Librazhdin ua “shitën” si Itali, kapen 6 klandestinë

Redaksia Online August 20, 2013 13:07

Librazhdin ua “shitën” si Itali, kapen 6 klandestinë

Aventuara për një jetë më të mirë e 6 klandestinëve pakistanezë, ka përfunduar keq, pasi kanë mbërritur në Shqipëri dhe jo në destinacionin e ëndërruar, Italinë.

6 klandestinët të cilët ishin nisur me një kamion me targa turke nga Selaniku drejt Italisë, janë kapur nga policia shqiptare në qytetin e Librazhdit.

Burime policore bëjnë me dije, se drejtuesit e mjetit pasi i kanë ndaluar në Librazhd dhe i kanë marrë 200 euro për person i kanë thënë se janë në Italinë ndaj duhet te zbresin.

Drejtuesit e mjetit janë larguar menjëherë, ndërkohë ë pas kapjes së klandestinëve policia po zbulon për kapjen e transportuesve të klandestinëve.

Redaksia Online August 20, 2013 13:07
Komento

2 Komente

  1. vlora kanina August 20, 13:31

    hahaha, kinezet i conin ne Shengjin e u thoshin hidhuni ne uje shpejt se mbritet ne Itali e ata fap e ne duart e policise ….

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*