Lëviznin me 2 pistoleta në automjet, 3 shqiptarë në pranga

August 4, 2015 20:06

Lëviznin me 2 pistoleta në automjet, 3 shqiptarë në pranga

Policia e qytetit të Romës ka arrestuar në lagjen “Giardinetti” 3 nënshtetas shqiptarë, 2 meshkuj e një femer ndërsa udhëtonin në një automjet të tipit “Daeëoo Kalos”.
Gjatë kontrollit iu gjetën 2 pistoleta, një prej të cilave gjysëm automatike e tipit Ëalther kalibër 9, e tjetra e markës Beretta kalibër 7.65 e mbushur me plumba.

Makina me të cilën udhëtonin rezulton e paregjistruar.
Prania e policisë italiane në rrugët e lagjes “Giardinetti” ka detyruar shqiptarët të kryejnë një manovër shpejtësie që shkaktoi dyshimin e forcave të rendit, të cilët u vunë menjëherë në ndjekje të tyre.

Tre shqiptarët u përpoqën të zhduknin armët, duke i hedhur nga dritarja e makinës.
Policia italiane u bllokoi rrugën e me pas duke realizuar arrestimin e tyre.
Dy pistoletat janë vënë nën ekzaminim nga specialistët e rendit, ndërsa po vazhdojnë hetimet mbi qëllimin e armëmbajtjes së tre shqiptarëv të arrestuar.

August 4, 2015 20:06
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*