Lëviznin me kapuçë, ndalohen tre të rinj tek ish-Blloku

March 12, 2016 22:47

Lëviznin me kapuçë, ndalohen tre të rinj tek ish-Blloku

Policia ka shoqëruar në komisariat disa të rinj. Tre të rinjtë, dy djem dhe një vajzë ishin duke bërë xhiro me automjetin e tyre tip “BMW” në zonën më të frekuentuar të kryeqytetit, në ish-Bllok.

Njëri nga djemtë kishte vendosur në kokë një kapuç, të ngjashëm me ata që përdoren për grabitje, i cili i mbulonte dhe fytyrën. Për shkak se makina qarkulloi shpesh në një zonë të frekuentuar pamja e të rinjve ngjalli dyshime te policia, e cila u vu në alarm.

Duke u nisur nga pamja e jashtme e të rinjve, u dyshua se bëhej fjalë për grabitje ose për ndonjë aktivitet të paligjshëm.

Katër skuadra “Shqiponja” u vunë në ndjekje të mjetit të të rinjve. Pasi rrethuan mjetin efektivët “Shqiponja” bënë shoqërimin e të rinjve në Drejtorinë e Policisë Tiranë.

Pas verifikimit në polici rezultoi se të rinjtë nuk kishin bërë asgjë të paligjshme, por donin të tregonin se ishin modern.

March 12, 2016 22:47
Komento

1 Koment

  1. Bredhibut March 13, 10:58

    O te nderuar polic, “modernizmi” i ketyre te rinjeve eshte vetem alibia e redhes, por regjistroini ata per te dyshuar dhe mbaini ne vezhgim dhe shum shpejt do te shifni “modernizmin” e tyre te vertete

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim