Lëvizjet në polici, Selimaj shef i komisariatit të Vlorës

October 25, 2013 08:44

Lëvizjet në polici, Selimaj shef i komisariatit të Vlorës

Artur Selimaj është shefi i ri i Komisariatit të policisë të qytetit te Vlorës. Selimaj është prezantuar para efektivave blu të qytetit bregdetar nga Drejtori i Policisë së Qarkut, Kastriot Skënderaj. Selimaj vjen nga radhët e Policisë së Shtetit ku më parë ka mbajtur poste të rëndësishme, si Komandat i FNSH, Berat, Komandant i FNSH Vlorë, si dhe Komandat i repartit special “Delta Force”. Gjate karrierës së tij në polici ai ka qenë një nga drejtuesit e operacionit “Puna”, në vitin 2002 ku u bllokuan me dhjetëra skafe të cilët ndihmonin në transportin e drogës dhe klandestinëve drejt Italisë. Gjithashtu Selimaj ka qenë drejtues operacionesh në luftën kundër bandave në Berat, Lushnjë Vlore etj. Emërimi i Artur Selimaj si shef i Komisariatit të Policisë së Vlorës është pritur mirë edhe nga komuniteti vlonjat, të cilët e njohin atë, si njeri profesionist, korrekt dhe të përkushtuar në punë.

 

 

October 25, 2013 08:44
Komento

2 Komente

  1. shemsi October 25, 10:35

    I nderuar Zoti Minister i Brendshem!

    Duhet te ktheni ne detyren e meparshme Z.Gazmend Hamitaj, ne Komisariatin nr.4 ne Tirane, nje profesionist i vertete, teper i perkushtuar, korrekt, i ndershem dhe i paanshem. vetem ai arriti ti bente zap te gjithe te fortet e zones qe mbulon ky komisariat, te cilet dje pas lajmit te dhene ne media hidhnin fishekzjarre. Mos digjni te njomin me te thatin, sic thote populli.

    Reply to this comment
  2. drini October 25, 16:32

    te pritem ne vlore te vije drejtor por dhe shef komisariati nje detyre me rendesi eshte,suksese.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*