Lezhja: Ringritja e PD, duke hequr dorë nga ata që u bënë politikanë me zor

Redaksia Online October 26, 2013 10:15

Lezhja: Ringritja e PD, duke hequr dorë nga ata që u bënë politikanë me zor

Ish-sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, Gjergj Lezhja, komenton rreth zhvillimeve në PD dhe të ardhmes së partisë më të madhe të opozitës. Ish-bashkëpunëtori I Berishës, tashmë këshilltar për Sigurinë Kombëtare në Presidencë, thotë në një intervistë për MAPO se ringritja për PD nuk do të jetë e lehtë.

“Partia ka pësuar një humbje tragjike, të përmasave të konsiderueshme në zgjedhjet e fundit parlamentare të certifikuara si më të mirat e pluralizmit në Shqipëri. Ringritja nuk do jetë e lehtë dhe aspak e shpejtë. Ajo që kërkohet nga çdo qytetar i përgjegjshëm i këtij vendi është që Partia Demokratike të ngrejë rolin e saj opozitar duke aplikuar koncepte të reja në një opozitë serioze, konstruktive dhe guximtare. Përfitimet nga deformimet e pushtetit dhe nga megalomania e tij të jenë maksimale për të shërbyer në ngritjen e performancës opozitare. Raportet pozitë-opozitë janë si enët komunikuese, ku nëse njëra zbrazet tjetra padyshim që do të mbushet, por kjo kërkon kohën e vet të mjaftueshme. Ajo që vlen të theksohet është dhe organizimi i brendshëm i saj. Duhen ringritur dhe ndërtuar me kujdes dhe këmbëngulje struktura të shëndosha. Të punohet në mënyrë sistematike për evidentimin e figurave të reja me energji dhe frymë europiane opozitare, duke hequr dorë gradualisht nga personazhe që janë bërë politikanë me zor, nëse janë bërë. Por që ti ndërtosh të gjitha sa më sipër, të duhet të ndërmarrësh një aksion të mirëprogramuar, të mirëmenaxhuar, të drejtuar në ekip, ku të mbizotërojë fryma e kompromisit dhe të përgatisësh me këmbëngulje dhe durim “ushtrinë” e vërtetë të betejës elektorale me frymën e besimit dhe kauzën e fitores. Mendoj se jemi akoma shpejt për të ushqyer iluzione të tilla”, thotë ai.

Ndërsa në lidhje me ndikimin e ish-kryetarit Berisha, Lezhja thotë se është pikërisht qenia aktive e këtij të fundit që shmang katastrofën.

“Partia Demokratike është duke kaluar tranzicionin e saj. Nga një kryetar që e lindi dhe e drejtoi në shumë beteja të fituara por dhe të humbura, nga një kryetar që nuk diskutoi për asnjë çast ekzistencën e tij në krye të saj, nga një kryetar që për shumë vite të dy dekadave ishte kryetar i gjithë shqiptarëve, po përpiqet të shkojë tek udhëheqja e një kryetari që nuk ka asnjë lidhje me historinë e paraardhësit të tij. Kjo sigurisht kërkon një adaptim të vështirë si nga kryetari i ri, shpatullat e të cilit nuk janë mësuar të mbajnë pesha të përmasave të tilla të rënda, ashtu dhe nga forca politike që mishëron në traditën e saj Prijësin udhëheqës dhe jo thjesht një kryetar në respektim të votës së anëtarëve. Në këtë kontekst mund të them që ajo që po kalon PD-ja në këtë periudhë është unikale në historinë e politikës shqiptare. Është bërë në kohën e duhur dhe padyshim do kohën e nevojshme. Ajo që shmang katastrofën brenda kësaj force politike është pikërisht qenia aktive e z.Berisha. Ai dha dorëheqjen në një moment kur kondicioni fizik dhe mendor i tij ishte dhe është në nivelin më të lartë. Pikërisht ky fakt jep shanse për shmangien e të gjitha fenomeneve që mund ta çonin këtë forcë politike në një sëmundje të gjatë në opozitë. Mendoj se z.Basha ka të gjithë komoditetin që të udhëheqë mbi një platformë solide. Është detyra e tij të aplikojë metoda, forma, frymë të re në këtë opozitë të vështirë”, shprehet ai.

