Lëvizjet tuaja mund të gjurmohen edhe kur telefoni juaj është çaktivizuar

November 24, 2017 21:45

Lëvizjet tuaja mund të gjurmohen edhe kur telefoni juaj është çaktivizuar

Google ka ndjekur lëvizjet e përdoruesve nëpërmjet telefonave të tyre celular edhe kur ata kanë çaktivizuar funksionet që e lejojnë atë. Ata të cilët kanë një pajisje Android, që përdorin një sistem operativ të gjigantit të internetit, kanë dërguar pa dashje vendodhjen e tyre në kompani.

Firma pranoi se ka përdorur telefonat e klientëve për të zbuluar se ku janë edhe nëse ato kanë hequr kartën SIM ose kanë ndërprerë funksionet e vendodhjes.

Megjithëse të dhënat e dërguara në Google ishin të koduara dhe kompania tha se e kishte konsideruar përdorimin e saj vetëm për të përmirësuar shërbimet e mesazheve, hakerët kriminalë mund ta kapnin atë dhe të gjurmonin lëvizjet e përdoruesve.

Google tha se të dhënat fshinë menjëherë dhe premtuan të përditësonin telefonat për të parandaluar që kjo të ndodhte në të ardhmen.

Graham Wood, pjesë e Privacy International, grupi i të drejtave në internet tha “se edhe kur marrim masa parandaluese, duket se nuk mund t’i shpëtojmë dot gjurmimit.”

Rrjetet telefonike mbledhin në mënyrë rutinore të dhëna rreth vendodhjes së përdoruesve të celularëve nëpërmjet informacionit të regjistruar në shtyllat e telefonit në të gjithë vendin. Policia i ka përdorur këto informacione për të hetuar krimet e rënda, pasi vendodhja e një personi mund të ngushtohet brenda disa rrugëve.

Megjithatë, tani është zbuluar se Google gjithashtu po i merrte këto të dhëna nga përdoruesit e telefonave Android që kishin një program të quajtur Google Play Services, një komponent kyç i sistemit operativ.

November 24, 2017 21:45
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*