Lexojeni këtë fjali në ligjin mbi mbeturinat (!?)

Dorian Matlija September 30, 2016 19:25

Lexojeni këtë fjali në ligjin mbi mbeturinat (!?)

Nga Arkiva

Kemi dëgjuar këto ditë ca të vërteta e shumë më tepër të pavërteta, si ajo historia që Shqipëria sot i ka kapacitetet për të monitoruar kufijtë e saj.  Madje për habi rezultojmë të jemi më mirë edhe se Belgjika, e cila kur ndaloi importin e të gjitha mbetjeve tha se nuk kishte kapacitetet të kontrollonte pikat kufitare.

Mirëpo, duke u marrë me thelbin nuk po shohim firot.

Dhe ja, për shembull diku në ligjin e ri paska një firo, në dukje të parëndësishme, por që po ta analizosh, siç po nuk përtuat e lexoni më poshtë, del se është shumë e rëndëisshme.

Për ta bërë më konkrete, po të hedhësh një sy te ligji i kohës së Berishës, në nenin 49, pika 5 gjen një parashikim interesant. Kjo pikë thotë që: “Kërkuesi i autorizimit të importit të mbetjeve jo të rrezikshme duhet të provojë se janë shfrytëzuar të gjitha mbetjet, sipas llojit dhe kodit, të kërkuar në vend.”

Ky parashikim ka pasur për qëllim eliminimin e plehrave në vend, e vetëm kur këto të mos ishin të mjaftueshme për nevojat e industrisë, atëherë do të lejohej importi.

Tani shohim draftin fillestar të Shalsit, ku duket sikur është pothuasje identik me ligjin e vjetër të kohës së Berishës, por për çudi mungon pikërisht ajo fjalia më lart, që lejon importin kur të jepeshin prova se ishin shfrytëzuar të gjitha plehrat vendase.

Të kuptohemi drejt, nuk jam duke bërë avokatin e ligjit “Berisha”, ai domosdo ishte një tmerr, por Shalsi e bëri akoma më horror, nëse paska pasur në mendje që të lejonte importin e plehrave pa prekur me dorë ato të vendit.

Por, për fat të mirë, dikur rrugës plasën diskutimet me deputetë të tjerë dhe, gjatë një debati që u nis nga deputetja Arta Dade, u pikas që kjo fjalia interesante kishte firuar.

Kritikët kërkuan futjen edhe një herë të atij neni në mënyrë identike siç ishte në kohën e Berishës, sepse përbëntë një garanci që importi i mbetjeve do të lejohej vetëm pasi të shfrytëzoheshin më parë mbetjen e vendit. Mbase mungesa e vetëm kësaj fjalie në draftin e Shalsit ishte thjesht një gabim shtypi. Mbase.

Por, edhe pse pati presion nga deputetët, fjalia interesante prapë ndryshoi. Ajo u shtua si me pahir në pikën 9 të nenit 48/1, ka këtë formulim: “Kërkuesi i autorizimit të importit të mbetjeve jo të rrezikshme duhet të provojë se janë shfrytëzuar të gjitha mbetjet, sipas llojit dhe kodit.”…

E vini re se çfarë mungon? Është po e njëjta fjali si në kohën e Berishës, por me 4 fjalët e fundit, mangut. Ato janë: “të kërkuara në vend”. Prapë gabim shtypi? Pak e vështirë ta besoj se është rastësi të gabohet dy herë rresht tek kushti thelbësor për të marrë autorizim për importin e mbetjeve.

Varianti që më duket më i besueshëm është që ky nen fillimisht ishte hequr qëllimisht. Arsyeja mund të jetë e thjeshtë. Nëse një importuesi do i duhet të provojë se ka shfrytëzuar të gjitha mbetjet në vend atëherë mbase nuk e merr kurrë lejen e importit, pasi siç ka qarkulluar së fundi informacioni i prodhuar nga vetë Qeveria është që vetëm 17% e plehrave vendase janë shfrytëzuar, ndërsa pjesa tjetër prej 83% jo. Dhe po të shihnim një ditë që ndonjë riciklues do merrte leje importi do ta kishim të pamundur ta besonim që kemi kaluar si me magji nga 17% në 100% të shfrytëzimit të plehrave vendase.

Ky lloj cirku me faktet do të duhej të tejkalonte edhe formulat hipnotizuese të Sudes.

Me sa duket, autorët e ligjit janë stepur nga ideja që mungesa e këtij neni do binte në sy njëlloj si një dac i zi që të pret rrugën, dhe e futën prapë. Por e futën m një lloj stili të ngjashëm me atë stilin e Shalsit kur thoshte dikur që ne nuk do i bëjmë gjërat kaq hapur. Të krijon përshtypjen se është futur sa për të thënë që është aty dhe për të shuar ndonjë zë kritik, që mund ta kapte për veshi ligjin, por është përçudnuar si fjali që kur të lexohet të mos kuptohet.