 

Redaksia Online October 26, 2013 10:15
Komento

15 Komente

  1. Lleshi October 26, 10:25

    Ti mor mustaqelli , para se te na japesh leksione per politikanet e “zorshem” , duhet te shkosh ne burg per fshirjen e serverave te Kryekriminelistise , per vrasjet e 21 janarit . Apo kujton se harruam ….?

    Reply to this comment
  2. kosta October 26, 11:04

    Gjergj Lezhja…nje nga figurat me kote dhe me te shpelare te Pds….zaten sepse mbajti njerez te tille qe familjarishte te lidhur me sigurimin e shtetit. por edhe ju dhe poste te rendesishme Berisha…prandaj edhe u largua nga pushteti me shume turp PDja….shikoni….Gjergji dhe shume te tjere te lidhur me korrupsionin, vjedhjet, trafikun [por edhe me krimin ordiner, jane punesuar ne presidence…..ky eshte treguesi i sakte i PDs……

    Reply to this comment
  3. babi i drilona hoxhes October 26, 12:20

    Bravo Kosta_PLEPI gjithnje i sakte dhe i mireinformuar si njehere e njekohe ne Bisht Palle1

    Reply to this comment
    • kosta October 26, 14:23

      ato prapashtesat nuk i kuptoi por……kaq e fameshme eshte kjo drilona sa .ta perdoresh neper media…..paske kujtime te mira nga bishti dhe palla……..goxha baba qenkerke……

      Reply to this comment
  4. LORA October 26, 12:21

    Masakra kryeministrore e 21 janarit eshte guri qe mban ne qafe ti gjergj lezhja.
    Une si pjese publikut,te cilit i referoheni sa here ju ngec veza kryq,e lidh emrin tend vetem me vrasjet makabre te 21 janarit dhe me nevojen jetike te ndeshkimit te vrasesve dhe atyre qe fshehen provat e vrasjeve,ku ti je protagonist.Vafsh ne ferr ndyresire!

    Reply to this comment
  5. Tani October 26, 12:29

    LEGEN,FALSIFIKATOR,PALACO,RRENACAK,ZHULS ME KOSTUM.

    Reply to this comment
  6. Tarrasi October 26, 13:55

    z Lezhja megjithse per hir te se vertetes tani duhej te te therrisnim i pandehur nese drejtesia shqiptare do kishte vetem nje shenje jete ben mire se paku te mos flasesh. Nese deshiron te flasesh dicka atehere fol rreth “Ziftit”

    Reply to this comment
  7. Tarrasi October 26, 14:32

    Nese ne 95-96 Berisha ishte arkitekti i thyerjes se embargos te keshillit te sigurimit te OKB me Milloshevicin , Lezhja ishte zbatimi ne praktike i ketij projekti e aksioni kriminal.
    Kjo eshte arsyeja e unitetit kriminal ne dyshen Berisha-Lezhja. Pushteti i ri duhet te hetoje edhe ne kete fushe pasi emrimi i tije ne presidence ka per qellim ruajtjen e konservimin e kesaje funderrine.
    Shikoni kush eshte garant i kalimit te trashigimise politike apo misionit te UDBse ne ate qe quhet PD pasi Partia Demokratike ka kohe qe nuk ekziston. Nese PS vazhdon te injoroje ekzistencen e ketyre dhoj gjarperinjesh helmues ne institucionet e “”pamvarura” prej saje dhe ligjit por tersisht te komanduara nga kreu i bandes Berisha shpejt do ta shikoni se do kthehen ne bumerang per pushtetin e Edi Rames. Kjo eshte teoria e gramit me vreshtin qe kerkon te zbatoje politika kriminale e Berishes .

    Reply to this comment
  8. Agin October 26, 16:01

    Sa per dijeni ti z.Leshi, Berisha nuk ka qene Kryetar per shume vite gjate ketyre 2 dekadave I te gjithe shqiptareve, por vetem I juaji e ca sahanelepiresve si puna juaj. Gjysmen e popullit e chat ne kurbet, ca te tjere I vrate me mes te nates e dites, e ca te tjere I late pa buke e gojes nga makuteria e vjedhjeve, te mos flasim pastaj per tendera e koncesione pa fund ku ti dhe ca miqte e tu ne kryeministri qe sot Kane gjetur strehe ne institucione te varura e te pavarura, inspektoriate te larta e te ulta, ambasada, etj. Keshtu o z Leshi Beji elozhe atij nga I cili ke marre ndonje kocke te majme, se kur te shkosh tek ai vendi, qimet e mustaqes do ti heqin nje nga nje.

