Libri i një ish-ministri dhe këlyshët që shkojnë pas kockës

September 18, 2016 11:33

Libri i një ish-ministri dhe këlyshët që shkojnë pas kockës

 

Nga Bedri Islami

Ka shumë vite që e njoh Blerim Çelën, e po ashtu, ka shumë vite që nuk e kam takuar. E kam njohur në monizëm, kur ai ishte shefi i financave të të gjithë Hidrocentralit të Komanit, pra njëra ndër figurat më përgjithësuese të atjejshme, krahas Besnik Bekteshit, që sapo ishte zgjedhur në Byronë Politike dhe drejtorit të pashoq, Ismail Ahmetit, emri i të cilit është në të tre hidrocentralet e Drinit.

E jo pak herë me Blerim Çelën, kemi qëndruar së bashku edhe në ditët e para të pluralizmit, dhe, në drekën e fundit që kaluam sëbashku, të ftuar nga një mik i përbashkët, naivisht, kisha menduar se këto “liderët” e rinj të shtetit që donin të ndërtonin, ndoshta edhe duheshin besuar. Përballë Turizmit, ku po drekonim, qëndronte Përmendorja e “5 Heronjve të Vigut”, dhe pasi kisha dëgjuar liderin e tyre, që magjishëm ishte rishfaqur antikomunist duke rehabilituar kriminelët e luftës, i thashë Blerimit se, në shkofshin me këto mend, një ditë, do i hiqnin edhe heronjtë nga mesi i qytetit. “Kurrë”, tha Blerimi, “kurrë e kurrës”.

Pastaj ai u bë kryetar i Kontrollit të Lartë të Shtetit, njeri i rëndësishëm, shkopi, ose më saktë, dajaku që do të godiste abuzimet financiare të Bllokut e të bllokistëve. U takuam në shkallët e zyrave ku kishte qenë dikur shkolla e Partisë; unë shkoja tek një mik vetjak, ai po ulej. Rëndë – rëndë, udhëheqës i madh i shtetit. Fillimisht bëri sikur nuk më pa. Isha “armiku”. I thashë se “përse nuk flet”, u përgjigj nëpër dhëmbë dhe shkoi.

Nuk e kam parë më. Dëgjova për një libër të tij, ku, mes të tjerave, akuzon edhe idhullin e tij të dikurshëm, Berishën, dhe metodat e tij abuzive me pushtetin dhe me partinë. Nuk kisha asnjë interes për ta lexuar dhe nuk do e lexoj, edhe sikur të mos mbetet asnjë libër në këtë botë.

Përse?

Shembullin e njohjes sime me Blerim Çelën nuk e solla rastësisht. Edhe mos leximin e librit , nuk e solla rastësisht. Por, intervistën e lexova. I thashë vetes, “gjithë këto vite, ai do të ketë ndryshuar tashmë, aq më shumë se, duke qenë brenda zullumeve që kanë bërë, do të jetë mbushur mend”.

Disa njerëz nuk mbushen mend kurrë. Vazhdojnë të qëndrojnë gjithnjë ashtu si e kanë brumosur karakterin e tyre, të gatshëm për të shërbyer në skakierën e dytë, gjithnjë me dëshirën për të qenë në radhën e parë. Nga radha e dytë shohin vetëm ato momente ku prania e tyre mund të ishte më e dukshme dhe mërziten nga heshtja ndaj tyre.

Një njeri me mend, pas kaq vitesh, kur, për më shumë ka qenë në brendësinë e gjërave, e ka kohën t’i thërrasë mendjes. Blerim Çela ende e quan revoltën gjithë popullore të marsit të vitit 1997 si një revolucion i kuq, e organizuar nga komunistët. Këto të fundit, në ato vite, ose ishin strukur, ose ishin kthyer në demokratë, çka ishin më të shumtët, ose ia kishin filluar tregtisë. Viti 1997, nëse ai e ka harruar, filloi me përplasjen masive të të vjedhurve kundrejt vjedhësve. Vjedhësit e mëdhenj ishin në qeveri, ato që kishin humbur pasurinë e tyre ishin tek turmat. Në qeveri ishte edhe vetë Blerim Çela, pjesë e rëndësishme e saj, anëtar i kryesisë së PD-së, i besuar i Rajersonit, këto të besuarit e Rajersonit po na dalin me “kleçka”, ministër i kontrollit të shtetit, i pasionuar pas Berishës, zyrtar i lartë, financier dekadash dhe nuk e di të vërtetën se kur të humbet pasuria, të humbet edhe shpirti. Ndoshta e ka harruar se në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së, ku të gjithë po pritnin Berishën gjithë ankth, ky i fundit hyri, rrudhi buzët e ngriti vetullat e tha vetëm, “të armatosen militantët”. Blerimi sikur harron se, pas këtij urdhëri presidencial, u përgatitën skuadronet e ndëshkimit, të cilët, ashtu vjedhurisht hynin në qytete dhe, si bandat e Tafë Kaziut, kërkonin të dërmonin një popull që ishte në të drejtën e tij.

