Librazhd / Balla dhe Ahmetaj inspektojnë rikonstruksionin e Qendrës Kulturore

January 31, 2018 20:50

Librazhd / Balla dhe Ahmetaj inspektojnë rikonstruksionin e Qendrës Kulturore

Kryetari i Grupit Parlamentar Taulant Balla dhe ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj së bashku me kryetarin i Bashkisë Kastriot Gurra inspektuan përfundimin e punimeve të rikonstruksionit të Qendrës Kulturore të Fëmijëve, e cila për shkak të amortizimit kishte dalë jashtë funksionit.

Investimi me vlerë rreth 300 mijë euro u bë i mundur falë programit të Bashkëpunimit dhe Zhvillimit Italo-Shqiptar IADSA, i cili ka për qëllim të mbështesë zbatimin e projekteve në sektorin social, propozuar nga institucionet përkatëse Publike Shqiptare dhe të seleksionuar bashkarisht nga të dyja palët në kuadrin e Programit Italo-Shqiptar të Asistencës për Zhvillim.

Balla gjatë inspektimit u shpreh se kjo godinë, përveç funksionit të saj si Qendër Kulturore e Fëmijëve, do të funksionojë edhe si një qendër multidimensionale.

“Ishte një prej investimeve shumë të domosdoshme, po të kemi parasysh numrin e madh të fëmijëve të Librazhdit që frekuentojnë këtë qendër. Kërkesa ime është që përveç një qendër kulturore, kjo të jetë një qendër multifunksionale, edhe në funksion të arsimit profesional. Pas fazës së parë të qendrave të qyteteve, tashmë jemi larg tyre dhe këtu janë disa investime, është stadiumi, është lungofiume dhe ky investim shumë i rëndësishëm”, tha Balla.

Ndërsa ministri i Finacave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj tha se investimi ia ka arritur qëllimit për t’u shërbyer fëmijëve dhe të rinjve.

Ndërsa kryetari i Bashkisë, Kastriot Gurra në fjalën e tij tha: “Këtu çdo ditë vijnë 150-200 fëmijë dhe amortizimi e kishte nxjerrë këtë objekt jashtë funksionit. Ky investimi është i jashtëzakonshëm dhe nga ana tjetër kemi për herë të parë në Librazhd një kënd të mirëfilltë sportive”, tha Kastriot Gurra.

Qendra Kulturore e Fëmijëve në Librazhd frekuentohet nga 150-200 fëmijë, nga mosha 6 deri në 15 vjeç. Bashkia e Librazhdit synon që pas rikonstruksionit dhe ndërtimit të të parit kënd sportiv, frekuentimi të trefishohet.

o.j/Dita

 

January 31, 2018 20:50
Komento

1 Koment

  1. Drejtesia do te behet,duan apo nuke duan mijte e kenateve dhe avoketerit e ligesise. February 1, 07:11

    Cudia e bandes roze,investimin italian,ata e lyene me ngjyren e kuqe,ngjyre e partise meme,pra komunizmit fasaden e kesaje qendre kulturore,Po ajo qender kulturore nuke eshte punishte kasapesh ku theren derra e dosa c’do dite,por qender kuturore per te gjithe librazhdasit, more dobicer te palles komunist Turp, marri dhe abuzim nga fuqia e pushteteve qe kerkon ndeshkim.Ne kete konteks lind pyetja po ata qe mendojne ndryshe nga PS-ja,pra nga komunistet e konvertuar ne nje djalle e gjysem,ke do te kene qender kulturore?????????????Marria e bijve te eterve te diktatures komuniste nuke ka te ndalur,por harrojne keto dobicer te palles komuniste se dardha e ka bishtin prapa,dhe vjen minuti qe nga trasta peme e kalbur jasht do t’hidhet ,duan apo nuke duan ballavicet e ramavicet dhe micet e cicet.Ata te marre sebashkue do te kene shume shpejt nje fund te turpshem e pa kthim.Besoni dhe protestoni ndaj ketyre dukurive te perdala te palopolitikes nga fuqia e ndyre e pushteteve e nostaligjike te diktatures komuniste.Po vjen minuti kure pjellave e mostrave te diktatures komuniste e djeshmja dhe e sotmja do t’u mbetet nje ender o pjella te ligesise se politikave te dites,dhe e nesermja ne nje fund te turpshem dhe pa kthim ne bangen e akuzes si bashkeudhetare me boten e krim-korrupsionit-mafjozo-imoralo-politik ne dite e vite deri me sot.Besoni.TIK-TAK-TIK-TAK-TIK-TAK,koha hecen ate nuke ka ngjyre te kuqe apo “blu” qe ta ndaloje,se kohen e ka bekuar Zoti.Besoni o bije bushtrash njehere te vetme ne jete qe Zoti t’u meshiroje.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*