Libri i gazetarit: Shqipëria tentoi hapje me Perëndimin që në 1957?

November 11, 2017 15:33

Libri i gazetarit: Shqipëria tentoi hapje me Perëndimin që në 1957?

 

Në një libër të Herrison Sallsbërit (Harrison Salisbury), njërit prej gazetarëve më të njohur  amerikan të shekullit XX, të titulluar “A Time of Change” – (Një kohë ndryshimesh), të botuar në Nju Jork më 1988, flitet për një takim të këtij gazetari me Mehmet Shehun në Tiranë në gusht të vitit 1957.

Pasi përshkruan peripecitë në Beograd për marrjen e një vize për të udhëtuar në Tiranë, Sallsbëri hedh me detaje ato që ka parë e dëgjuar në Tiranën e gushtit 1957.

Atëherë kishte vetëm dy fluturime për në Tiranë, të mërkurave dhe të premteve.

Sallsbëri tregon: 

Shqipëria nuk ishte në luftë vetëm me fqinjët e saj. Sikurse më garantoi Petrit Aliu, djaloshi me flokë të zinj dhe sytë bojëkafe që më shërbente si udhërrëfyes dhe përkthyes, kryesorja ishte CIA që përpiqej të rikthente në fron Mbretin Zog.  Unë shpreha habinë që Mbreti Zog ishte ende gjallë. I vetmi kuriozitet që ishte përhapur në Shtetet e Bashkuara për Zogun kishte ndodhur në vitet ’30 kur një gazetë tabloide raportonte se ai tymoste 300 cigare në ditë.

Petriti u xhindos. Unë e kisha ofenduar atë duke mos e marrë seriozisht kërcënimin e sig­urisë kombëtare të Shqipërisë. Ai ishte i sigurt se Shtetet e Bashkuara i kushtonin shumë kohë dhe financime çështjes shqiptare.  Unë e kundërshtova duke i thënë se shumica e amerikanëve nuk duan t’ia dinë se ku bie Shqipëria. “E gjithë kjo është qe­sharake”, i thashë. 

Në të vërtetë, kjo nuk ishte dhe aq qesharake, Sikurse do ta merrja vesh më vonë. Shqipëria në vitin 1948 ishte vënë në shënjestrën e komplo­tit të parë të madh të CIA-s për të përmbysur qeverinë komuniste të saj.  Ne, amerikanët, ishim ndihmuar për këtë nga britanikët dhe në përfun­dim ajo rezultoi në një katastrofë.

Më vonë edhe rusët u përpoqën të bënin të njëjtën gjë. Ata bënë për vete një grup ushtarakësh kryesisht të mari­nës, por dështuan po aq keq sa dhe CIA. Pas kësaj Hoxha dhe Shehu ndërprenë të gjitha lidhjet me vendet e tjera, me përjashtim të Italisë dhe Kinës komuniste.

Pasi e interviston kryeministrin e Shqipërisë, Sallsbëry kthehet në Amerikë.

Ai shkruan: “Pavarësisht nga kritikat e tij ndaj politikës së Shteteve të Bashkuara, z. Shehu nuk e mbajti të fshehtë bindjen e tij se ai do të preferonte më mirë të jetonte në paqe me Shtetet e Bashkuara. Në fakt, ai nuk mendonte se mund të kishte alternativë tjetër”.

Të mos harrojmë: Jemi në vitin 1957. Kishin filluar krisjet e para me rusët.

Shqipëria ishte në udhëkryq. Kjo mund të merret lehtësisht me mend nga propozimi i beftë që Mehmet Shehu i bën gazetarit amerikan:

“Kryeministri Mehmet Shehu insiston se Sh­qipëria do që t‘i normalizojë marrëdhëniet me Perëndimin. Ka arsye të mjaftueshme për të besuar që Moska nuk do ta lejonte këtë normalizim, por të paktën ky është një hap para dhe një ndryshim i madh nga situata e dy viteve më parë”, thotë Salls­bëri.

Shqipëria të hapej drejt Perëndimit? Mehmet Shehu, natyrisht me dijeninë e plotë të Enverit, ia thotë këtë thuajse hapur gazetarit të famshëm të Nju Jork Tajmsit. Por në Departamentin e Shtetit, sikurse thotë Lucas-i, nuk donin të merreshin me këtë kërkesë të Tiranës.

b.m. / dita

*****

Foto shoqëruese: Pogradec 1956, foto nga koleksioni i Wilfried Fiedler

November 11, 2017 15:33
Komento

25 Komente

  1. Epo kjo pune! November 11, 15:43

    urdhero…. cfare te bente Enveri pastaj, per fat te keq lobonte greku ne Amerike dhe ajo na shihte me syzet e serbit dhe grekut qe nuk u qante shpirti se ishim komunista por se donin te na gllaberonin dhe ta conin 1913 deri ne fund. Nese CIA behet me UDB cfare te bente Enveri, te ulte kurrizin…. prandaj perendimi, ishte dhe mbeti kurve se akoma nuk ben ndjese per 1913, te pakten SHBA e Anglia tani po na ndihmojne po te tjeret dhe lindja aha, jane akoma me sahatin e 1913

    Reply to this comment
    • . November 11, 16:58

      sigurisht qe izolimi ka qene i imponuar
      Nuk eshte bere fjale ndonjehere per demokraci e liberalizim te amerikes ndaj lindjes.
      E kunderta ka ndodhur: Amerika ka bere presion qe Lindja te leshonte pe’.