Në 21 janar, në se i kujtohet, në Bulevardin kryesor të Tiranës, janë vrarë katër demonstrues, me duar në xhepa, larg gardhit rrethues të qeverisë. Asnjëri nuk hyri as në oborrin e kryeministrisë, nuk gjuajti me armë, nuk theu xhamat. E përsëri, edhe sot e kësaj dite, lideri “historik” i Blerimit e cilëson grusht shteti. Ai shkoi edhe më tej se kaq: përgatiti që më parë të gjithë skenarin e vrasjeve, deri tek mjekët që do të deklaronin vrasjet “ nga afër”, deri tek një “specialist” që do të dëshmonte se plumbi bëri rikoshetë, megjithëse nuk kishte asnjë pemë në rrezen e armës. Lideri i dikurshëm i Blerimit, por nga intervista e tij është edhe sot lideri i shpirtit të tij, përsëri shkoi më tej: ai kërcënoi jo vetëm liderin e opozitës me vrasje të deklaruar, por edhe demonstruesit, duke thënë se do të vrasë edhe 300 të tjerë.

Shtatori i vitit 1998 kishte pamje tjetër. U dhanë edhe këto ditë në disa media. Armë që qëllonin drejt godinës qeveritare, njerëz mbi tanke, arkivoli i Hajdarit duke u përdorur si “deshët e luftës” kundër kështjellave, kallashnikovë që bënin kërdinë, grabitjet e dyqaneve nuk futen këtu, sepse ishte e zakonshme, e në fund, një farë Spahiu i legalistëve që u bë zëvendësministër nën republikanët, pasi pushtuan RTSH deklaroi se qeveria ra, pushteti është i yni.

Atë grusht shteti strukturat e UÇK-së e paralajmëruan disa ditë më parë, jo vetëm gojarisht, por edhe me shkrim, duke dërguar gjithë skenarin që po përgatitej, deri edhe tek alibia, që do të ishte e njëjtë me vrasjen e Avni Rustemit dhe marshimin drejt Tiranës. Strukturat e UÇK-së, që asaj nate, e cilësuan grusht shteti. Xhavit Haliti në emër të Shtabit të Përgjithshëm dhe Bedri Islami si drejtues i Lëvizjes Popullore të Kosovës, organizatës që kishte themeluar dhe drejtuar luftën çlirimtare, e bënë këtë sepse ishte vërtet një grusht shteti, me mitingashë që prisnin, me dezertorë nga Kosova të veshur nën petkun e UÇK-së, të cilëve u hapi rrugë qeveria e Malit të Zi, me njerëz të armatosur dhe, në fund, me kthimin e selisë së PD-së në një depo armatimi dhe vendstrehimi për mitingashët e armatosur. Kjo e fundit u përsërit edhe më 21 janar, kur gardistët e egërsuar mbaheshin në bodrumin e qeverisë, deri sa të instruktoheshin. Në shtatorin e vitit 1998 grushti i shtetit dështoi se jo nuk u sulmua presidenca, por sepse reagimi perëndimor dhe strukturat me të cilat ishte i lidhur Berisha bënë ultimatumin dhe i dhanë mësimin e tërheqjes.

Shtatori i vitit 1998 nuk kishte të bënte edhe aq shumë me Shqipërinë londineze, ai kishte të bënte më shumë me luftën në Kosovë. Sepse, pas operacioneve të qershorit e të korrikut 1998 të forcave serbe kundër UÇK-së, kjo e fundit, po jepte shenjat e ripërtëritjes dhe të fuqizimit.

Se kujt i interesonte mposhtja e UÇK-së kjo është një temë që dihet. Është aq e njohur sa nuk ka asnjë vlerë të përsëritet.

Por të kthehem në fillim.

Përse e bëra këtë shënim?

