LGBT përshëndet zgjedhjen e Bardhylka Kospirit në postin e zv.ministres

October 4, 2013 22:07

LGBT përshëndet zgjedhjen e Bardhylka Kospirit në postin e zv.ministres

Aleanca Kundër Diskriminimit LGBT  dhe Të Bashkuar Pro Kauzës LGBT (ProLGBT) përshëndesin zgjedhjen e znj. Bardhylka Kospiri në postin e zëvendës ministres për Mirëqenie Sociale dhe Rininë, si zgjedhjen më të duhur që mund të bëhej.

Të Bashkuar Pro Kauzës LGBT (ProLGBT) dhe Aleanca Kundër Diskriminimit LGBT përshëndesin zgjedhjen e znj. Bardhulka Kosturi në postin e zëvendës ministres për Mirëqenie Sociale dhe Rininë, si zgjedhjen më të duhur që mund të bëhej.

Zonja Bardhylka është një luftëtare e padiskutueshme për të drejtat e njeriut dhe për shkak të vullnetit të saj për të luftuar paragjykimet, është shndërruar në një simbol të mirëfillte për lëvizjen e të drejtave të njeriut në Shqipëri. Këtë gjë e ka bërë pa bujë, dhe me shumë paragjykime edhe brenda vetë lëvizjes për të drejta të njeriut.

Jemi shumë më të sigurt se të drejtat tona (LGBT), dhe politikat e qeverisë të premtuara ndaj nesh, në kuadër të politikave të Ministrisë në fjalë, do respektohen në mënyrë më rigoroze me një zonjë si zëvendësministrja e re. Jemi entuziastë se bashkarisht, ne përfaqësues të komuniteteve të marxhinaliuara mund të bëhemi ndryshim për gjithë shoqërinë shqiptare.

October 4, 2013 22:07
Komento

1 Koment

  1. genci October 5, 09:14

    Po bohen te merzitshem kto te LGBT e PINK e ca jane keto. Per cdo gje fusin hundet. Shume ne rregull i kane punet po per cdo gje reagojne se kan hall per fonde.Une njoh shume gay dhe lezbike dhe askush nuk i diskriminon.Punojne jetojne lirshem ne kete vend. Sinqerisht po na merzisin

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*