Lexoni listën e përfitimeve sekrete të gjyqtarëve dhe prokurorëve
Nga Arkiva
Me draftin e ri që pret miratimin e parlamentit, statusi i gjyqtarëve dhe prokurorëve do të ndryshojë drastikisht sa i përket rrogës, shpërblimeve dhe përfitimeve të tjera. Por ndërsa të gjitha debatet janë përqëndruar te pagat dhe pensionet, Gojët e Liga kanë zbuluar një listë të gjatë trajtimesh preferenciale që mund të duken vogëlsira, por që do ndikojnë direkt në cilësinë e dhënies së drejtësisë.
Kështu, një aneks i projektligjit në fjalë parashikon që gjyqtarët dhe prokurorët kanë të drejtë:
-Të kërkojnë për të mirën e punës, letra format A4 me aromë trëndafili të trajtuar me aloe vera.
-Të kërkojnë uiski dhe/ose konjak 50 vjeçar në mes të seancës gjyqësore, shoqëruar me puro kubaneze, teksa shikon orën nga qosteku i artë me diamante, dhuruar nga shteti.
-Çdo individ i sistemit, veç pushimeve që jep shteti, përfiton edhe pushime 101 ditore në Bahamas – Sejshell ose Havai, të paguara nga 250-300 pensionistë: Ai/Ajo ka të drejtë të përzgjedhë vetë emër për emër, morracakët që do kontribuojnë.
-Të kërkojnë masazhatore filipineze (meshkujt) ose kujdestar pishine portorikan (femrat) sa herë ta shohin të nevojshme.
-Të lahen familjarisht vetëm me shampo ekzotike-afrodiziake-aromatike nga pyjet e Tajlandës.
-Truproja i gjykatësit-prokurores mund ta kopanisë në çdo moment që e sheh të arsyeshme, mësuesin-mësuesen e fëmijës që ka vënë notë inadekuate. (Kujdes: Truproja nuk ka të drejtë ta prekë me dorë drejtorin e shkollës përkatëse, përveçse me shkop bejsbolli).
-Kanë të drejtë të kërkojnë ngritjen e një kënge trimërie për ta në varësi të rajonit të origjinës, kombinuar me një pritje madhështore dhe drekë me keca qumështi të pjekur në qymyr shkoze, sa herë denjojnë të nderojnë fshatin/qytetin e origjinës.
Vërejtje: Opozita ka kundërshtuar fort sjelljen nga ana e anës të femrave filipineze dhe meshkujve portorikanë. Sipas deputetit Bylykbashi: “Pse mbaroi Spanja për meshkuj dhe Ukraina për vajza?”
***
Shënim: Gojët e Liga zakonisht është rubrikë satirike. Por këtë herë vëlla… rrezik dalin të vërteta!
Dita e tepruat tani, Une prisja liste me te gjate. Nese sherben per nje drejtesi me te mire masazhusja nga fipliinet, le ta marrin. I vetmi nder qe do kerkojne ato, edhe te sjellin dhe motrat ne Shqiperi. C’te keqe ka ktu?
Ajo puna e motrave eshte klauzole sekrete dhe nuk eshte dokumentuar, por ka nje marreveshje xhentelmenash qe motrat futen ne pune direkt si pastruese ne shtepite e deputeteve meshkuj.
Ua thashe nje here, motrat e filipineve te punesohen direkt sherbyese ne familjet e deputeteve.
Gjithashtu per gjyqtaret gej e lezbike do t’u plotesohen nevojat me prurje nga vendet nordike.