Jo thjeshtë për Blerim Çelën. Ka kohë që nuk më intereson më. As shumë të tjerë pranë tij, të cilët, kur i larguan nga PD-ja, u bënë trima dhe demaskuan lisin ku kishin hipur, dhe, kur u hodhën ndonjë kockë pushteti, u bënë si këlyshët e vegjël që shkonin pas të zotit. Blerimi nuk hyn në këto të fundit.

Ai bën pjesë tek ata që shfryjnë zemërimin e tyre kur nuk përfillen, ndërsa kur gjykohet koha e tyre në pushtet, ata mbeten përsëri të pandryshueshëm, pasi e njësojnë veten me kohën.

Ishte një kohë e prapshtë, më e keqja pas pluralizmit, dhe ata që ishin pjesë e saj, pa i hequr të drejtën e ndryshimit, do të ishte më mirë të heshtnin.

Koha e tyre ka shkuar, aq më shumë kur nuk sjellin asgjë të vyer dhe , nga dega ku i kanë hipur, kërcejnë në degë të tjera, të cilat, për fatin e tyre të keq, nuk kanë më kokrra.

September 18, 2016 11:33
Komento

21 Komente

  1. TJ September 18, 11:54

    A ja vlen me Z.Islami te thuhen e shkruhun bemat kriminale te Berishes dhe PD?! Duhen qe fakte te cohen ne Byrone e Hetimit qe pritet te ngrihet! Dhe shkruani ne Gazeten Dita, por edhe te tjera gazeta qe te detyroni kete BH te marre Berishen dhe Co. ne hetuesi dhe t’i nxjerin ne gjyq!

    Reply to this comment
  2. kris 1 September 18, 12:07

    Na harxhove kohen duke bere portretin e nje langoi qe eshte ushqyer gjithe jeten duke shfrytezuar kazanet e plehrave.Ai nuk ndahet dot nga plehrat se ndryshe ngordh.

    Reply to this comment
  3. Falenderuesi September 18, 12:12

    Trajtimi i temes ne pergjithesi nga autori dhe i rastit konkret “B. Çela” eshte bere me nje objektivitet te admirueshem. Fenomeni i karrierave politike te figurave te tanishme te PD zbardhet teresisht, por pa e tjerrur gjate, do te thoja se edhe une jam nga brezi i asaj rinie qe nxori gjimnazi “Sami Frasheri”, kur nen diktaturen me te ashper enderonim pak perendim, hapje. Ka nje numer te konsiderueshem shokesh te gjimnazit qe jane mpleksur me politiken, fillimisht me pozitivitet, e pastaj perfunduan te behen langonjte e S. Berishes. Kam parasysh ketu Arben Imamin, Genc Rulin por nuk mbetet pas edhe ky Blerimi.
    Por Blerimi me ka bere nje nder mjaft te madh, qe ai nuk e di, por eshte nga ato qe nuk shperblehen. Kur ai ngriti dy gishtat si revizori kryesor i ministrise se ndertimit, ne fabriken e tullave te Durresit, beri qe te marr vendimin e te ardhmes se jetes time. U largova perfundimisht nga Shqiperia (kete nuk e them pa dhimbje), por nuk u bera pishman. Atehere kuptova se ku do te katandisej Shqiperia dhe parandjenjat nuk me paskan tradhetuar. Paskam marre nje vendim te drejte dhe sot jetoj i qete ne nje vend te Europes. Spaske ndryshuar Blerim dhe te falemnderit per ate qe ngrite gishtat ne Durres!

    Reply to this comment
  4. Morali September 18, 13:06

    Blerim Çela?!
    Hëm…
    Eshte ai personazhi i kockaave berishiane.
    Nuk me kujtohet se çfare detyra ka patur ne fabriken e vaj-sapunit ne Rrogozhine, fundi i ‘viteve gjashtedhjete dhe fillimi i viteve shtatedhjete, a drejtor a shef plani, kur detyroi bashkeshorten e tij te re te vetehelmohej, (nje vajze nga Peqini ne mos gaboj), sepse ky “bukurosh” fytyre brumbull, donte te merrej me dashnoret, apo gjithfare lloj kurvash per hallin e bukes. Ky eshte nje pleh i komunizmit si gjithe “udheheqesit” e PD-es te fillim viteve ’90 dhe ata qe pasuan me pas.
    Libri i tij nuk bene as per te fshire menderen.

