Lezhë, 2 të rinj humbin jetën në aksident

August 22, 2018 09:07

Lezhë, 2 të rinj humbin jetën në aksident

Një aksident fatal për dy të rinj ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së mërkurës në superstradën Lezhë–Shkodër.

Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Ura e Dajçit”.

Mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin G.T, 32 vjeç, banues në Mabë-Lezhë, ka goditur nga mbrapa mjetin tip “IFA” me drejtues shtetasin E.B, 19 vjeç, banues në Lezhë.

Policia raporton se nga ky aksident kanë humbur jetën drejtuesi i mjetit “Benz”, G.T, dhe pasagjeri po në këtë mjet, shtetasi R.E. 25 vjeç.

Grupi hetimor po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

s.a/dita

 

August 22, 2018 09:07
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*