Lewis Hamilton: Komentet e Bernie Ecclestone për racizmin ishin injorante

June 27, 2020 17:49

Lewis Hamilton: Komentet e Bernie Ecclestone për racizmin ishin injorante

Kampioni i Formula 1 Lewis Hamilton ka thënë dje se Bernie Ecclestone është “injorant dhe i paarsimuar” pasi ish-pronari i kamionatit të Formula 1 bëri disa komente të kontestuara për racizmin.

Një ditë më parë 89 vjeçari Ecclestone tha në një intervistë me CNN se “në shumë raste, njerëzit me ngjyrë janë më racistë se të bardhët”.

Por 35 vjeçari Hamilton tha se komentet e Ecclestone ishin “të deshperuara e zhgënjyese”.

“Ato demonstrojnë se sa larg jemi ende nga arritja e barazisë në shoqëri. Bernie është jashtë këtij sporti dhe në një gjeneratë tjetër, por kjo është në fakt ajo çka është e gabuar. Është plotësisht e vërtetë që asgjë nuk është bërë për ta bërë sportin më me diversitet dhe për të trajtuar abuzimin racor që unë kam pasur gjatë karrierës”, tha ai.

 

l.h/ dita

June 27, 2020 17:49
Komento

2 Komente

  1. Eagle June 28, 23:15

    Kjo eshte Shume e vertete qe Zezaket dhe gjithe rracat jo te bardha jane racist ne kulm

    Reply to this comment
  2. Ja pergjigja ime. June 30, 18:13

    Por n.q.s te zinjte jane njesoj me te bardhet le te na shajne edhe ata duke na thene bardhosh.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim