Libia refuzon të ndërtojë kampe për refugjatët

June 26, 2018 10:13

Libia refuzon të ndërtojë kampe për refugjatët

Libia i ka thënë jo ministrit të Brendshëm italian, Matteo Salvinit sa i takon propozimit të tij për të ngritur qendra që të strehojnë emigrantët ilegalë.

Në një konferencë të përbashkët shtypi me Salvinin, zëvendëskryeministri i Libisë, Ahmed Meitik u shpreh se është i gatshëm për të bashkëpunuar me BE-në për çështjen e migracionit ilegal, por ndërtimin e qendrave strehuese e mohoi kategorikisht.

Salvini kërkon kampe në 5 vende afrikane

Matteo Salvini është shprehur më parë për ngritjen e kampeve pritëse për refugjatët në 5 vende afrikane, por pa përmendur emra konkretë.

Pasi u kthye në Itali, ai u shpreh më pas për ngritjen e kampeve të tilla në jug të Libisë; Nigeri, Mali, Çad dhe Sudan.

Ky propozim ka ardhur nga ana e Salvinit pasi mendohet se qendra të tilla pritëse dhe identifikimi do ta ndihmojnë Italinë të ndalë emigracionin.

Megjithatë, kuadri ligjor është i pasqaruar për ngritjen e qendrave të tilla të mundshme jashtë BE-së, pasi Komisioni Europian është shprehur se qendrat e azilit nuk duhet të jenë ligjërisht “vrima të zeza”.

s.a/dita

June 26, 2018 10:13
Komento

1 Koment

  1. Arben June 26, 13:06

    Per njohuri.

    Shteti Libian ka sot qe flasim 100 miliard dollare te

    Depozituara ne bankat Anglia DHE france.

    Parate e naftes qe kane “blere” Anglia DHE Franca

    Nga libia per 40 vitet e fundit.

    Gedafi u vra sepse kerkoi ti terhiqte per

    Ti investuar ne libi.

    Tani Anglia DHE Franca I sekuestruan sepse gedafi

    Doli armik.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*