Lewandowski fiton garën me Messi-Ronaldo, FIFA i jep çmimin ‘Lojtari më i mirë i 2020’
Nga Arkiva
Sulmuesi i Bayern Mynih, Robert Lewandowski është shpallur nga FIFA lojtari më i mirë i vitit. Polaku ka fituar garën me të përhershmit Messi-Ronaldo pasi ka realizuar një sezon fantastik.
Në vitin 2020 polaku fitoi thuajse gjithçka me Bayernin, por duket se i mungonte diçka, pikërisht ky çmim që vitet e fundit rrallë kush tjetër e ka fituar në vitet e fundit duke parë konkurrencën e madhe me Messin dhe Ronaldon.
Lewandowski më parë fitoi të njëjtin çmim po nga UEFA. Portieri më i mirë për vitin 2020 është zgjedhur gardiani i Bajernit, Manuel Nojer, i cili në sezonin e fundit i dha siguri skuadrës së tij në fitimin e tripletës.
Te formacioni më i mirë, nuk ka vend për Nojerin, i cili pavarësisht se u zgjodh portieri më i mirë, në formacion në portë është zgjedhur Alisoni i Liverpulit. Më tej, në mbrojtje janë dyshja Van Dajk-Ramos, ndërsa nga krahët Arnold dhe Dejvis. Mesfusha përbëhet nga De Brojne i Sitit, Tiago Alkantara i Liverpulit dhe Kimish i Bajernit. Ndërsa për sulmin nuk ka shumë dyshime, është zgjedhur treshja Mesi-Levandovski-Ronaldo.
Për sa i përket çmimit për trajnerin më të mirë, të gjithë janë habitur, pasi sipas votave, tekniku i Liverpulit, Jyrgen Klop është zgjedhur si më i miri, ndonëse nga shumë mendohej se mund të ishte Flik, për shkak të fitimit të tripletës së trofeve me Bajernin. Vetë trajneri i Liverpulit nuk arrinte ta besonte, se ai ishte zgjedhur trajneri më i mirë i vitit.
h.b/dita
Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.
Komento