Lezhë, arrestohen tre persona, kapen me 2.5 kg vaj hashashi

March 4, 2015 22:24

Lezhë, arrestohen tre persona, kapen me 2.5 kg vaj hashashi

Policia e Lezhës ka arrestuar tre persona  gjatë operacionit të koduar “Mbikalimi” të realizuar nga Sektori për Narkotikët dhe Trafiqet e Paligjshme.

Në pranga kanë rënë Arjan Kadeli 39 vjeç, Astrit Vlashi 40 vjeç, Mario Deda 28 vjeç, që të tre nga qyteti i Laçit.

Sipas policisë, “gjatë kontrollit të ushtruar, 3 personave u janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale 2 automjete, 8 telefona celularë, 4 shishe të mbushura me lëndë vajore e dyshuar si vaj hashashi me një sasi prej 2.5 kilogram, për të cilët autorët nga shitja do përfitonin një shumë prej 35.000 euro”.

March 4, 2015 22:24
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*