“Liderë” që ecin mbrapsht

August 1, 2015 15:39

“Liderë” që ecin mbrapsht

Kohët e fundit në shtyp e në mediat elektronike, në fjalime, deklarata, intervista etj. përdoret fjala “lider”, si me thënë “bukë” e “ujë” mësuar që në gjirin e nënës. Në gjuhën shqipe kemi fjalët: udhëheqës, drejtues, prijës, prijtar, kryesues, kokës etj., dublete sinonimike e sinonime që janë përdorur në varësi të kohës e të vendit. Për shembull, në kohën e diktaturës (1945-1990) vetëm për Enver Hoxhën dhe për Byronë Politike përdorej fjala “udhëheqës”. Për nëpunësit e lartë të regjimit përdorej fjala “drejtues”. Fjalët e tjera si “prijës” kanë pasur konotacione historike ose letrare e vendore.

Si snob ose si papagall na ka mbirë në gojë dhe po përdorim (për të qenë gjoja modernë, europianë, bashkëkohës) fjalën “lider”. E kemi shqip mor zotni politikan, gazetar, analist, opinionist, leshist e deri te ju njerëzit e rëndomtë që ju intervistojnë nëpër rrugë TV-të e ndryshme.

Por kemi dhe një problem të vogël që na vë përpara realiteti ynë. “Liderët e demokracisë”, a mund të quhen udhëheqës kur në 25 vjet, pas dergjjes ose gjumit hipnotik 45-vjeçar, tash në sistemin formalisht demokratik ecim mbrapsht në shumë drejtime jetike dhe kemi mbetur vendi më i varfër në Europë e më gjerë? Si rrjedhim logjik duhet të quhen ndryshe. Por do të ishte tepër cinike e banale po t’i emërtosh “bythëheqës”. Gjuhëtarët le të gjejnë termin e duhur në shqip për “liderët” tanë.

 

Letër e nënshkruar

Sazan Goliku

August 1, 2015 15:39
Komento

1 Koment

  1. Pellumb Zaimi August 2, 20:47

    Bytheheqes eshte emri qe u shkon me shame z.Sazan ? Po o o r duro , do ta rregulloje Rama me redaktoret e Rilindjes se snobizmit !

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*