas komandimit disa mujor në këtë qark.

Nga ana tjetër, Gjovalin Loka emërohet si drejtor i rendit dhe sigurisë në Policinë e Shtetit.

Bledar Çeliku nga Drejtor i Policisë Lezhë emërohet në Task Forcën e Policisë së Shtetit.

Ndryshime ka patur edhe në policinë e Kufirit

a.s/dita

February 15, 2018 17:33
Komento

1 Koment

  1. Fatmir February 15, 18:38

    Bravo! Më në fund pak drejtësi!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*