Lezhë, përmbytjet në qytet, nis pastrimi i kanaleve dhe nënstacionit

November 27, 2014 00:17

Lezhë, përmbytjet në qytet, nis pastrimi i kanaleve dhe nënstacionit

Bashkia e Lezhës ka nisur një ndërhyrje emergjente duke pastruar kanalet kulluese te nënstacioni elektrik, pas përmbytjeve të shkaktuara javën e kaluar. Mos funksionimi i tij për rreth 15 orë për shkak të depërtimit të ujit brenda nënstacionit, solli për pasojë edhe mos funksionimin e hidroforëve, duke bërë që në shumë zona të Lezhës të ketë përmbytje. Nënkryetari i Bashkisë së Lezhës, Pashk Smaçi, ka bërë të ditur se me këtë ndërhyrje do të shmangen përmbytjet e nënstacionit elektrik dhe situata e një jave më parë nuk do të përsëritet.

November 27, 2014 00:17
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*