Çfarë do të thotë që kërkuesi duhet të provojë që janë shfrytëzuar të gjitha mbetjet? Mbetjet e kujt? Ato të magazinës së vet? Ato të ballkonit të komshiut? Apo ato të Surrelit? Për çfarë mbetjesh flet autori i ligjit?…

Berisha e sqaronte mirë dikur që flitej për të gjitha mbetjet e vendit, por tani neni i Shalsit ka mbetur pa busull. Dhe kështu, përmes dilemës, mund të bëjë vaki që të mos kuptohet as nga ai që zbaton ligjin, as nga ai që monitoron ligjin dhe as nga ai që i merr ligjit aromën nga dritarja e dhomës së gjumit.

E pra, unë mund të besoj te një rastësi, por dyshoj kur rastësia bie atje ku nuk duhet dhe pastaj bindem për të kundërtën kur shoh që rastësia përsëritet po aty, njëlloj si të shiteshin rastësisht dy bileta fituese llotarie te kioska e atij që organizon llotarinë.

Le ta themi pak më troç. Unë besoj se lejet e importit do jepen pa bërë asnjë përpjekje për të mbaruar punë një herë me plehrat e vendit, dhe nëse është kështu, kjo është goditje poshtë brezit ndaj një populli të tërë që pret të shohë një Shqipëri me kazana bosh dhe landfille të menaxhuar mirë.

Nejse, unë nuk besoj se do të marrë njeri mundimin të rregullojë këtë “defekt” të vogël, madje edhe po e rregulloi nuk do vijoj të jetoj i qetë. Besoj vetëm te forca e një populli që fatkeqësisht dikur nuk u la ta thoshte fjalën e vet me referendum se ia sollën zgjidhjen si një kalë druri dhuratë. Ai kalë tashmë u mor vesh që ishte mbushur me shishe, letra, hekura, qese e “mbetje” të tjera që kanë qenë nëpër kazana plehrash si ato që sot në Tiranë kanë emra.

Unë besoj se vetëm referendumi e zgjidh këtë punë një herë e mirë dhe herën e dytë zor se gënjehet njeri.

 

 

Dorian Matlija

Dorian Matlija September 30, 2016 19:25
Komento

6 Komente

  1. Tarrasi . September 30, 19:49

    REFERENDUM REFERENDUM REFERENDUM

    POSHTE PS PD DHE LSI APO VASALET E TYRE.

    POPULLI DO MBIJETOJE DHE PLEHRAT TI MBAJNE ATA QE I KANE.

    NUK KEMI ASNJE TE MIRE NGA IMPORTI I PLEHRAVE. ASNJE GJE TE VETME …

    TE GJITHA JANE GENJESHTRA.

    RAMA APO META E VERTETUAN QE NUK JANE NDRYSHE NGA BERISHA APO LULI POR TE KAPUR E TE KORRUPTUAR.

    SA E KANE CMIMIN ATE E DINE ATA VETE.

    NDOSHTA DO ISHTE MIRE PER POPULLIN TE KORRUPTONTE QEVERITARET E VET QE ATA TE BENIN GJENE ME TE MIRE PER POPULLIN.

    Reply to this comment
  2. Loko-Loko October 1, 00:24

    Shume e sakte:
    -Hartuesit dhe ligjevenesit deputete jane treguar mafioze me kete ligj!
    Duhet te korigjohet urgjentisht!

    Reply to this comment
  3. Adih October 1, 02:05

    Nuk behet shqiperia me derra.
    Prandaj duhet referendum , ose tek kryeministria e ne cdo cep te vendit cdo dite, …Derrave po i vjen fundi ,kesaj here..

    Reply to this comment
  4. Kaci October 1, 10:22

    Une kam qene dhe jam mbrojtes i ligjit. Nqs konstatimi i kapur nga autori i shkrimit eshte i vertete dhe nuk eshte tymnaje e radhes atehere fjalia “te kerkuara ne vend” duhet rivendosur ne piken e nenit perkates.

    Reply to this comment
    • KORÇARI October 1, 14:46

      O Kaçi, tema nuk është nqs shkruhen këto fjalë apo jo ,TEMA ËSHTË PËRSE U HOQËN ATO FJALË, gjithashtu, PËRSE KUR QËNKA I NJËJTI LIGJ SHALSI E ÇAU BYTHËN QË TË MOS VOTOHEJ LIGJI PARA 5 VITESH , VETËM KY FAKT MË BËN TË BESOJ SE KËTA TË PS QËNKAN LEGENA MË TË ÇPUAR SE ATA TË PD . Që të dy si PS si PD janë NJËRI MUR DHE TJETRI SHURRË.

      Reply to this comment
  5. gjermani i fundit October 1, 19:07

    Ka presione si duket. Do te hysh ne Evrope? Merr plehrat dhe pasi ti riciklosh piju lengun e paketoji ne tynelet e Xhaxhit. Ligji kaloi tani qe deri mot ne fushaten e zgjedhjeve te harrohet, prandaj u nxituan, si dasma qe behet shpejt se nusja eshte me barre. Keqardhje Edi Rama, njehere me lendet kimike dhe tani me ligjin e plehrave, keto te dyja ishin ofertat e medha te Perendimit ne mandatin tend qeverises.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*