    Reply to this comment
  9. ra ta si October 26, 17:34

    nuk po i plas trapi per pd shume kujt sot.

    Reply to this comment
  10. Mark uk October 26, 19:49

    Burra ruani gjakftoftsin,se po shperthyet ne trimeri nuk ju dalin fisheket.
    Merrni celsat e hapni burgjet do benit ma mire.Shkoni e ruani dhite atje ne mal se leket qe muart per te votuar,besoj se duhet ti keni mbaruar

    Reply to this comment
  11. Gava October 26, 21:29

    Fytyra me e zeze e cdo krimi te ndodhur ne kete vend eshte “Gjeneral- leshi ” Lezhja.Ky eshte organizatori i cdo gjeme! Ky pleh qe po na dhena dhe leksione demokracie duhet te pergjigjet me lekuren e vet si vrases sepse ky komandonte si gjeneral nga paradhoma e banditit sali, diten qe u pushkatuan kater martiret.Ky eshte banditi LEZHJA

    Reply to this comment
  12. ardi October 26, 22:13

    Ky zoteria sikur punon ne institucionin e depolizuar te presidences.
    Ai qartasi i ben presion Bashes qe te mbeshtetet tek ato persona qe me veprimet e tyre e cuan PD-ne aty ku eshte aktualisht.Z.Basha duhet te :
    1 – Te bashkepunoje me mazhorancen per te zbuluar,denuar ne menyre publike cdo zyrtar apo ish-zyrtar te korruptuar.
    2 – Te pershendese vendimin e Gjykates Kushtetuese per marreveshjen per detin.
    3 – Te distancohet nga projekti i Ballkanit perendimor.
    4 -Te heq nga qyteti i Tiranes te gjithe antenat qe perdite po i shkaktojne semundje nga me te renda bashkeqytetarve te vete,biles edhe atij vete.
    5 – Te perfundoje sistemin e ngrohjeve te cerdheve,kopshteve,shkollave te te gjithe niveleve.
    6 – Te fuse nentoke te gjithe kabllot qe varen ne qiellin e kryeqyteti,duke filluar nga siperfaqja brenda unazes se vogel.
    7 – Te krijoje tualete publike pasi jemi i vetmi kryeqytet ne Europe,pa to.
    8 – Te perfundoje unazen e madhe te Tiranes pasi do ta lehtesoje goxha trafikun e Tiranes,duke hequr dore perkohesisht nga Bulevardi i shume reklamuar.
    9 – Te rifuse te njejten kulture pune ne varrezat e qytetit,sic ka qene para cerek shekulli.
    10 – Te rikrijoje kopshtin zoologjik sepse kemi shume femije ne kryeqytet,por edhe qytetet e tjera te cilet mund te vijne e ta vizitojne kete kopesht brenda dites e te kthehen ne qytetet e tyre,ne saje te rrugeve qe realisht jane bere,pamvaresisht te metave qe kane.
    11 – Te defshatarizoje administraten e Bashkise por edhe PD-ne.

    Reply to this comment
  13. mikel October 27, 11:05

    Pastrimi i PD nuk mund te behet nga ata qe pasi e molen per vite te tera e shkaterruan plotesisht ate.
    Nuk me vjen keq per ju. Te perdori Berisha dhe prape nuk ve mend.
    Ke marre pjese aktive ne ngjarjet e 21 janarit dhe ke kurajon te tregosh se si duhet reformuar PD? Do te benit mire te mendonje me shume per mbrojtjen ligjore tende sa per PD, se nje dite do te perballeni me ligjin. Njerezit si ju & Berisha kompani, duhen te pergjigjen jo vetem per qeverisjen e korutuar, por edhe per krimet qe keni kryer ne emer te qeverisjes.
    PDka nevoje per njerez te rinj dhe jo per banden qe e ka udhehequr deri tani.

    Reply to this comment
  14. Cmajth October 28, 09:40

    Po ky presidenti yne,pse behet strehe per njerzit figura e te cileve eshte e pa zbardhur.Pse u ben karshillek atyre qe u kane borxhin e krimeve qe jane bere ne kohen kur politikanet e te djathtes kane qene ne detyre..Lezhja duhej te mos ishte prononcuar per as gje.Te gjithe mendojne se Lezhja eshte strehuar ne cerdhen e presidences per te qene i imunizuar.Po sa do zgjase kjo!?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*