    Reply to this comment
  5. vasili September 18, 14:03

    Lloji i blerimeve ,me tru fare te pableruar dhe djerre,lejojne me kenaqesi ne to te mbjellin lloji i saliut dhe metes,cfardo lloj fare helmuese,per kete vend,boll qe ti lejojne te zgjasin duart drejt karriges dhe paras,ti zoterojne dhe pervehtesojne ato.
    Pyetja e madhe eshte qe si ka mundesi qe keto vemje dhe mbas nje cerek shekulli,vazhdojne ta sundojne dhe ta denatyrojne kete vend dhe kete popull.

    Reply to this comment
  6. MeteH September 18, 14:21

    Kerma ndjek kermen.Ky eshte mesimi qe nxjerrim nga shkrimi i Z.B.Islami,analistit Nr.1 te DITES.E njoh nga shkrimet e tij te vyera qe tregon te vertetat qe kane ndodhur,po ndodhin dhe do te ndodhin ne kete vent nese Berishizmi nuk zhduket.Dr.Mortja (siç yhot I.Haxhia) nuk ka qene i vetem ne marrezit e tij 25 vjeçare.Ka pasur dhe ka te tjere si ky Blerimi-godites i Tepelenes me avion e LHL me urdherin e SB.Ky tip kur ishte shef..ne nje emisjon TV kur po degjonte nje kritikuese-zonje,ngriti koken lart-prapa duke treguar gushen e dhjamur e ne te njejten kohe nje shenje mendjemadhesie te tepruar.Dhe zonja i tha ne tel.”…pse e ngre koken si kale..” Ai e uli e nuk u pa me ne TV e as sot.Si ky do perfundoi gjithe shpura Berishiste,ku DIBRA u tregoi vendin dhe gjithe shqiperia,ku edhe ne 2017 te njejten fat do psojne,pasi PD eshte nje bande se ciles i ka ardhur koha te ribehet nga e para me djem te rinje me fryme perendimore,por jo si Luli,SB,genjeshtarve,shpifsit qe me reformen ne drejtesi terbuane SHBA,BE,duke e dredhur me sebepe Salinjane.Ishte kjo nje nga arsyet qe votuesit Dibran u ngriti patkojt ketyre kuajve te ngordhur,te tjerat dihen.Nga E.L-Mallakaster

    Reply to this comment
  7. Goni September 18, 14:24

    Te lumte Zoti Islami,
    Asnje presje nuk do mundesha t’i ndryshoja analizes tuaj.
    Para do kohesh, diku (nje gazete) lexova fragmente te librit te Zotit Cela. Edhe pse mes rreshtave ndjeja natyren e pasinqerte te autorit (si te thuash autocensuren e tij gjate shprehjes se ndonje kritike per Berishen) perseri m’u duk njefare refleksioni. Le ta quajme me mire njefare fryme autokritike. Por intervista e tij (Celes) per ngjarjet e 14 Shtatorit te largon cdo dyshim per dicka te kesaj natyre. Nese do te kete ndonjehere lista te gjykimit te politikaneve qe punuan kunder demokracise ne Shqiperi gjate 26 viteve te fundit, Blerim Cela e meriton te jete ne listen e pare.
    Edhe njehere urime per shkrimin Zoti Bedri.
    Goni

    Reply to this comment
  8. Lori September 18, 14:41

    Problemi qe ngrini per nje nga figurat me te peshtira te PD(partise se dallkaukeve) eshte sa real aq edhe provokues!Mendoni per nje moment sikur tu nderonit rrolin ketyre vemjeve qe dje per nje popull te tere ishin njelloj si anetaret e byrose politike e mos me keq pasi e vodhen dhe e perdhunuan kete vend e popull ku as i huaji qe na kish pushtuar nuk kish guxuar deri ne kete mase!E perse e gjithe kjo sepse keta vemje me imunitet ambasadorial jane pjelle e asaj makine qe prodhoi terminalin Berishe e qe sot s’k bir nene e kurve qe ta çmontoje!Keto pjella te keqia gezojne sot te gjithe frytet e shkerdhatokracise qe mbollen “miqte” amerqiane” ne vitet 90 duke na sygjeruar se frutet do ti merrni me pas !E ja rezultati ,kriminelet ,hajdutet,vrasesit etiketohen “burra shteti” ,”yje ne ngjitje” e populli nje turme qe s’ia vlen ta analizoshe kur ndrejtohen nga kinezet e radhes!Kjo este fatkeqesi kombetare z.Islami e ky popull nuk ka nevoje per ti bere rezyme veprimtarise se Bleros por per te bere te pamunduren per nje sensibilizim mbarepopullor per te shkallmuar kete prostitucion e per te shkateruar kete kuplara qe na e kane ndertuar e serviin per te rruajtur ndere!E gjithe bota zien nga keta maskarenje ku per fat te keq sot gjenden ne tere globin te bere njesh per te rruajtur me çdo kusht statukuone qe gezojne si padrone te botes, e vetem ketu ne shqiperi ky kodosh populli duket sikur eshte me i lumturi ne bote sikur eshte modeli e dielli nga i cili marrin reze te gjithe vendet e tjera!Zgjoni e sensibilizoni popullin z.Islami,kjo eshte detyra imediate e Juaja e leren pastaj kete te dytin tia beje analizen Blerimeve e kelysheve qe jane majmur nga vjedhjet!

