Librazhdi i jep politikës leksione demokracie: Çota i dorëzon detyrën Gurrës së PS-së

July 27, 2015 16:15

Librazhdi i jep politikës leksione demokracie: Çota i dorëzon detyrën Gurrës së PS-së

Kryetari i ri i bashkisë së Librazhdit, Kastriot Gurra bëri betimin ditën e sotme gjatë një aktiviteti për konstituimin e Këshillit Bashkiak të kësaj bashkie.

Kryetari në detyrë Shefki Çota ardhur nga radhët e Partisë Demokratike i ka dorëzuar detyrën kryetarit të ri të Bashkisë së Librazhdit, ardhur nga radhët e Partisë Socialiste, Kastriot Gurrës. Në këtë mënyrë, qyteti i Librazhdit tregoi edhe njëherë qytetarinë dhe kulturën.

I pranishëm në këtë aktivitet ishte edhe deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla. Në fjalën e tij, Balla  pasi i uroi suksese të gjithë anëtarëve të Këshillit të Bashkisë Librazhd u shpreh:

“Kryetari i ri i Bashkisë, Kastriot Gurra po merr një detyrë të vështirë dhe unë jam shumë i sigurtë se ai do të punojë në partneritet me Këshillin dhe qytetarët. Gjithashtu dua të falënderoj z. Shefki Çota që bëri këtë dorëzim model të detyrës, duke dëshmuar se Librazhdi ka një popull  qytetar, i cili përmes të zgjedhurve të vet dha edhe sot një leksion demokracie”.

July 27, 2015 16:15
Komento

9 Komente

  1. Zogu July 27, 16:33

    Me sa duket e paska mbyll perpara Taulanti me ke Coten per tja fut PDse. Ca behet keshtu more, ushiten te gjithe trimat e Saliut……..!,hahahahahahahaha

    Reply to this comment
  2. Preng Pjetri July 27, 16:36

    Vertyt qytetarie. Zoti Coba eshte vertet nje demokrat. Dhe jo nje PDist.

    Reply to this comment
  3. metlaj July 28, 06:09

    GJITHMONe e mira vjen nga shtresa e mesme qofte ekonmike dhe politike kete e tregon edhe kjo sjellje e perfaqesuesin e PD ne librazhe i cili veten e quan i zgjedhur legjitim me voten e paster dhe u qendroj large trubullimeve qe rekomandojne te medhenjte partiak Mire kjo por a jemi neve ne gjendje dhe jepet mundesia tezgjedhim ne gjitha rangjet tona politke perfaqesues me intregitet per kete duhet te heqim dore nga ekstremet partiake dhe te formojme bindjen qe te zgjedhim ne drejtimin e partive politikenjerzit me ideale dhe botkuptim dhe hiqen listat slistat e kryetareve dhe kupolles se tyre kjo deri ne mos vajtjen ne votime totale te simpatizanteve dhe antareve te partise kur shohin se kanditati eshte perzgjedhur ne rruge te drejte po keshtu pse eshte e nevojsheme te vendset rradha e kanditateve dhe mos te lihet te zgjidhet me i votuari dhe keshtu ai eshte me ilire e veprimet e tij si dhehiqet e drejta e kanditatit perte ndryshuar parti ne keto zona te behet rivotim duke dhene mendimet e mija jashte interesit personal dhe partiak dua te luftojme permodernizimin e shoqeris dhe partive politike se eshte shoqeria qe duhet te nenshtroj politiken dhe jo e kunderta

    Reply to this comment
  4. metlaj July 28, 06:16

    me falni per gabimin qe derisakenditati te zgjidhe ne rruge tedrejte dhe zvendesohetshprehja kanditatieshte zgjedhure ne rruge te padrejte

    Reply to this comment
  5. Dita July 28, 14:25

    Dorëzime në koh krize.,ësht budalla. E ka lën fushatën pas dore

    Reply to this comment
  6. arif September 6, 20:34

    Eshte per te ardhur keq te lexosh disa komente qe behen ketu.Pse ore zoterinj karrikja eshte e levizshme dhe e qytetareve jo e individeve te vecante.Ne duam njerez te qyteteruar jo zagare qe lehin per partite kush te shaje me shume njeri-tjetrin.Zoti Cota ka menaxhuar qytetin gjithmone ne te mire te qytetareve Librazhdas dhe jo duke u udhehequr nga flamunj partiak apo inate personale.Turp te kene njerezit qe jane akoma me mentalitet qe po te jesh nga partia e kundert jeni armiq.Jo more jo.Duhet bashkepunim mes dy paleve qe te zhvillohet ky vend.Pastaj vullneti i popullit do respektohet.E votuan ne rregull i dorezohet detyra te vjen mire apo jo.Obama e beri Sekretare te pergjithshmne Hilari Clinton edhe pse e kishte kundershtare,e ftoi ne bashkepunim per te miren e vendit.Popullit i pelqen te beje sehir kur politikanet hahen si qente dhe harron se e ha sovrani ne fund.Nuk te ben me pak demokrat nese ke sjellje qytetare dhe e tregon kulturen kur duhet.

    Reply to this comment
  7. altin September 6, 20:51

    Politika dhe politikanët shqiptarë duhet te marrin shembull dhe tu behet një leksion mjaft i vlefshëm konstituimi i ish-kryetarit Shefki Çota, me një gjest qytetarie i ka dorëzuar detyren kundershtarit politik.POR mesa shoh duhet te marrin leksione dhe disa qytetare qe jane mesuar me politiken e sharjeve dhe ofendimeve me liber shtepie, e u thone bravo politikaneve.Kryetari i Bashkise zgjidhet nga populli dhe e ka per detyre ti pergjigjet atij e te respektoje vendimet e tij.Respekte per kete burre ne kuptimin e plote te fjales se vetem burrat dine te pranojne fitoren e 2011 me modesti dhe duke e shpreblyer me pune per qytetin dhe humbjen e 2015 me ballin lart dhe duke e pare ne sy kundershtarin.

    Reply to this comment
  8. ANA September 6, 20:58

    Bravo Z.Cota,beri histori me fitoren e 2011 duke u dhene nje mesim te mire atyre qe e mendonin se ne Librazhd fitonin vetem te majtet dhe na jep nje shembull per te gjithe me qytetarine e treguar.Ja c’do te thote nje demokrat i vertete.Te besh te flitet per ikjen dhe gjestin e tij e jo per marrjen e bashkise nga ky tjetri.
    JEHONE DHE LAJM beri menyra jote e te vepruarit sesa fitorja e ketij tjetrit.HALLALL

    Reply to this comment
  9. ble-ta March 20, 11:32

    Po si nuk u vjen turp qe propagandoni? Perse nuk vepron ne te njejtem menyre kryetari i PS, ME NDER TE BEJE ZGJEDHJE DHE TE RRIJE OSE TE IKI ME NDER.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*