Libri i Michelle Obama, rekord shitjesh në 15 ditë

December 1, 2018 13:03

Libri i Michelle Obama, rekord shitjesh në 15 ditë

Becoming” i ish-Zonjës së Parë, Michelle Obama është bërë libri më i shitur i nxjerrë këtë vit në SHBA vetëm 15 ditë pas botimit.

Janë shitur më shumë se 2 milionë kopje në SHBA dhe Kanada.

Shifrat e shitjeve u njoftuan nga Penguin Random House të premten.

Shtëpia Botuese tha se libri është gjithashtu një bestseller në shumë vende të tjera, duke përfshirë Australinë, Mbretërinë e Bashkuar, Francën, Gjermaninë, Korenë dhe Afrikën e Jugut.

Libri është një dritare në jetën personale të çiftit Obama para, gjatë dhe pas qëndrimit së tyre në Shtëpinë e Bardhë, si Zonja e Parë afrikano-amerikane dhe presidenti i parë me ngjyrë në Amerikë, Barack Obama.

Në libër, ajo rrëfen për vështirësitë në martesën e saj me Barack, duke zbuluar se çifti ka pësuar një abort dhe më vonë përdori fertilizimin in vitro (IVF) për të ngjizur dy fëmijët, Malia dhe Sasha.

 

o.j/dita

December 1, 2018 13:03
Komento

1 Koment

  1. vari caret December 1, 14:48

    Pa pasur asnje haber per te shkruajtur, u be shkrimtare e “madhe” Obama-lesha.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*