    Reply to this comment
  9. gjermani i fundit September 18, 15:45

    Keta aparatciket si Pleherim Cela i perdori maloku si qente sulmues. Por jo qen dokudo, se qente kane dinjitet, laro rrugesh. Te ishte burre Nano duhej ta plaste brenda pse Kontrolli i shtetit te ketij Plehrimit nuk kontrolloi gjendjen e kompanive rentiere duke e cuar vendin ne lufte civile. Ben edhe liber, pale, teater palacosh.

    Reply to this comment
    • bureto September 18, 18:55

      O gjerman! Nano ishte pjese e lojes dhe Blerimi nje nga ushtaret ne kete loje. Keta te vetquajtur ‘demokrate” dolen nga listat e hartuara nga Nano e Berisha ne zyren e Ramiz Alise.. Nano nuk mund te bente asgje, sepse perndryshe do te bente dhe Berisha ndaj te veteve, kjo ishte marreveshja e tyre qe ne Trisete ne marsin e vitit 199, ku problemi kryesor i tyre duhej te ishte rotacioni i pushtetit. Kur ia kishin me hile njëri-tjetrit kane bere ato qe dihen. Nano i kerkoi pushtetin Berishes mbas zgjedhjeve lokale te korrikut 1992 dhe Berisha i ngriti atij akuzen e vjedhjes. Aktakuza e prokurorise u mbeshtet ne ‘argumentat’ e Blerim Celes, jo pak, por nja kater faqe gazete ne “RD”.Dhe Nano, pas burgut dhe mbasiu u be kryeminister, jo vetem qe nuk kerkoi te hapej ceshtja e denimit te tij, por e vuajti ate dhe e perdori si alibi ‘persekutimi’, çka e hengri dhe elektorati i majte. Nano erdhi ne pushtet perseri, prokupacioni i tij kryesor ishte te merrte parate e burgut dhe kur Berisha e co i kerkuan koken ne vitin 1998, ku nga protagonistet kryesore ishte dhe B.Cela (kur coi dhe armet ne Tepelene) ia mbathi me roba katundaresh nga Martaneshi per ne Maqedoni. Perseri nuk u ndie, kur ’98 ishte nje veper penale e rende. Blerimi ishte nje nga te gjashtet e arrestuar per ate ngjarje, por ‘te majtet’ e Nanos i liruan.Pra Nano kishte te drejten e zotit që së paku ndaj Blerimit te ‘hakmerrej’ se i ra ne qafe kot. Sigurisht qe e beri me porosi ashtu sic beri dhe kur deklaroi ne parlament mbas ngjarjeve te ’97 se na rrezoi CIA. Kishte b… halabaku Blerim ta bente ate deklarate?! Pra si konkluzion zoti gjerman i fundit, problemet nuk kane qene dhe nuk jane kaq te thjeshta ashtu sic mund te duken ne pamje te pare. Kush e solli Berishen per here te dyte ne pushtet ne vitin 2005, mbas krimit te ’97,dhe ’98? Ketu duhen kerkuar rrenjet. Kete mbase e kish kuptuar dhe Nano, prandaj i tha vetes; Bë me mire ca para, gjej ndonje nuse te re dhe luaj kumar ne Lugano, se Saliut i ha munë. Edhe pse ky i fundit tallej me te se do ta bente President dhe ‘nusen’ zonjen e pare te Shqiperise!