      “Tear down that wall” tha Reagan. Por muri ishte i tyre, mur i Reagan e M. Thaetcher.

      Reply to this comment
  2. intelektuali November 11, 16:17

    SHBA DHE PERENDIMI ASNJEHERE NUK DO TE PRANONIN SHQYPNINE ME ENVERIN DHE XHELATET E TIJ

    Ne 1957 u zhvillua Konferenca e Tiranes qe kryesohej nga Fiqerete Shehu dhe Beqir Balluku ku konuistet e vjeter tentuan te flakin nga Partia Enver Hoxhen ne vijim te reformave te Hrushcovit ne vendet e tjera te Kampit Socialist. Plani i BOSIT te BRSS ishte qe Enveri te zevendesohej nga Liri Belishova si me e pergatitur dhe me besnike ndaj interesave sovjetike ne Ballkan. Dhe te gjitha atehere thonin se Enveri me Nexhmijen i kishin ditet te numeruara duke mesuar edhe nga nje lajm me pare se Enveri kishte kerkuar strehim politike ne France me gjithe familjen e tij i frikesuar nga kercenimet e Hurshcovit ne Tirane kur i tha ne sy:

    KUR TE VIJE NE TIRANE HERE TJETER TA KESH REGULLUAR KETE PUNE

    Por sapo spiuni i tij Haki Toska e njoftoi Enverin qe po pushonte ne Vlore me telegraf se punimet e Konferences ne Tirane:

    PUNET PO ECIN KEQ

    Everi e la familjen ne vilen e tij ne Ujin e Ftohte ne Vlore dhe udhetoi tere naten per te mberritur ne mengjes ne Konference ku sulmoi Injac Mazin me fjalet:

    TI PSE KISHE HYPUR DJE NATEN NE VETUREN E AMBASADES JUGOSLLAVE?

    Nuk ka nevoje te zgjatemi si perfundoi Konferenca e pare liberale e Partise Komuniste qe zhvillohej ne nje fryme mjaft demokratike per kohen staliniste qe kishte perjetuar Shqypnia, per masakren qe Enveri i beri kundershtareve te tij ka folur mjaft historia, por ketu ka mbetur nje enigme e pasqaruar:

    PSE MEHMETI MBESHTETI ENVERIN QE PO BINTE KOKEPOSHTE NGA PUSHTETI NE VITIN 1957?

    Mehmet Shehu jo vetem qe mbeshteti Enverin e sikletosur nga Hrushcovi, por perkundrazi e rrethoi me ushtri sallen e Konferences dhe kur hyri brenda e quajti KURVE gruan e tij Fiqerete Shehu dhe i tha QORR Beqir Ballukut ne nje kohe qe arrestonte delegatet nje nga nje qe ne sallen e Konferences.

    Ka shume aludime per kete veprim te cuditshem te Mehmetit qe pas burgosjes se Enverit mund te hypte vete ne majen e pushtetit dhe nje nga keto eshte se ne vesh i kishte fryre CIA amerikane me “gazetaret” qe vizitonin Shqypnine papushim qe nga koha kur Kim Philby i tradhetoi ne misionet e tue antikomuniste duke ja shitur patriotet shqyptare Moskes dhe Enverit per dy aspra.

    CILI ISHTE INTERESI AMERIKAN PER SHQYPNINE ATE KOHE?

    Kur sikurse e thote edhe autori amerikanet i quanin shqyptaret si nje fis prej Afrike Zulu, ashtu sic e dinte edhe Presidenti amerikan Bush Junjori qe kur i thane se ishte organizuar nje vizite zyrtare per ne vendinin tone pyeti:

    NE CILIN KONTINENT TE BOTES GJENDET KJO SHQYPNIA?

    Atehere pse amerikanet i kishin fryre ne vesh Mehmetit qe te mbeshteste Enverin, te cilit i kishte hyre frika ne bark nga Hrushcovi dhe kishte kerkuar vize franceze ne vitin 1956?

    KJO KA MBETUR PA PERGJIGJE DERI TANI.

    Koha vertetoi se Mehmeti nuk dinte t’i bente hesapet dhe se mbeti nje fshatar dru me pre nga Mallakastra.

    Reply to this comment