Librazhd, shkulin transformatorin e energjisë, e shesin për skrap

April 22, 2014 08:57

Librazhd, shkulin transformatorin e energjisë, e shesin për skrap

Tre persona të dyshuar u ndaluan nga policia vendore pasi akuzohen se kanë shkulur transformatorin e fshatit Karkavec dhe më pas e kanë shitur për skrap në Durrës. Në pranga ranë Bujar Abllanica, 58 vjeç, Ervis Menkollari, 30 vjeç dhe Ermal Qesolli, 32 vjeç, të tre banues në Shkozet. Ngjarja ka ndodhur më 12 prill në Librazhd, kur në bashkëpunim kanë vjedhur bobinat e transformatorit, duke i shitur. Si provë materiale iu gjetën mjeti tip “Fiat”, me targa AA591HU, leva, 4 pinca, 1 thikë, 1 sharrë hekuri, kaçavida dhe çelësa.

April 22, 2014 08:57
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*