Liberalizimi i vizave për Kosovën, Hahn: Votim pozitiv!

August 30, 2018 12:27

Liberalizimi i vizave për Kosovën, Hahn: Votim pozitiv!

Komisioneri për Zgjerim në BE, Johannes Hahn ka reaguar pas votimit pro të Komitetit të Parlamentit Europian për liberalizimin e vizave.

Hahn thotë përmes një postimi në rrjetin social “Twitter” se votimi ishte shumë pozitiv.

“Shpresoj për një vendim të shpejtë, të favorshëm dhe të merituar”, shkruan Hahn.

Anëtarët e Komitetit të Parlamentit Europian kanë votuar këtë të enjte me 30 vota pro, 10 kundër dhe dy abstenime, duke miratuar kështu raportin e Komisionit Europian që sugjeronte heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës.

Pas këtij votimi, Parlamentit Europian dhe Këshillit i duhet që të arrijnë marrëveshjen ndër institucionale.

s.a/dita

August 30, 2018 12:27
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*