Liderët e BE-së diskutojnë për krizën e emigrantëve me Turqinë

March 17, 2016 09:41

Liderët e BE-së diskutojnë për krizën e emigrantëve me Turqinë

Gjatë këtyre dy ditëve, liderët e Bashkimit Evropian dhe të Turqisë do të takohen mes tyre me qëllim  finalizimin e marrëveshjes për ndaljen e fluksit të mijëra migrantëve nëpër Detin Egje në Greqi.

Plani për të cilin diskutohet sot dhe nesër nga liderët e Bashkimit Evropian, përfshinë edhe pajtueshmërinë për “këmbimin” të migrantëve, që ishte propozuar nga kryeministri i Turqisë, Ahmet Davutoglu, para 10 ditësh.

Me këtë plan parashihet që në Turqi të kthehen të gjithë migrantët që kanë arritur në ishujt e Greqisë nëpër Turqi, ndërsa BE-ja do të merrte më tepër refugjatë nga Turqia.

Kjo ide është “ndërprerje e biznesit të kontrabandistëve” dhe për tu ofruar një alternativë azilkërkuesve, që nuk do ta rrezikonte jetën e tyre, kanë thënë zyrtarët./H.M/ Dita

March 17, 2016 09:41
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*