Lezhë, fuste hashash në burgun e Shënkollit, arrestohet
Një person është vënë në pranga nga polica, pasi ka tentuar të fusë drogë në burgun e Shënkollit mbrëmjen e së hënës. Sipas policisë, Gjevalin Gjergji është arrestuar pasi ka tentuar të fusë 29,6 gramë lëndë narkotike hashash, në ambientet e burgut. Mësohet se lënda narkotike po tentohej të futej e fshehur mes teshave për një të afërmin e tij të arrestuar dhe izoluar në burg. Me këtë rast, autoritetet kanë shtuar masat e kontrollit në burg, për të zbuluar sendet e ndaluara.
Komento
Ende pa komente
Shiko komentet
Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.
Komento