Rama: Nxënësit e familjeve në nevojë, libra falas deri në klasën e IX

September 5, 2018 14:17

Rama: Nxënësit e familjeve në nevojë, libra falas deri në klasën e IX

Kryeministri i vendit Edi Rama ka ndaluar ditën e sotme në një familje në  Allias për të dhënë  një pako libra falas.

“Ndalesa në familjen Musi, e cila merr ndihmën ekonomike dhe si e tillë gëzon edhe të drejtën e marrjes së librave të shkollës FALAS për Agimin që shkon në klasën e pestë dhe Manuelin që shkon në klasën e gjashtë.”

Më herët Rama është shprehur se 50 mijë familje do të përfitojnë nga dhënia e librave falas.

Rama u shpreh se për familjet me ndihmë ekonomike librat falas do të jenë deri në klasën e nëntë.

“*Librat FALAS kete vit jane edhe per te gjithe nxenesit e klasave nga I ne IV, po edhe per nxenesit e familjeve ne nevoje, deri ne klasen IX”, shkruan Rama në Facebook.

l.h/ dita

September 5, 2018 14:17
Komento

2 Komente

  1. Mary Tereza September 5, 16:42

    Si gjen kurajo, ky Njeri, nese eshte,
    te shfaqet si Kryeminister qe gjoja u dhuroka falas
    librat e shkolles fillore femijeve,
    me prinder kaq te varfer sa as librat nuk ju sigurokan dot?!

    Si ka mundesi te mos gjej energji, ky dhe kryeministrat e tjere bashke me presidentet e majmur, minstrat dhe te tjeret pas tyre, te rrijne fshehur, te mos duken, te mos ua shikoj kush fytyren…

    Si ka mundesi qe shtypi i Tiranes, i percjell si normale keto lajme: kryeministri u siguron falas librat vogelushve te lindur varfer?!
    Jo vetem kaq, jo vetem qe nuk u kerkon falje, ndjese qe ua kane lene prinderit kaq ne mjerim, por edhe me paturpshem, kryeministri qe pretendon se i ka kryer detyrat ndaj futjes ne Europe, u kujton femijeve se librat duhet t’i mbjne aq me kujdes sa, ne fund te vitit duhet t’i dorezojne serish (edhe pse ai Krye…m ua ka falur ne fillim te vitit, dhe nese do jene te prekur prej femijeve, vitin tjeter prinderit e tyre do duhet t’i blejne…!

    Dine gje shqiptaret, gazetaret shqiptare, a dine si jetojne femijet e Edi Rames, Ilir Monika Metes, Sali Berishes, Lul Bashes…?
    A kane te drejte ata qofte edhe t’i prishin librat e shkolles, si femije qe jane?!

    Reply to this comment
  2. Gezimi September 5, 18:30

    Librat nuk jane falas, pas nje viti paguhen nese nuk dorezohen te rinj. Pra Rama rren sa ka koken. Keqardhje qe rrenave te tij i mbajne iso ca media qe e dijne mire kete histori me libra”falas” (gjoja).

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*