      Reply to this comment
      • gjermani i fundit September 18, 21:01

        O bureto, te tere bejme nje marreveshje qe sistematikisht e prishim. Sidomos ne punet e pushtetit nuk ka asnjehere akord te qendrueshem, eshte zanat me te futur. Por ketij Blegerimes Nano duhej ti vinte hakut se ky i beri nje qerre me letra dhe burgu eshte gje e rende per poziten ku ishte Nano. Nese me thua se prapa malokut jane kongresmene e nje qerre sherbimesh rreth e rrotull, kjo s’e pengoi Meten qe ta shoqeronte ne polici dhe qe atehere Meta u be faktor i forte. Si duket ia mesoi piken e dobet.
        .

        Reply to this comment
      • Mission Impossible September 19, 20:44

        Se c’kishte kuptuar Nano pas humbjes se zgjedhjeve te 22 marsit 92, dhe se pse ai me pas u be pjese e komplotit per fuqizimin e berishjaneve ne dem te socialisteve, ate e ka shpjeguar me pak fjale Servet Pellumbi ne ditarin e tij te asaj kohe.

        Ashtu sic mundi dot Nano te perballej me Berishen pas vuajtjes se denimit dhe rrimarjes se pushtetit, po ashtu dhe pasardhesit e tij duke filluar qysh nga kryeministri provizor i qeverise se stabilitetit e deri tek kryetari aktual i socialisteve, nuk e kane patur kurre as mundesine dhe as takatin te gjunjezojne nje autokrat te dhunshem, gjakatar, i cili si i tille gezon padrejtesisht jo vetem imunitetin e perfaqesuesit te popullit, por edhe mbrojtje speciale pa limit.

        Reply to this comment
  10. demo September 18, 16:02

    Qeni mire me shoke shume.Berisha nuk ka qene vetem-thote nje ketu lart.Mblodhi gjithe plehrat e komunizmit,kelyshet e kapterrave te sigurimit dhe beri qeverine e pare demokratike,qeverine me te poshter qe ka njohur ky vend historikisht.

    Reply to this comment
  11. Hazalli September 18, 17:18

    O Blerim gjalle je mo?Me kujtohet kur erdhe ne Gusmar me xhakete lekure dhe na bere thirje te mobilizohemi duke na armatosur me helikopterin tend,por ne te treguam vendin se Gjirokastra ish e jona dhe e plehrave te veriut te plehres Sali qe mortja se ha se ka gjynahe per te lare per se gjalli……

    Reply to this comment
  12. info analitike September 18, 19:11

    Po pse habiteni kot kur dihet se stani enverist kete bulmet prodhoi. Nuk shkon qe nga nje ane te himnizoni ferrin enverist dhe nga ana tjeter te indinjoheni per produktet e tij. A nuk ishte Bedri Islami e shume te tjere nga ata qe duartrokitnin e vazhdojne te duartrokasin sukseset e diktatures! I bie qe o ishin hipokrite atehere ose jane hipokrite tani.

    Reply to this comment
    • Taj Vani September 20, 20:12

      Po mire more infolesher, gjithmone pas ushkurrit te diktatures do terhiqeni zvarre ju te persekutuarit e regjimit hoxhist, me ne krye ate perkthysin apo pertypsin e letrave higjenike?

      Kur s’ke c’te thuash asgje, me mire qepe dhe mos u ni hic – i thone nje llafi.

      Si ti, ashtu dhe ai tjetri, per ate “te thatin” ta kam llafin, ose mblidheni kaplloqen dhe mundohuni te kunder-argumentoni me fakte, nqs dispononi, ose perndryshe heshtni ose futini nga nje dore shah ke lulishtja e tajvanit te sekuestruar nga “te kuqte” e padishait rilindjot.

      Reply to this comment
  13. Bashkim September 18, 21:43

    Fisheku i ndryshkur i enverizmit nuk ka c’te leshoje vec gazra helmuese

    Reply to this comment
  14. ali orenja September 19, 11:52

    pika, heronjte e vigut. aman more ku i gjeni keto kreunde komunizmi. çfare heroizmi bene keta heronj? djali i sekretarit te pare te pukes, e ka ne palce indktrinimin. dihet çfare do thote edhe pa hapur goje fare.

    Reply to this comment
  15. Thjesht fare. September 19, 20:39

    Ja Blerimi,
    ja dhe ky timi!

    Reply to this comment
  16. Agimi September 20, 00:27

    Blerimi ,,nje kapadai , idiot , servile…U perdor dhe pastaj e hodhi partia si lecke.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*